Marrëveshja e Prespës është pjesë e së drejtës ndërkombëtare, por tani kemi nevojë për çeljen e këtij kapitulli duke filluar bisedimet për anëtarësi. Kjo do të na ndihmojë të tejkalojmë ndarjen e popullit tonë, shprehet ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në intervistën për “To Vima”-n greke të dhënë pas Konferencës së javës së kaluar të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor në Selanik. Dimitrovi e karakterizoi si shumë të rëndësishme këtë iniciativë greke që tregoi se Athina vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të rajonit që filloi në po këtë qytet në vitin e largët 2003 (gjatë kryesimit grek). – Nikolla…
Author: Hamdi Kumanova
Një person mashkull ka mbetur i vdekur në lagjen Aerodrom të Shkupit në rrugën “Metodija Shatorov- Sharlo”. Nga MPB-ja konfirmojnë se rasti është paraqitur rreth orës 07:15 dhe se ekipet e tyre janë dalë në terren. Nga të dhënat e para flitet se një djalë i moshës 30 vjeç ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 12-të i ndërtesës.
Pengesa e fundit që mund të paraqitej para vendimit të liderëve evropuan në samitin radhës, sipas paralajmërimeve nga qarqe diplomatike, sot është tejkaluar. Komisioni evropian në raportin që do ta publikojë pak më vonë mbetet në vendimin për të rekomanduar hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. “Maqedonia e Veriut ka forcuar përpjekjet e saj dhe garanton rrezultate të mëtejshme në aferat kyçe të cilat ishin identifikuar në konkluzat e Këshillit në vitin 2018. Në konsekuencë me këtë, thelbi që Komksioni të rekomandojë hapjen e bisedimeve qasëse me Maqedoninë e Veriut mbetet edhhe më tej valide”, thuhet në raportin e…
Pas një sëmundje ka ndërruar jetë në moshën 93-vjecare Isen Iseni i njohur si plaku i Llojanit, shkruan gazeta Lajm. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Llojan, në ora 15;00. “Plaku i Lojanit” u bë i njohur për kritikat e ashpra ndaj politikanëve shqiptarë dhe maqedonas për mosrealizimin e premtimit për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc, që lidh Maqedoninë me Luginën e Preshevës në Serbi. Iseni u bë protagonist i rrjeteve sociale dhe i shumë mediave, të cilat kishin shkuar në fshatin e tij kufitar për ta vizituar.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit të kaluar, mbetën vetëm 38 mijë e 101 në dhjetor. Qyteti që ka më së paku veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është Mamusha, me vetëm një të tillë, sipas ASK-së. Kurse, qyteti me më së shumti veteranë është Deçani, ku janë të regjistruar 4082 veteranë të luftës, e pasuar nga Gjakova. Teksa ishin publikuar listat me emrat e veteranëve të rrejshëm, Prokuroria Speciale e Shtetit kishte deklaruar se ishte dëmtuar buxheti i shtetit. Ajo ka konsideruar se Agim Çeku e 11…
Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në pompë të derivateve, një person i panjohur ka paguar me kartëmonedhë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan. Ankuesi ka bërë të ditur se i dyshuari pasi ishte furnizuar me derviate, kishte paguar me kartëmonedhën e dyshuar në vlerë prej 100 euro. “Njësiti policor është marr me rastin nga ankuesi është konfiskuar monedha në fjalë për procedura hetimore”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Nga sot në Gjermani hyn në fuqi Ligji i ri për të huajt me aftësi pune të kualifikuar. Ekonomia më e fuqishme evropiane me këtë zgjidhje ligjore do të tërheq profesionistë nga vendet e treta, respektivisht vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, siç është Maqedonia. Avantazhi tani është se afati të aplikimit për vizë pune është limituar për gjashtë javë. Nëse punonjësi gjatë asaj periudhe lidh kontratë fillestare të punës me ndonjë kompani gjermane ose ofertë, atij i jepet leje qëndrimi për katër vjet ose për sa kohë që zgjat kontrata e punës. Më pas fitohet e drejta…
Edhe pse na ndajnë më shumë se një muaj nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore, partitë politike përmes aktiviteteve të ndryshme promovojnë programet e tyre me cilat do të dalin para qytetarëve, shkruan TVM2. E megjithatë kjo nisje e parakohëshme e fushatës sipas KSHZ-së nuk përbën shkelje, pasi Kodi Zgjedhor rregullon aktivitetet zgjedhore vetëm 20 ditë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve. Por pavarsisht kësaj kjo nuk ndalon që palët apo individët të inicojnë parashatresa e të cilat do të shqyrtohen me kujdes, thekson Admir Shabani nga Komisioni Shetëror i zgjedhjeve. “Për ne moment kyç është moment i fundit i…
Komisioni i MPB-së që vendos për dhënien e pasaportave me urgjencë, që nga themelimi prej 10 ditësh ka shqyrtuar rreth 3 mijë kërkesa. Sipas burimeve të administratës policore ky komision në bazë ditore miraton mbi 60% të kërkesave nga i gjithë vendi, përcjell GazetaExpress nga Alsat-m. Shumica e kërkesave të aprovuara për marrjen e pasaportave me prioritet janë për arsye mjekësore. Në numër më të ulët të këtyre kërkesave vijnë nga sektori biznesit, të cilët i kanë të domosdoshme udhëtimet zyrtare jashtë shtetit. Volumi i kërkesave që refuzohen nga mos përmbushja e kritereve në të shumtën e rasteve janë nga…
Maqedonia është treg i vogël i gazit natyror, me konkurrencë të vogël, me një koneksion dhe një burim, prandaj edhe nuk ka kushte për ulje të konsiderueshme të çmimit të gazit natyror, theksojnë nga KRrE, transmeton Meta.mk. Tregu i gazit natyror në shtet ka qenë dhe ka mbetur pamjaftueshëm i zhvilluar me konsum të vogël dhe numër të vogël të tregtarëve dhe furnizuesve aktivë. Kjo është ashtu, megjithëse është krejtësisht i liberalizuar që nga viti 2015, që do të thotë çmimet formohen lirshëm në treg nga ana e pjesëmarrësve. Sipas Komisionit Rregullator për energjetikë (KRrE), në vitin 2019 ka 4…
Gazetari kontravers, Zoran Bozhinovski, i cili në herët ka nxjerrë edhe disa skandale për funksionarët e BDl, kësaj rradhe përmes rrjetit social Facebook ka parajalmëruar edhe arrestime që mund të ndodhin nëse delegjitimohet kjo parti në këto zgjedhje, përcjell in7. “BDl-së duhet sqaruar në mënyrë shkencore se këto zgjedhje janë organizuar për t’i delegjitimuar dhe bashkë me këta do të ketë edhe burgime”, ka shkruar Bozhinovski.
Hekurudhat e RSM – Transporti vitin e kaluar ka realizuar rritje minimale të vëllimit të mallrave të transportuar, por transporti me kamionë vazhdon të dominojë në transportin e mallrave në vendin tonë. Të dhënat nga Entit shtetëror statistikor tregojnë se në vitin 2019 me tren janë transportuar 1.840.000 ton mallra, ndërsa 69.395.000 ton janë transportuar me kamionë, përcjell GazetaExpress nga Portalb. Në krahasim me “ton-kilometra” e arritura, në transportin hekurudhor të mallrave vitin e kaluar ka marrë pjesë me vetëm 3.3%, ndërsa kamionët e e kanë kaluar 96.7% të transportit rrugor të mbetur. Kjo situatë është pothuajse identike me pjesëmarrjen…

