Ka rënë për 15% mbështetja e qytetarëve për integrimin e vendit në BE, respektivisht nga 80% sa ishte në 2014-tën në 65% në 2019-tën. Dy hulumtimet e realizuara nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” dhe fondacioni “Konrad Adenauer” tregojnë se për qytetarët BE-ja më nuk është po aq e rëndësishme sa më parë. Nëse as këtë pranverë nuk fillojmë negociatat për anëtarësim në BE parashikohet që trendi i euroskepticizmit të vazhdojë, ndërsa kjo gjithsesi se do të reflektohet në zgjedhjet e 12 prillit. Ky është rezultat i shtyrjes së negociatave për anëtarësim vitin e kaluar dhe ky është lajmi i…
Author: Hamdi Kumanova
Ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski, në rrjetin social fejsbuk, i është drejtuar prokurores Villma Ruskovska, e cila, gjatë ditës së sotme, ka thënë se Gruevski kishte dëshirë të përballej në zgjedhje por jo edhe më drejtësinë. Gruevski ka thënë se asnjëherë nuk ka ikur nga drejtësia, dhe se deri në momentet e fundit ka prezantuar në seancat gjyqësore. “Kur u shterën gjitha mundësitë që ta dëshmojë të vërtetën, i ballafaquar me padrejtësitë dhe mesazhet për likuidim të cilat i merrja, vendosa të largohem nga vendi dhe përkohësisht të strehohem nga përndjekja politike ndaj mua”, ka shkruar Gruevski në fejsbuk.
Pritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aktivitetet për mbështetje nga ana e Republikës së Çekisë në kontekst të procesit eurointegrues ishin në fokus të bisedimeve të takimit të sotëm në Pragë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në takimin bilateral me kolegun çek, Tomash Petriçek, me çka e filloi vizitën dyditëshe të punës në Republikën e Çekisë. “Çekia është pjesë e udhëtimit tonë në BE, duke na ndihmuar të arrijmë së bashku deri tek caku sa më shpejtë. Edhe sot në Pragën inspiruese morëm konfirmim për punën që është bërë dhe inkurajim për të…
Akuzat e BDI-së dhe PDSH-së ndaj Alternativës për gjoja lidhje me Iranin nuk është hera e parë që dëgjohen në politikën shqiptare. Ato ishin fabrikim i Hashim Thaçit dhe PDK-së dhe i drejtoheshin Albin Kurtit pak para zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Gati se me të njëjtat fjalë, Hashim Thaçi akuzonte Kurtin dhe Vetëvendosjen për lidhje me Turqinë e Iranin, duke e parë rrezikun që vinte nga kjo parti në prag të zgjedhjeve. Por propaganda e tillë nuk e hutoi popullin e Kosovës. Siç dihet, Vetëvendosja doli parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa PDK-ja e treta. Akuzat…
Raportet e KE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë ende nuk janë publikuar, pasi të publikohet do të mund të ndajmë më shumë informacione, ka theksuar sot euroambasadori Samuel Zhbogar duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për raportin e KE-së për progresin e këtyre dy vendeve, raporton KOHA. Zhbogar i cili është në vizitë në Komunën e Sveti Nikollës dhe ka drekë pune me 18 kryetarë komunash nga rajoni lindor dhe verilindor për sistemin bashkëkohor për menaxhimin e mbeturinave, ka thënë se metodologjia e re e përgatitur nga anëtaret e BE-së do të dorëzohet deri te vendet…
Kryeministri, Oliver Spasovski nga Kodra e Diellit sot bëri thirrje që të plasohen informata të vërteta rreth gjendjes, preventivës apo përballjes së mundshme me koronavirusin. “Është shumë me rëndësi të ketë informata të vërteta, të plasohen, bëj thirrje lidhur me këto raste të dukurisë së mundshme të koronavirusit, të merren informata nga institucionet zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe shtabi i krizës. Ata kanë për detyrë ta informojnë opinionin gjatë tërë ditës disa herë. Përgjegjësi duhet të tregojnë të gjithë. Është diçka që na prekë dhe na brengosë të gjithëve”, theksoi Spasovski. Sipas tij, institucionet e sistemit funksionojnë në kapacitet të…
Sipas hulumtimit, të bërë në kuadër të projektit “Mobilizim të bashkësisë në luftën kundër urisë” në vend ka nivel shumë të ulët të “sensit” për dhurimin e ushqimit nga ana e prodhuesve, marketeve dhe objekteve hotelierike, edhe pse Organizata për ushqim dhe bujqësi e KB-së (FAO) e ka radhitur Maqedoninë e Veriut në vendin e tetë në kuadër botëror sipas sasisë së ushqimit që hidhet dhe numrit të banorëve, raporton KOHA. Ushqimi i hedhur në Maqedoninë e Veriut ka potencial të ushqejë rreth 13.000 qytetarë me tre vakte në ditë dhe nëse nga njëra anë kemi përqindje të lartë të…
Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, qytetarët për vitin 2018 kanë paraqitur rreth 309 miliardë denarë të ardhura vjetore bruto dhe rreth 18,46 miliardë denarë taksë të të ardhurave personale Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska, ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka prezantuar të hyrat bruto më të larta vjetore të paraqitura në formularet për Deklarimin Vjetor të Taksave për vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA). Llukarevska rikujtoi se nga fillimi i vitit 2018 zbatohet procedurë e re e paraqitjes dhe përllogaritjen e tatimit të të ardhurave personale me parashtrimin…
Aktivistja civile, Sibel Alimovska, ka reaguar ndaj sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri. “Ky është personi që më futi në depresion duke më quajtur bashkëpuntore e ish partisë në pushtet. Ky person përdorte mekanizma dhe shkelje të ndryshme që projektet e mia që kishin të bëjnë me çështjen kombëtare të qytetit Manastir të mos kalonin në komision…përgjigjet nga staffi ishin, “Fol me Valmirin” ?!. Ky është turpi i kombit shqiptar, me kaq e përfundoj”, shkruan Sibel Alimovska.
Shkruan: Hamzi Ibraimi Në vitin 2015 në një shkrim timin me titull ” Kulla Nga Kartoni” kam përshkruajtur se si Bashkimi Demokratik për Integrim do të shkatërrohet. Aso kohe pata theksuar se kjo Kullë (BDI) nuk do të rrënohet nga ndonjë katastrofë natyrore, por nga një katastrofë shoqërore e natyrshme. Dhe kjo ndodhi. Ngase Bdi në zgjedhjet e fundit ra në 10 mandate. Diku 18 vite në pushtet BDI, pothuajse asgjë nuk ka bërë për avancimin e Shqiptarëve. Në vend që kjo parti të tregojë për kaq vite sukses ajo përgjat gjithë këtyre viteve ka treguar dështimet e njëpasnjëshme dhe…
Ministri për shoqëri informatike, Damjan Mançevski, për situatën e sapokrijuar me оperatorët kablovik tha që kur Kuvendi më vitin 2018 i miratoi ndryshimet ligjore me të cilat ndalohet emitim i programeve të huaja pa të drejta të rregulluara autoriale, ka pasur pajtim edhe nga operatorët kablovik edhe nga mediat sociale si pale të prekura, por gjithashtu ka pasur edhe konsensus politik, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk. Ai thekson që në periudha të ndryshme kohore ka pasur rezistencë për dialog tek njëra nga palët e përfshira. “Kur filloi të prolongohet ndryshimi ligjor nga viti 2018, problem ka ngelur me mosrespektim të…
Ruskovska: Secili nga të akuzuarit për organizimin e 27 prillit është një kub mozaiku Prokuroria do të dëshmojë se të akuzuarit të cilët ulen në këtë gjykatë kishin përgatitur plan me qëllim të përkeqësimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit me akte të dhunës të pengojnë dorëzim-pranim të pushtetit si rezultat i së cilës ishte ngjarja që ndodhi më 27 prill të vitit 2017 e njohur si “e enjtja e përgjakshme”, është pjesë e aktakuzës, që sot në gjykatë në seancën gjyqësore për procesin gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit e lexoi prokurorja Villma Ruskovska. Në Gjykatën…

