Author: Hamdi Kumanova

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët u realizua takimi në mes kryetarit të Aleancës, ZiadinSela dhe profesorit universitar në MasseyUniversity, ekspertit të çështjeve ekonomike z. JensMueller. Përvoja shumë vjeçare dhe e çmuar e z. Mueller pa dyshim se do të sjellë shumë dobi në finalizimin e platformës së Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, të cilën edhe z. Mueller e vlerësoi si shumë efektive për përmirësimin e gjendjes ekonomike në shumë sfera dhe sjelljen e ndryshimeve të nevojshme për Maqedoninë e Veriut, gjëra të cilat sipas tij do ta sigurojnë fitoren e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Kryetari i…

Lexo më Shumë

Shoqata e operatorëve kabllovik ka paralajmëruar ndërprerje të emetimit të kanaleve televizive prej datës 2 mars në mesnatë, si  reagim i sjelljes së ndryshimit të ligjit për shërbime mediatike dhe obligimet në lidhje me të drejtat autoriale.  Operatorët kabllovik, Telekom, A1 dhe Neotel, kanë njoftuar se në bashkëpunim edhe me operatorë të tjerë kanë dërguar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për prolongim të hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për veprimtari audio dhe eudio vizuele dhe njëkohësisht nga institucionet e kompetente kërkojnë të matrin masa për suspendimin e ligjit në fjalë. Në lidhje me zhvillimet që kanë ndjekur sjelljen e…

Lexo më Shumë

Policia e Shtipit ka ngritur kallëzim penal kundër 30-vjeçarit nga Koçani për shkak se ka shitur lëndë narkotike. Siç informojnë nga MPB, i paraqituri si i burgosur në burgun e Shtipit gjatë muajit janar të vitit të kaluar nga një person i panjohur ka blerë marijuanë, e cila ishte paketuar në disa qese. Kështu marijuanën e paketuar ka pasur për qëllim që ta shesë në burg, ndërsa e kishte fshehur në qelin e tij. Droga është zbuluar gjatë kontrollit në burg nga rojet e burgut më 11 janar 2019-të. Personi nga Koçani akuzohet për kryerjen e veprës penale prodhim dhe…

Lexo më Shumë

Te mërgimtarët tanë në Gjermani vërehet mobilizim i madh për të ardhur në votimet e 12 prillit. Ekipi i Gazetës Lajm ka qëndruar tre ditë në landin Nord Rhein Westfalen, ku kemi vërejtur një eufori të vërtetë për zgjedhjet e 12 prillit. Zedi Arifi, gjendet tani e 23 vite në Gjermani. Deri tani ka marrë pjesë në votime vetëm nëse ka qëlluar në shtëpinë e tij në Pirok të Tetovës kur janë mbajtur zgjedhjet. Mirëpo kësaj radhe vjen apostafat për të votuar, sepse këto zgjedhje i vlerëson si vendimtare për shqiptarët në Maqedoni. Ai ka rezervuar biletën e aeroplanit për…

Lexo më Shumë

Rreth 2.500 subjekte juridike duhet deri më 31 mars të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për kryesisht ndërmarrje publike në pronësi shtetërore dhe në pronësi të komunave të cilat deri më këtë afat duhet të zgjedhin furnizues të energjisë elektrike. Me qëllim që t’u ndihmohet këtyre ndërmarrjeve rreth procedurës për furnizim publik, Komisioni Rregullator për energjetikë përpunoi versionin që është në dispozicion në faqen e internetit nga ana e KRE. Ata edhe një herë do të informohen për detyrimin, ndërsa KRE do të hapë edhe email adresë të posaçme në të cilën do të përgjigjet…

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot në selinë qendrore të partisë, priti në takim ish-këshilltarin e ish-Presidentit Amerikan Bill Clinton, z. Jens Helmut Friedrich. Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë dhe kushtet e investimeve të huaja në vend, me ç’rast kryetari Gashi falënderoi ish-këshilltarin amrikan J.Helmut Friedrich, për rolin dhe kontributin e tij në zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi informacionin lidhur me hapat e ardhshme dhe vendimet që kanë të bëjnë me parandalimin e hapjes së coronavirusit. Ministrat e Qeverisë në mbledhje konstatuan se të gjitha masat që i ndërmori Ministria e Shëndetësisë, rekomandimet e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin me menaxhimin me kriza, si dhe mbikëqyrja e vazhdueshme nga të cilat dalin masat e përditshme dhe rekomandimet nga Shtabi i Krizës, nga Komisioni për sëmundjet infektive, si dhe nga Instituti për Shëndet Publik, dhanë rezultatet e pritura, se situata për parandalimin e…

Lexo më Shumë

Është mirë që BDI të ndaloj me thirrjet publike për bashkim të votës shqiptare,urdhëroni bëni veprime konkrete siç bëri Aleanca dhe Alternativa për të bashkuar dhe fuqizuar votën shqiptare. Një kolaicion mes BDI-PDSH dhe Vesel Memedit dukshëm do e fuqizonte votën shqiptare, sepse vetëm thirrjet deklarative për bashkimë pa veprime konkrete nuk kanë asnjë kuptim,bile mundë të lexohen si hipokrizi dhe dashakeqe. Tani është momenti të dëshmoheni se jeni për bashkim dhe fuqizim të votës shqiptare. Aleanca dhe Alternativa e bënë këtë hap, tani e keni radhën Ju. Arben Taravari

Lexo më Shumë

Të punësuarit në administratë në një punëtori në Strumicë u informuan për përplasjen e mundshme të interesave dhe për mekanizmat ligjore mbrojtëse dhe mënyrat e njohjes dhe denoncimit të korrupsionit. Punëtoria është e treta me radhë e organizuar nga Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të gjyqësisë dhe shoqatave të qytetarëve (AOGJSHQ) me mbështetjen e Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar – USAID. “Veçanërisht jemi të lumtur dhe të kënaqur që fenomeni i korrupsionit, nga të punësuarit në sektorin publik filloi të njihet si dukuri negative e cila e minon zhvillimin e shtetit. Kështu, në këto punëtori kemi jehonë të…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lidhjes Social Demokrate, Muhamed Zeqiri i është kundërpërgjigjur, homologut të tijë nga BDI-ja Izet Mexhitit, pasiqë ky i fundit i paralajmëroi LSDM-në dhe VMRO-në se pa partitë shqiptare që do të fitojnë në zgjedhje nuk do të ketë qeveri, raporton TV21. Zekiri duke shpërndarë një fotografi nga lajmi i TV21, lidhur me paralajmërimin e Mexhitit ka shkruar….”Mbaju Izet e mos ke frike vendin e keni ne opozitë”.

Lexo më Shumë

I gëzohemi pranimit të Maqedonisë së Veriut si aleati ynë i 30-të. Me padurim e presim procesin final të ratifikimit në Parlamentin kombëtar të njërit nga vendet aleate. Tashmë e kemi përgatitur shtizën dhe me padurim presim ceremoni të mirë për ngritje të flamurit të aleatit tonë të ri, deklaroi Mirçea Xhoana, zëvendëssekretar i përgjithshëm i NATO-s për servisin rumun të Radios Evropa e Lirë (REL). Siç njoftoi korrespondenti i MEDIAL-s nga Beogradi, Xhoana ka theksuar se “për NATO-n, për BE-në dhe për të gjithë ne, Ballkani Perëndimor edhe më tej mbetet pjesë e rëndësishme e interesave tona të sigurisë”.…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej muajit janar deri në dhjetor të vitit të kaluar, kompania “Alkaloid” ka realizuar investime në vlerë prej mbi 1 miliardë denarëve dhe ka pasur 218 punësime të reja. Kështu tregon raporti i ri mbi punën e kësaj kompanie. Shitjet për të njëjtën periudhë kanë arritur deri në 8.4 miliardë denarë, që është për 12% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë deri në 11.1 miliardë denarë – 13% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti gjithashtu ka rritur për 17%, kurse 65% e…

Lexo më Shumë