Disa nga Operatorët Turistik në Strugë e akuzojnë Agjencinë për mbështetje dhe promovim të turizmit se në mënyrë selektive bën ndarjen e subvencioneve për vizita të turistëve të huaj. Edhe përkundër asaj se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme që u janë kërkuar, në fund, siç thonë ata, janë refuzuar. “Gjithçka që na kërkuan i kemi plotësuar dhe kur erdhi koha të paguhen subvencionet, na thonë, keni gabim në këtë marrëveshje, gabim në atë marrëveshje. Unë vetë kam hulumtuar dhe kam parë se subvencionet ndahen në mënyrë selektive. Nëse je i mirë me Agjencinë për promovimin e turizmit…
Author: Hamdi Kumanova
Në 11 shkolla të mesme të Shkupit prej nesër fillon realizimi i projektit “Flas në gjuhën e shokut tim”, si një prej aktiviteteve kryesore të Strategjisë të Qytetit të Shkupit për integrimin ndëretnik dhe përfshirjen e qytetarëve. Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, në kuadër të këtij projektit do të realizohen kurse tremujore falas për mësimin e gjuhës maqedonase, shqipe dhe turke të dedikuar për nxënësit dhe mësimdhënësit gjuha amtare e së cilëve është e ndryshme prej asaj të kursit të zgjedhur. “Duke i vizituar kurset nxënësit do të kenë mundësi të fitojnë mundësi të flasin në gjuhën në të cilën…
Me 29.02.2020 në ora 16.50 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, gjatë kontrollit është konstatuar se C.B.(36) nga Republika e Serbisë, është evidentuar në Stop-listën, gjegjësisht Interpoli i Hungarisë ka shpallur fletarrest ndërkombëtar, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:10 në SPB-Tetovë është raportuar se përgjatë rrugës rajonale Tetovë-Sellcë, pranë mbeturinave të materialit ndërtimor janë gjetur dy mina kumulative dhe katër mina tromboni. Minat janë larguar me sukses nga ekipi i ekspertëve nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. SPB-Tetovë ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes.
Me 01.03.2020 në ora 01.30 nga zyrtarët policor nga Stacioni Policor për kalim kufitar në Bogorodicë, është penguar për kalim ilegal të kufirit shtetëror nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Greqisë,V.A.(30) nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos. Ai është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.
Shtatëdhjetë e tetë emigrantë janë zbuluar afër lagjes “Tri çeshmi” të Shtipit në rrugën në ndërtim Shtip – Koçan. Nga SPB-Shtip informojnë se emigrantët janë zbuluar herët mëngjesin e sotëm rreth orës 4 kur nëpunës policorë nga Qendra rajonale Lindje dhe SPB-Shtip kanë ndaluar një automobil me targa të Shkupit. Automjetin e ka drejtuar 46-vjeçari S.P., bashkëudhëtar ka qenë 32-vjeçari T.R., të dytë nga Velesi, të cilët paraprakisht nuk janë ndalur në shenjën e dhënë nga policia. Pas gjurmimit, në automjet janë gjetur 78 emigrantë. Shoferi dhe bashkëshoferi janë privuar nga liria, ndërsa për momentin në Stacionin policor në Shtip…
Gjithë testimet e fundit në lidhje me virusin korona kanë rezultuar negative, ndërkohë vazhdon përmirësimi i gjendjes së pacientes 50 vjeçare të prekur nga virusi korona, transmeton Portalb.mk. “Ajo po mjekohet në repartin për izolim, nën monitorim të vazhdueshëm të ekipit profesionist të mjekëve sipas të gjitha protokolleve shëndetësore të Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup”, raportojnë nga Ministria e shëndetësisë. Ata sqarojnë se pacientja tashmë e prekur nga virusi, nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e saj tashëm është drejt stabilizimit. Ministria kërkon nga qytetarët të respektojnë vendimet për tubime publike dhe udhëzimet për udhëtimet jashtë vendit. “Deri…
Në aksidentin që mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 ndodhi afër Trapçin Dollit në aksin Kërçovë – Gostivar, e humbi jetën një traktorist i lindur në vitin 1959 nga fshati Greshnicë i Kërçovës. Nga SPB Ohër njoftojnë se aksidenti ka ndodhur kur tani më i ndjeri duke drejtuar traktorin ka dalë nga rruga e fshatit që të kyçet në magjistrale. Nga atje informojnë se ekspertiza në vendin e aksidentit ka përfunduar dhe komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar është normalizuar. Ai ishte në ndërprerje të plotë nga ora 9:50 deri në orën 12:10.
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Buar Osmani në pyetje të gazetarëve lidhur me fushatën publike të zyrtarëve të Aleancës për Shqiptarët për duel midis Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit theksoi se opozita njëherë le të merret vesh se kush është përfaqësuesi i tyre dhe pastaj do ta shqyrtojnë kërkesën e tyre, përcjell GazetaExpress. “Tani ne nuk dimë me kë të debatojmë. Është mirë që ata duhet të ulen njëherë e të merren vesh se kush është përfaqësuesi i opozitës dhe pastaj të dërgojnë kërkesë tek ne, me qëllim që ne ta shqyrtojmë. Tani për momentin nuk e dimë se…
Partit politike janë në fazën e përpilimit të listave të kandidatëve të tyre për deputet.Deri tani ajo që dihet është se në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës liste do të jetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ai i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, përcjell GazetaExpress nga TetovaSot. Lideri socialdemokjrat Zoran Zaev ka bërë të ditur se do të ejtë bartës në njësinë e katërt zgejdhore derisa lideri i VMRO-së Mickovski ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë dhe ku. “Analizat vazhdojnë javën e ardhëshme, të dielen në…
Ministria për punë të brendshme raportoi se ka arrestuar 26 vjeçarin nga Kosova, transmeton Portalb.mk. I arrestuari 26 vjeçar kishte shfrytëzuar pasaportë tjetër. Ai kishte tentuar të kalon kufirin përmes “Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit”. Në momentin që ishte vërtetuar se ai po shfrytëzonte një pasaportë tjetër, menjëherë ishte dërguar në stacionin policor.
Shumë persona të pakënaqur me kushtet që ofron vendi, thonë se po të mundnin, sot do të iknin për në vendet evropiane. Kjo dëshirë e tyre, mund të bëhet realitet shumë më lehtë që nga nesër. Kjo me që të dielën hynë në fuqi Ligji i ri për punë në Gjermani, e që lehtëson goxha shumë procedurat. Radhët mund të vazhdojnë të jetë të gjata por mundësia për të marrë vizë dhe për tu punësuar në Gjermani nga 1 marsi do të jetë më e madhe. Kjo do të vlejë për ata që kanë kualifikime në arsim profesional e të…

