Shkruan: Hamzi Ibraimi
Në vitin 2015 në një shkrim timin me titull ” Kulla Nga Kartoni” kam përshkruajtur se si Bashkimi Demokratik për Integrim do të shkatërrohet. Aso kohe pata theksuar se kjo Kullë (BDI) nuk do të rrënohet nga ndonjë katastrofë natyrore, por nga një katastrofë shoqërore e natyrshme. Dhe kjo ndodhi. Ngase Bdi në zgjedhjet e fundit ra në 10 mandate.
Diku 18 vite në pushtet BDI, pothuajse asgjë nuk ka bërë për avancimin e Shqiptarëve. Në vend që kjo parti të tregojë për kaq vite sukses ajo përgjat gjithë këtyre viteve ka treguar dështimet e njëpasnjëshme dhe heshtjet e dështuara përballë incidenteve dhe aferave që maqedonasit i kanë shkaktuar kundrejt shqiptarëve. Çdo ditë e vit kjo parti ka dëshmuar se nuk ka pasur kurfarë kapaciteti që të përballet me forcat politike maqedonase, të cilat pas lufte evoluan në forca nacionaliste dhe kanë punuar vetëm për të mirën e maqedonasve, duke i anashkaluar dhe shtypur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve, që përbejnë thuajse gjysmën e popullatës në Maqedonin Veriore.
Per gjatë 18 viteve qeverisje kemi pasur shumë aksione policore nëpër shtëpitë e shqiptareve, dënime me burgim të përjetshëm, madje edhe vrasje te shqiptareve te pafajshëm. Gjatë qeverisjes së kësaj partie Bdi me Vmro-n u realizua projekti në dëm të Shqiptarëve Shkupi 2014, anashkalimi i projekteve shqiptare në ministrine e kulturës, selfia e famshme me Nexhat Agollin, vendosja e Car Dushanit, rasti Mostra, burgosja e protestuesve shqiptar, djegia e pronave shqiptare në Gjorgje Petrov, Zonat e lira ekonomike në Likovë, rrugët e shëmtuara, mos emërtimi i shkollave, , mos miratimi i ligjit për ushtarët e UÇK-së, anashkalimin e kulturës shqiptare, dhe më në fund mos të harrojmë kthimin e shqiponjës dy krenare në luanin e VMRO-së.
Tash në zgjedhjet parlamentare që do mbahen me 12 prill 2020 kjo Kull (bdi) do të shkojë në 5 mandate, ngase vet motoja që kan zgjedhur është si motoja që me një kohë edhe Partia demokratike shqiptare (PESH) dul me një moto të ngjajshme po askush nuk shkoj me at e njeta do të ndothë edhe me Bdin e cila do të del në opozitë.
Nje fjale popullore thot keshtu “Mallit qe i skadon afati edhe nese shitet me cmim te lir askush nuk deshiron qe ta marrë .Edhe politikanet e kesaj parti qe kan qene ne pushtet per 18 vite ju ka skatuar afati dhe tash dalin me moton #hajdeknej