Author: Hamdi Kumanova

Në komunën e Pustecit dhe zonat kufitare të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut është rritur interesi i popullatës lokale për shtetësinë dhe pasaportën bullgare. Në këtë zonë jeton komunitet i deklaruar si maqedonas, por edhe bullgar, informon INA. Deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, Vasil Sterjovski nga Aleanca Maqedonase për integrime evropiane ka thënë se fundi është rritur interesi për pasaportat bullgare në zonat kufitare. “Nuk ka të rinj në rajonin e Gorës dhe Gollobërdës në Shqipëri, ku jeton pakica maqedonase, të mos ketë qenë në ekskurzion falas njëjavor në Bullgari”, theksoi Sterjovski. Sipas tij, bullgarët po shfrytëzojnë varfërinë e maqedonasve…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshovski dorëzoi sot në Prokurori audio materialet që ndërlidhen me ish kryeministrin Zoran Zaev dhe u shpreh se tani në radhë është Prokuroria, që sipas tij do të ishte mirë që ky institucion të thërret ish kryeministrin Zaev që edhe ai të jep dëshminë e tij. Ndryshe sipas Milloshovskit bëhet fjalë për audio incizim ku dëgjohet zëri i Zaevit, derisa ndikon në gjyqësor dhe Prokurori. “Sot atë që e posedoja si material, transkripte dhe audio incizime të ndërlidhura me ish kryeministrit Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i tij se si bisedon për ndikime në gjyqësor dhe Prokurori, i dorëzova…

Lexo më Shumë

Që nga dita e sotme në kuadër të Ministrisë s Shëndetësisë funksion Grupi i Krizës i cili përbëhet nga epidemiolog dhe ekspert për sëmundje infektive. Grupi në fjalë sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, ka për qëllim menaxhimin e të gjitha informatave dhe aktiviteteve të ndërlidhura me koronavirusin. “Siç njoftuan edhe dje, prej sot në Ministrinë e Shëndetësisë do të funksionoj edhe grupi i krizës i cili do të përbehet nga epidemiolog, ekspert për sëmundje infektive me qëllim menaxhimin e të gjitha informatave dhe aktiviteteve rrjedhëse që ndërlidhen me koronavirusin. Koordinim i të gjitha aktiviteteve me institucionet tjera dhe rekomandimet…

Lexo më Shumë

Samiti i Ballkanit Perëndimor nuk kaloi pa tensione në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në këtë Samit ishte e ftuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ku edhe u diskutuan edhe raportet me Kosovën. Sipas raportimeve në mediet serbe, në këtë Samit kishte tensione dhe pakënaqësi mes Kurtit dhe Bërnabiqit, sa i përket taksës, shkruan lajmi.net. Kjo për shkak të ideve të kundërta mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me taksën. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, edhe…

Lexo më Shumë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut me mbështetjen financiare për përpjekjet  tona  për përmbushjen me sukses të kritereve dhe standardeve të nevojshme për afrimin drejt Bashkimit Evropian, theksoi kryeministri Oliver Spasovski në takimin në Londër me kryetarin e BERZH-it Suma Çakrabati. Në takimin bashkërisht është konstatuar kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm, nga BERZH-i është paralajmëruar qëllimi që të inicojnë nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim për mbështetjen e negociatave për anëtarësimin e shtetit tonë në BE, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar. Në takimin e delegacionit qeveritar në BERZH në Londër…

Lexo më Shumë

LSDM-ja akuzon Mickoskin se urdhrin për të protestuar e ka marrë nga Budapesti. Sipas Socialdemokratëve kjo protestë e opozitës vjen pas dështimit për ta bllokuar Ligjin për Prokurorinë Publike. Erdhi lajmi nga Budapesti: Hristijan Mickoski, përmbaruesi i Nikolla Gruevskit nesër do të protestojë për padrejtësi. Kur panë se nuk kanë sukses që përmes bllokadave, kërcënimeve dhe kushtëzimeve ta ndalojnë në Kuvend Ligjin për Prokurorinë Publike, Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja tani do të protestojnë kundër drejtësisë, përgjegjësisë dhe gjyqësorit të pavarur”-theksoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Lexo më Shumë

Qëllimet kryesore të Kroacisë janë sigurimi i mbështetjes për marrjen e vendimit për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars dhe mbajtjen e Samitit të suksesshëm në Zagreb, deklaroi ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane Gordan Gërliq Radman, vendi i të cilit është kryesues aktiv me BE-në, pas përfundimit të konferencës së sotme në Selanik të titulluar “Nga Selaniku deri në Zagreb”. Në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tubimit, shefin e diplomacisë greke Nikos Dendias, Gërliq Radman theksoi se Kroacia, si vendi i parë i vendeve të përfshira me…

Lexo më Shumë

Ministri i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, sot u takua me ambasadorin francez në vend, Krisitian Timonie me të cilin kanë biseduar për angazhimet e Qeverisë për lirinë e plotë dhe pavarësinë e mediave, veçanërisht në periudhën parazgjedhore. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ambasadori francez ka shfaqur shpresë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe se kjo është mjaft e rëndësishme në vigjilje të paralajmërimeve për lajme të mira për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në. Ambasadori Timonie, shtohet, gjithashtu ka nënvizuar se atmosfera në Paris për…

Lexo më Shumë

Organizata joqeveritare turke për mbrojtjen e të drejtave të njeriut IHH shkollës së mesme Tekstile I ka dhuruar karrige dhe banka të reja për gjashtë klasa. Donacioni është ndarë përmes një ceremonie solemne në këtë shkollë. Drejtoresha e kësaj shkolle Sevdije Mustafai thotë se nuk është hera e parë që marrin doancion nga kjo shoqatë. Ndërkaq Osman Atillaj, nga Shoqata IHH, thotë se janë të kënaqur me këtë bashkëpunim.Sipas tij, vitin e kaluar në këtë shkollë kemi rregullluar dy klasa për nxënësit e drejtimit të dizajnit.Për ne pjesa e arsimit është shumë e rëndësishme, por edhe kjo shkollë sepse krahas…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare Antonio Milloshoski nesër në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dihet t’i dorëzojë regjistrimet që dje i publikoi në konferencën për shtyp lidhur me ish-kryeministrin Zoran Zaev. Milloshoski në konferencë për shtyp e publikoi regjistrimin e dytë audio, në të cilin, siç tha dëgjohet zëri i Zaevit, si ai si kryeministër ka marrë vendime në emër të Gjykatës Supreme dhe të PSP-së dhe se ka qenë në bashkëpunim me ish-prokuroren speciale Katica Janevën për të gjitha vendimet e saj. “Bombën” e parë e Milloshoski e lëshoi gjatë debatit në Komisionin kuvendor…

Lexo më Shumë

Kamera termale me të cilën ndiqet temperatura e pasagjerëve nuk do të vendoset në aeroportin e Ohrit. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sot paralajmëroi se tani me termometra dixhital pa kontakt do të bëhet kontrollimi i pasagjerëve që do vijnë nga vende të ndryshme në aeroportin e Ohrit, përcjell GazetaExpress nga Lajm. Sonte në këtë aeroport mbërrin një aeroplan nga Milano ku autoritetet italiane në atë rajon kanë shpallur karantinë për 11 qytete dhe ku deri tani kanë vdekur 4 persona dhe janë anuluar shumë evenimente kulturore dhe sportive. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër thonë se rregullisht e…

Lexo më Shumë