Kamera termale me të cilën ndiqet temperatura e pasagjerëve nuk do të vendoset në aeroportin e Ohrit. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sot paralajmëroi se tani me termometra dixhital pa kontakt do të bëhet kontrollimi i pasagjerëve që do vijnë nga vende të ndryshme në aeroportin e Ohrit, përcjell GazetaExpress nga Lajm.
Sonte në këtë aeroport mbërrin një aeroplan nga Milano ku autoritetet italiane në atë rajon kanë shpallur karantinë për 11 qytete dhe ku deri tani kanë vdekur 4 persona dhe janë anuluar shumë evenimente kulturore dhe sportive. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër thonë se rregullisht e ndjekin situatën.



