Mediumet dje informuan se një person ka shtënë ndaj policisë dhe pastaj është arrestuar, mirëpo policia sot ka dalur me njoftim zyrtar për këtë rast, ku thuhet se policia ka shtënë dy herë në ajër e jo personi në fjalë. “Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:30 minuta në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin E.SH. 31 vjeç nga fshati Shishovë i Komunës së Sarajit, ndaj të cilit ka pasur urdhër-arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup”, ka njoftuar MOB. Personi në fjalë është vërejtur nga zyrtarët policorë, të cilit i kanë dhënë urdhër që të ndaloj. Megjithatë ai nuk ka zbatuar urdhrin, përkundrazi ka nxjerr revolen dhe e ka drejtuar drejt zyrtarëve policorë, të cilët i janë kundërpërgjigjur duke shkrepur dy plumba në ajër. Pas kësaj shumë shpejt personi në fjalë është kapur nga policia dhe është dërguar në stacion policorë në Bit Pazar, për procedure të mëtejme.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Mickoski në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane: Korridoret 8 dhe 10 janë avantazhi ynë strategjik!
- 102 tonë mish i skaduar nga Brazili, i destinuar për “Apetit”, bllokohet në Portin e Tivarit
- Durmishi: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonale
- “Shumë ëndrra mbetën në gjysmë” – Egzon Sahiti me fjalë prekëse për shokun e ndjerë, Laurent Krasniqin
- Kurti paralajmëron: Zgjedhjet e reja do të sjellin të njëjtat rezultate për presidentin e Kosovës
- Pasioni që sfidon moshën: 90-vjeçari japonez që vazhdon të triumfojë në bodybuilding
- Arrestohet inspektorja e Agjencisë së Ushqimit, dyshohet se kërkonte para për të lëshuar procesverbal pozitiv
- Mexhiti nga Nju Jorku: Ta forcojmë lidhjen me SHBA-në dhe potencialin e diasporës shqiptare



