Author: Hamdi Kumanova

Nënkryetari dhe ish gazetari Muhamed Zeqiri, bëhet baba për herë të tretë Bashkëshortja e tij Bisera Jordanovska ka sjellë në jetë vajzën e tyre Dalia Nani Zeqiri Ai këtë gëzim e ndau me miqtë e tij në Facebook duke shkruar: Falemderimet i takojnë Allahut të madherishëm i cili në këtë ditë 24.02.2020 na gëzoi me një vajzë  Në jetë erdhi Dalia Nani Zeqiri 3.280 kg. Falelmderime pafundësisht o Allah i plotëfuqishëm që bënë mrrekulli të këtilla dhe ke gëzuar familjen tonë. Të lutem o Allah që këtë kënaqësi që kemi përjetuar ne sot, ta përjetojnë edhe gjithë ata çifte që…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 22 e 15 mimuta, në rrugën ,,Strasho Pinxhur” në Tetovë, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, e kanë privuar nga liria 18-vjeçarin A.B. nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë, transmeton Flaka Personi në fjalë, është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Jam optimist se BE-ja do t’i plotësojë premtimet e veta dhe shpresoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociata në mars, deklaroi sot ministri slloven i Punëve të Jashtme, Miro Cerar, para fillimit të Konferencës në Selanik kushtuar perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë bërë progres historik me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Maqedonia e Veriut tregoi pjekuri politike, si dhe inkurajim dhe gatishmëri për reforma. Nuk ka dyshim se Maqedonisë së Veriut do t’i miratohet starti i bisedimeve”, potencoi Cerar. Ai vlerësoi se Shqipëria, gjithashtu,…

Lexo më Shumë

Dy gra po luftojnë për jetë në Klinikë pasi dje shpërtheu një bombole gazi në fshatin e Kumanovës, Rramanli, deklaroi drejtori i Qendrës Urgjente, Ilir Hasani në takim me gazetarët, njofton Portalb.mk. “Kanë më shumë se 80% të djegura dhe situata është shumë e rëndë. Janë të kyçur në aparate dhe gjendja e tyre është e pasigurt. Derisa pacienti i tretë ka djegie rreth 40%”, tha Hasani. Deri më tani, kanë ndërruar jetë 4 persona, gjegjësisht 3 fëmijë dhe një 60-vjeçar. Hasani kumtoi se gratë janë në moshë 35-vjeçare dhe 50-vjeçare. Këshilli i Komunës së Kumanovës për sot ka caktuar…

Lexo më Shumë

Ndalimi i importit dhe eksportit të djegies së mbeturinave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi sot. Kjo është në përputhje me ndryshimet e paraqitura në ligjin për administrimin e mbeturinave, i cili u miratua në një procedurë të shkurtuar në Kuvend në Shkup para se të shpërndahej. Me këtë ndalohet importi i mbeturinave të përdorura në vendin tonë si burim energjie. Maqedonia dhe Bullgaria obligohen që nga 24 shkurti lloj të këtillë të mbeturinave nuk do të kalojë nga Bullgaria në vendin tonë, dhe as nga Maqedonia e Veriut për në Bullgari.

Lexo më Shumë

Edhe pas kaq vjedhjeve partia kriminele VMRO-DPMNE është e fundosur në borxhe. Pranuan vetë se kanë borxh të papaguar prej tetë milionë eurove, të bërë në disa vitet e fundit. Kështu qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, ku shtohet se pranimi publik nga ana e një funksionari të lartë të partisë, se ky borxh është bërë kryesisht për qëllime zgjedhore, hap dyshime serioze për punën ilegale të partisë së Hristijan Mickovskit. Sipas LSDM-së, nëse vërtet është kështu atëherë janë shkelur shumë dispozita ligjore. “Raporti i paradokohshëm financiar i VMRO-DPMNE për kandidaten Gordana Siljanovska Davkova është mbyllur me borxh prej 400.000 eurove.…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe përfaqësues tjerë të ASH-së, sot kanë realizuar takim me diasporën shqiptare në Berlin. Gjatë takimit, u fol mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, koalicionimin parazgjedhor mes AlternAtivA-s dhe ASH-së, si dhe mobilizimin maksimal që duhet të jep mërgata shqiptare drejt fitores së 12 prillit.

Lexo më Shumë

Xhamajka deri tani nuk ka marrë asnjë vendim rreth njohjes së Kosovës, shtet të pavarur. Kështu ka bërë të ditur zyrtarisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Xhamajkës është në dijeni për raportimet publike rreth njohjes së Kosovës si shtet i pavarur”, i ka shkruar Klan Kosovës, Njësia për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Mediale e MPJTJ-së së Xhamajkës. “Çështjet si këto janë në shqyrtim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Megjithatë, tani për tani, Xhamajka nuk ka marrë asnjë vendim rreth çështjes”,…

Lexo më Shumë

Në një konferencë për shtyp në selinë e partisë deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski sot transmetoi një bisedë në të cilën, siç tha ai, dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Zoran Zaev. Milloshoski tha se regjistrimet tregojnë se ai (Zaev) kishte marrë vendime në emër të Gjykatës Supreme dhe PSP-së dhe kishte qenë në komunikim me ish-prokuroren Katica Janeva për të gjitha vendimet e saj, njofton Portalb.mk. Milloshoski e transmetoi të ashtuquajturën bombë, së bashku me transkriptin e bisedës, të cilën si tha e ka pranuar nga një fishkëllyes. “Zaev si kryeministër në prani të njerëzve të tjerë jep një deklaratë të…

Lexo më Shumë

Me 50 denarë qytetarët mund të udhëtojnë në një drejtim me autobusët e transportit publik. Javën që lamë pas, NQP Shkup lëshoi në përdorim biletat njëdrejtimëshe të cilat mund të blihen në shitoret e NQP-së por edhe nëvetë autobusët. Ky çmim sipas qytetarëve të anketuar nga TVM2 është i lartë. Standardi jetësor është i ulët, andaj edhe ky çmim nuk është i volitshëm, thonë qytetarët. Madje ato më me levërdi e shohim udhëtimin me taksi, se sa me autobusë. “50 denarë për një drejtim shumë është. Me rrogat tona shumë është”… “Shtrenjtë është, kush hyp? Askush. 50 denarë me taksi…

Lexo më Shumë

Veting për deputetët e ardhshëm, ministra, zv/ministra, drejtorë dhe funksionarët tjerë shtetërorë paralajmëruan nga selia e partisë BDI. Sipas tyre verifikimi i kandidatëve në këtë fazë është mekanizmi i vetëm përmes të cilit mund të zgjidhen kandidatët më të mirë. Zv/kryeministri Bujar Osmani sot paralajmëroi se partia e tij, BDI, ka realizuar veting të brendshëm dhe sipas të cilit dhjetëra aplikacione për anëtarësim në BDI janë refuzuar, sepse nuk i kanë plotësuar kushtet, njofton Klan Kosova. Verifikimi sipas Osmanit do të thotë përputhje me vlerat e partisë, dhe kjo do të thotë që kandidatët para se gjithash të kenë integritet…

Lexo më Shumë

Tre fëmijë nga dy motra kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm gjatë shpërthimit të bombolës së gazit në familjen Alimi, në fshatin Rramanli. Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë, në mbrëmje kanë ardhur mysafir tek prindërit e tyre. Mëngjesin përderisa kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ka ardhur deri tek shpërthimi, pas të cilit, tre fëmijët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, ndërsa edhe shtatë anëtarët tjerë kaun përfunduar me lëndime. “Në orën 10 kemi dëgjuar shpërthim të fuqishëm. Diçka…

Lexo më Shumë