Author: Hamdi Kumanova

Mbi 60 për qind e kompanive, të cilat i ka anketuar Oda Ekonomike e Maqedonisë, ballafaqohen me mungesë të fuqisë punëtore. Mungon kuadro e llojeve të ndryshme të arsimit dhe të profesioneve të ndryshme, duke filluar nga mjeshtrit deri te kuadrot me kualifikim të lartë. Shkakun e gjendjes së këtillë, shumica e kompanive e shohin në ikjen e personave të aftë për punë jashtë vendit, dhe një pjesë në arsimin jopërkatës dhe mosaktivizimin e popullatës së aftë për punë. Mungesë e kuadrit nuk është karakteristikë vetëm për një rajon planor në vendin tonë, por paraqitet si problem në të gjitha…

Lexo më Shumë

Jens Helmut Friedrich, ish këshilltar i Bill Clinton-it do të vijë ta ndihmojë me përvojat e tij Afrim Gashin për zgjedhjet e 12 prillit. Friedrich gjatë kohë ka qenë këshilltar i Presidentin Amerikan, Bill Clinton, për ekonomi. Mediat shkruajnë se ai së shpejti do të takohet me Afrim Gashin për ta ndihmuar për çështje ekonomike dhe investime.

Lexo më Shumë

Për shumë të rinj në Kumanovë mungesa e qendrave rekreative paraqet problem shqetësues, ndonëse ende nuk është artikuluar si duhet kjo problematikë. Të rinjtë të cilët tash më kanë kontakte më të shpeshta me botën perëndimore, qoftë përmes vizitave të drejtpërdrejta, qoftë përmes informacioneve nga mediat, tash më e kanë kuptuar se dallimi është shumë i madh sa i përket standardeve që diktojnë zhvillimin e qendrave rekreative. Të shpeshta janë shprehjet nga ana e të rinjve që thonë se “edhe po të ketë para nuk ke ti shpenzosh këtu”. Studenti nga Kumanova, Redon Ramadani, thotë se mungesa e qendrave rekreative…

Lexo më Shumë

Frika për mundësinë e shpërndarjes së Koronavirusit edhe në Maqedoninë e Veriut, paraqet situatë alarmante sidomos për pacientët që u duhet të vizitojnë hapësirat e klinikës për sëmundje infektive. Edhe përkundër faktit që deri më tani në Maqedoninë e Veriut asnjë person nuk është diagnostifikuar me koronavirus, dje dhe sot megjithatë janë bërë testime për dy persona të dyshuar dhe duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën ky virus po shpërndahet në nivel botëror, kjo gjë shkakton panik tek qytetarët, e veçanërisht pacientët duhet të vizitojnë hapësirat e klinikës infektive. Ata shpresojnë që gjërat të shkojnë për mirë dhe besojnë…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi sot realizoi takim me ministrin për Kulturë të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq. Gjatë takimit, u vërtetuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme miqësore në mes dy vendeve, por u bisedua edhe për mundësitë e hapura për thellimin e tyre të mëtejme, kumtoi Kabineti i ministrit pa resor, i obliguar për diasporën. U shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi me UNESKO-n, duke e marrë parasysh përvojën e të dy shteteve rreth statusit për…

Lexo më Shumë

Po luftojnë për jetën 5 të lënduarit nga shpërthimi i bombolës zë gazit të dielën në Rramanli. Në Kliniken e Urgjencës “Nënë Tereza” në Shkup, dy gratë e moshës 40-45 vjeçe me djegie mbi 80% të shkallës së tretë të lëkurës janë në gjendje kome, nën përkujdesje në repartet intensive. Ndërsa, burri 50 vjeç, më me pak djegie, vazhdon të mbahet në njësinë e trajtimit intensiv të Neurokirurgjisë me gjendje të rëndë shëndetësore. Në koma mbeten edhe 30 vjeçja me djegie mbi 80% si dhe djali 10 vjeç me shkallë të tretë të djegies, të cilët po trajtohen në repartet…

Lexo më Shumë

Edhe pse ende ka kohë për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, BDI këtë herë ka shpejtuar para partive tjera për të caktuar kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Express. Pas propozimeve të degëve për kandidatëve në zonat 1 dhe 2, në zonën 5 sipas burimeve të redaksisë tonë, bartës i listës do të jetë Talat Xhaferi, i pasuar nga Ismail Jahovski dhe Shqipe Shaqiri. Xhaferi në ciklet e kaluara zgjedhore ka garuar në zonën 6, i propozuar nga dega e Gostivarit.

Lexo më Shumë

Faton Fazliu nga kabineti i ministrit të kulturës, Hysni Ismaili nga partia Alternativa sot ka reaguar ndaj pres konferencës së Valmir Azirit, sekretar shtetëror në këtë ministri e që është nga radhët e BDI-së, transmeton Almakos. “Përvetësimi i meritave të tjetrit, vetëm sepse nuk ke bërë asgjë vet, kjo nuk është vetëm dobësi, por edhe ligësi. Asaf Ademi dhe Hysni Ismaili bënë historinë e mbështetjes së kulturës shqiptare dhe vendosjen e rendin në jetën kulturore në vend, ndërsa në fund del një Valmir Aziri dhe thotë “i bëra unë”. Kjo më ngjan me atë anekdotën kur e kanë pyetur bretkosën…

Lexo më Shumë

Të mërkurën fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore i cili do të zgjasë deri më 11 mars. Lista Zgjedhore për momentin numëron 1 milion e 817 mijë e 028 votues. Periudha që vjen do të mund të shfrytëzohet edhe nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit, për t’u paraqitur për të votuar në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Nga nesër po ashtu, personat të cilët duan të mbledhin nënshkrime për listë kandidatësh të pavarur për deputetë do të mund të mbledhin nënshkrime edhe në zyra noteriale. “Tani në listën zgjedhore do të gjenden të gjithë qytetarët të cilët në ditën e zgjedhjeve,…

Lexo më Shumë

I është nënshtruar plagëve Hamit Rama, 22-vjeçari nga Haraçina, i cili së bashkë me shokun e tij, Afrim Selimi, u lëndua rëndë pak orë më parë në një aksident të rëndë në afërsi të poliklinikës “Elife” afër restorantit Hollywood në Haraçinë, raporton gazeta KOHA. Motoçikleta në të cilën ishte Hamiti ishte përplasur keq veturën e llojit “Audi”, ndërsa Hamiti dhe Afrimi kishin “fluturuar” disa metra larg, për të përfunduar tek një shtyllën elektrike aty afër. I lënduar rëndë dhe në rrezik për jetën është edhe Afrim Selimi.

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në rrjetin e tij në Facebook. Cakaj theksoi në postim, se ky vendim është në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon. Rrethi konsullor i kësaj qendre do të përfshijë Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resnjën/ rajoni liqeni i Prespës, transmeton lajmi.net. Kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe…

Lexo më Shumë