Banorët e Ballacës të revoltuar nga oferta e shtetit për shpronësimin e tokave të tyre, ku pritet të kalojë autostrada e re Shkup-Bllacë. Shteti ka ofruar vetëm 200 denarë për 1 metër katror, edhe pse sipas tyre vlera reale është mbi 50 euro. Sipas banorëve ky çmim është nënçmues dhe përbën tallje. Çmimi prej 200 denarë për metër katror është i papranueshëm dhe përpos asaj është edhe nënçmues për pronarët, prandaj ne bashkërisht ju bëjmë ftesë të gjithë institucioneve që janë të përfshira në këtë proces që ta rishqyrtojnë të njejtin dhe ta ndryshojnë që të jetë çmim real dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Intelektuali dhe profesori universitar, Hysamedin Feraj ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit politike që po ndodhin në Maqedoninë e Veriut, transmeton Almakos. Ai ka porositur shqiptarët që të rreshtohen pas partisë Alternativa. “ Besa është cilësi shqiptare. Por mund t’i jepet kujtëdo. Një parti shqiptare deri tani mbante emrin Besa. Pa mbiemër, pa përcaktim: besë ndaj kujt? Me në fund na hoqi ankthin e pritjes: Besa paska qenë e dhënë sllavëve antishqiptar në Maqedoninë e Veriut. Gjithsesi, më në fund mori një mbiemër e një kallëzues. Si alternativë, mund të kishte qenë besë shqiptare dhënë shqiptarëve. Por jo. Atëherë edhe…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, realizoi vizitë pune në Komisionin Evropian në Bruksel, ku u takua me komisarin e BE-së për mjedis jetësor, peshkimin dhe oqeanet, Virginius Sinkevicius. Në takim, informojnë nga MMJPH, u diskutua për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në transpozimin dhe zbatimin e legjislacionit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe hapat e ardhshme të BE-së në këtë fushë. Komisari i përshëndeti përpjekjet e vendit për të përafruar politikat me legjislacionin evropian për mjedis jetësor dhe e shprehu gatishmërinë e tij për mbështetje të mëtejshme gjatë këtij procesi. Gjatë…
Ministria e Shëndetësisë informon se rezultatet për koronavirus janë negative tek pacientja e cila mëngjesin e sotëm u paraqit në Klinikën Infektive në Shkup pasi kishte simptome të virusi. “Pacientja kishte udhëtuar në zonën kritike në veri të italisë ka mbërritur në vendin tonë me 26 shkurt”, njoftojnë nga Ministria. Deri më tani nuk ka ndonjë rast të ri të infeksionit me koronavirus. E vetmja paciente e infektuar me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. “Do të vazhdojmë të informojmë publikun rregullisht. Nuk ka vend për panik. U bëjmë thirrje qytetarëve që të…
Në dispozicion 9.2 milion euro nga IPARD fondet ? ?Sot, Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural shpall THIRRJE PUBLIKE nr.01/2020 për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga masa 1 – “Investime në mjetet materiale të ekonomive bujqësore” nga IPARD II Programa 2014-2020. ?Mbështetja financiare për këtë Thirrje publike është e përbërë nga 75% mjete të siguruara nga Instrumenti për ndihmë të para-antarsimit të zhvillimit rural në Bashkimin Evropian dhe 25% mjete të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore. ?Mjetet financiare për kërkesë individuale jepen si mbështetje financiare të pakthyeshme (grante) në vlerë prej:…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi para pak ditësh arritën koalicion parazgjedhor, ndërkaq sëbashku kanë filluar edhe aktivitet e tyre parazgjedhore. Takimet që kishte filluar Sela me diasporën do ti bashkangjitet edhe Alternative në krye me Gashin. Në takimi e rradhës me diasporën shqiptare i cili do të mbahet sonte në Winterthur të Zvicrrës me fillim nga ora 19:30 në Hotel Töss, prezent përveç Selës do të jetë dhe Afrim Gashi.
Gjetëm sistem të mbrojtjes sociale që nuk arrinte deri te ata të cilët kishin më së shumti nevojë, qendra për punë sociale me kuadro jo qa profesional dhe shumë vite mospërfillje të anëtarëve më të ndjeshëm dhe më të varfër të bashkësisë. Këtë nuk e themi vetëm ne, këtë e konfirmojnë edhe të gjitha raportet si të organizatave vendore, ashtu edhe të organizatave ndërkombëtare. Thjeshtë, mbrojtja sociale nuk ishte prioritet, tha zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel në emisionin debatues “EU Klik” në TV 21. Mosekzistimi i kujdesit sistemor, siç theksoi Shkrijel, ka rezultuar me situatë të…
Aktivitete intensive dhe masa parandaluese po ndërmerren nëpër shkollat e kopshtet e Tetovës me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga gripi sezonal dhe koronavirusi, informojnë nga Sektori për veprimtari publike. Po përdoren preparate adekuate për dezinfektim të objekteve shkollore. “Gjatë fundjavës po bëjmë pastrim të përgjithshëm dhe dezinfektim të tyre. Përveç këtyre masave në bashkëpunim me organizatat shëndetësore gjatë javës së punës dhe me ligjërata përkatëse për nxënësit. Qëllimi është që të informohen nxënësit se si të mbrohen dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese në drejtim të pengimit të sëmundjeve virusale, ndërsa posaçërisht me koronavirusin”, theksoi Ahmed Qazimi, udhëheqës i…
Profesori pranon akuzën për përdhunim e 8 vjeçares, futet në paraburgim Profesori nga Tetova me iniciale S.M. i cili ditë më parë u arrestua nën dyshimin për tentim përdhunimi ndaj një të miture 8 vjeçare ,sot para prokurorit hetues pjesërisht e ka pranuar fajin, përcjell Gazeta Express nga Alsat. Deri tek pranimi i fajit ka ardhur pas identifikimit disa herë me radhë në polici nga ana e të miturës, për këtë arsye të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë dhe së shpejti pritet të dorëzohet në burgun e Shutkës. Ky rast në polici është denoncuar nga nëna…
Ashtu edhe siç pritej, në vendkalimin kufitar në Tabanocë tashmë ka filluar vala e re e emigrantëve, përcjell Gazeta Express nga Alsat. Kriza e refugjatë në Ballkan mund të përsëritet pas vrasjes së 30 ushtarëve turk në Siri. Nga Qeveria turke thonë se nuk do t’i ndalojnë më refugjatët që duan të largohen për në BE, kështu që Greqia dhe Bullgaria janë në ankth. Ministri Naqe Çulev dj konfirmon se ekziston rreziku i një fluksi të ri refugjatësh.
Të premten rreth orës 02:08, janë arrestuar tre burra në “Rrugën B” në Prishtinë, pasi që dyshohet se të njëjtit në një dyqan kanë grabitur gjësende të ndryshme. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një market kanë grabitur gjësende të ndryshme. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, tre të…
Sindikata e pavarur e arsimit ditëve të fundit ka realizuar projektin “Transparencë dhe mbikëqyrje të arsimit të lartë dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut “, kurse objekt i këtij hulumtimin ishin gjashtë universitete publike dhe tetë instituteve shkencore. Hulumtimi ka gjetur të dhëna interesante që tregojnë gjendjen reale të arsimit në vendin tonë, e cila lë shumë për të dëshiruar. Si problem kryesore paraqitet të jetë ndarja e buxhetit për arsim nga ana e Qeverisë. Nga viti 2010 deri më 2018 buxheti shtetëror është rritur për 38 %, mirëpo rrogat në sektorin e arsimit nuk e ndjekin këtë trend të…

