Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me përfaqësues të Fakultetit Filologjik “Bllazhe Koneski” – Shkup dhe të Shoqatës së profesorëve të gjuhës franceze të Republikës së Maqedonisë me rastin e shënimit të 50 vjetorit të formimit të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, e pranoi ftesën për të qenë patronat i aktiviteteve frankofone në vendin tonë në vitin 2020.
Në takim profesorët e kanë informuar presidentin për aktivitetet e shoqatës në vigjilje të shënimit të 20 marsit – Ditës ndërkombëtare të frankofonisë dhe të 50 vjetorit të formimit të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, për statusin e mësimit të gjuhës dhe kulturës franceze në vend, si dhe për aktivitetet edukative dhe kulturore të shoqatës në vendosjen e lidhjeve maqedono-franceze.
Siç komunikuan nga Kabineti, presidenti Pendarovski e ka theksuar rëndësinë që Republika e Maqedonisë së Veriut e jep në anëtarësimin në Frankofoni, përmes pranimit të parimeve dhe vlerave themelore në këtë organizatë, të cilat janë në korrelacion me përcaktimet strategjike të shtetit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Në këtë kontekst, Pendarvoski u përqendrua edhe në vendosjen e ambasadorit Pajo Aviroviq në detyrën i dërguar special i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Këshillit të përhershëm të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, nga fundi i vitit të kaluar.



