Author: Hamdi Kumanova

KSHZ-ja miratoi më tepër udhëzime për votim në vendvotimet, në entet ndëshkimore-korrigjuese, në kushte shtëpiake, njofton Portalb.mk. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme, e miratoi udhëzimin për votim në zgjedhjet që vijojnë. Risi në pjesën e realizimit të së drejtës votuese të qytetarëve, në pajtim me ndryshimet në Kodin zgjedhor, është ajo që institucionet kompetente vet do t’i inkorporojnë në Listën e votuesve personat të cilëve u skadojnë dokumentet personale nga periudha e shpalljes së zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre. Prapë se prapë, këta persona, në ndërkohë duhet të nxjerrin dokumente të reja për identifikim ose t’i…

Lexo më Shumë

Shumë pak, si shtet ndajmë për arsimin. Përqindja për kokë banori në Evropë tregon se jemi në fund, theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e prezantimit të projekteve të realizuara në kuadër të programit studentor Innovations in Smart Anything Everywhere INNO SAE, në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji të informacionit në Shkup. Ai theksoi se ndarja e mjeteve për hulumtim dhe zhvillim është shumë e vogël. “Nuk ekziston shtet i cili ka rritje të kënaqshme ekonomike, ndërsa ndan aq pak, siç ne si shtet ndajmë me dekada për fat të keq, në këtë fushë”, ka thënë Pendarovski. Ai, lidhur…

Lexo më Shumë

Njëqind mijë vende të reja pune në mandatin e plotë të ri katërvjeçar ka premtuar sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke e prezantuar programin ekonomik në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zaev ka paralajmëruar mbështetje prej 600 milionë euro për biznesin, ose 300 milionë euro mbështetje nga shteti për investime vendore dhe të huaja dhe 300 milionë mjete evropiane për zhvillim të ekonomisë vendore. Me këtë, siç tha, papunësia e cila tani arrin 17.1 për qind do ta ulin nën tetë për qind, ose nën 20 për qind tek të rinjtë e cila për momentin është 35 për…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut e ka plotësuar pjesën e saj të obligimeve dhe pret vendim për fillimin e negociatave në samitet e pranverës të BE-së, tha zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani në takimin e sotëm në Vjenë me ministren austriake për Evropë, Karoline Edshtadler. “Ballkani Perëndimor ndodhet në zemrën e Evropës, i rrethuar me vendet- anëtare të BE-së. Një vrojtim i thjeshtë i hartës, tregon se nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për rrumbullakim, finalizim të një procesi të bashkimit të kontinentit. Një Ballkan stabil, i sigurt dhe prosperues është garancë e fuqishme e një Evrope…

Lexo më Shumë

Gatishmëria e autoriteteve në përballjen me korona virusin është e shkëlqyeshme. I përgëzoj autoritetet, meqë Maqedonia e Veriut ka bërë vlerësimin e kapaciteteve nëse ka resurse të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë, madje edhe para se të paraqitet rasti i parë i sëmundjes. Këtë në intervistën për MEDIAL-n e deklaroi drejtori rajonal i Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) për Evropë, Hans Kluhe, i cili qëndron për vizitë në vend. Sipas tij, Maqedonia e Veriut është duke i zbatuar të gjitha procedurat standarde operative në pikat hyrëse, duke përfshirë edhe aeroportet ndërkombëtare. Në pyetjen e MEDIAL-s nëse ka vend për panik dhe sa…

Lexo më Shumë

“Shqiptarët e morën hisen e tyre në Ministrinë e Kulturës. Mbi 40% e programit vjetor të kulturës do u takojë shqiptarëve”, tha ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, gjatë takimit me mërgatën shqiptare në Berlin të Gjermanisë. Ai shtoi se: “Në qeverisjen e AlternAtivA-s në kulturë u hapën shumë institucione të reja kulturore, shtëpi kulture, festivale dhe projekte të reja kulturore”.

Lexo më Shumë

Mungesa e dëshmitarit Dejan Pandeleski në rastin “Zhvatja” e anuloi seancën e sotme për këtë lëndë, ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Gjatë elaborimit të këtij vendimi, gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska tha se Pandeleski nuk është gjetur tek adresa e parashtruar nga mbrojtja, respektivisht adresa ka qenë e vendit të punës të dëshmitarit prej ku kanë njoftuar se ai është në rrugë zyrtare. Seanca e ardhshme u caktua për 3 mars. Njëherit, këshilli gjyqësor informoi se seancat për lëndën “Zhvatja” janë caktuar deri 10 prill. Sipas orarit të seancave, gjykimi do të vazhdojë edhe gjatë fushatës zgjedhore për…

Lexo më Shumë

E punësuara e cila menjëherë pasi e ka informuar punëdhënësin se është shtatzënë i është ndërprerë marrëveshja për punë, ka kërkuar ndihmë juridike nga Komiteti i Helsinkit, pas çka rasti është paraqitur në Inspektoratin shtetëror për punë i cili pas shkeljes së konfirmuar e ka shfuqizuar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe i ka imponuar punëdhënësit ta kthejë të gruan në punë. Punëdhënësi, siç informoi Komiteti i Helsinkit ia ka dorëzuar lajmin për largimin nga puna derisa ajo ishte në pushim të lindjes, me justifikimin se pa arsye ka munguar nga puna në periudhën paraprake, që paraqet shkelje…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të shqyrtojë dhe do të miratojë konkluza përkatëse për informatën lidhur me hapat e mëtejshëm dhe vendimet të cilat merren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, që dolën nga mbledhja e Komitetit drejtues për koordinimin dhe menaxhimin e sistemit të menaxhimit të krizave, mbajtur më 27 shkurt të vitit 2020. “Ne si ministri e Shëndetësisë propozojmë këtë masë të vlejë të paktën një javë, me mundësinë në çfarëdo momenti të sillet dhe masë tjetër në varësi të asaj se si do të zhvillohet situata në rajon”, ka thënë në pres konferencën…

Lexo më Shumë

Zoran Zaevit i ka ndodhur populli. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke kërkuar drejtësi. Ata zëshëm e kanë shprehur revoltën kundër padrejtësisë, personifikimi i së cilës është pikërisht Zaevi. Ky është shkaku pse Zoran Zaevi fshihet dhe hesht, pasi është panik i madh në Bihaqka, pasi është frika e madhe nga populli i vet. Ai është kapur se si merret vesh për vendime gjyqësore dhe aktivitete të prokurorisë në vepër. Më nuk ka dilemë se kush është në krye të oktapodit kriminel, i cili me krahut e vet ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë. Drejtësia e deleguar është…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka thënë sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M se Bashkimi Demokratik për Integrim pas 12 prillit do të jetë fituese absolute dhe përcaktues i Qeverisë së ardhshme. “BDI është përfaqësues politik i shqiptarëve dhe jam i sigurt se ne jemi përcaktues dhe kryesorja për formimin e Qeverisë së ardhshme. Pa dyshim se do jemi fitues më 12 prill dhe votat tona përcaktojnë everisjen e ardhshme pas zgjedhjeve”, është shprehur Ademi, ndërsa ka shtuar se koalicioni parazgjedhor LSDM-BESA tregon përpjekjet dëshpëruese të partisë së Bilall Kasamit për të mbijetuar politikisht në skenën politike në vend.…

Lexo më Shumë

Ministri Çulev tregon kohën kur do të arrijnë ekzemplarët e pasaportave “Kemi paralajmërime për 7 deri në 10 ditë të mbërrijë dërgesa e parë me dokumente udhëtimi dhe në këtë pjesë gjendja me dokumentet e udhëtimit do të relaksohet”, tha Çulev. Naqe Çulev, Ministri i punëve të brendshme gjatë vizitës në SPB-Manastir theksoi se për 7 deri në 10 ditë pritet të vijnë pasaportat e reja në Maqedoninë e Veriut. Rreth 100 mijë pasaporta pritet të vijnë më 24 mars, derisa tjerat pritet të vijnë sivjet në shtator ose tetor. “Për momentin punojnë grupe punuese nga MPB-ja dhe nga kompania…

Lexo më Shumë