Author: Hamdi Kumanova

Ditë më parë, në emisionin “Pastel” në TV 21, i ftuar ka qenë anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s dhe njëherazi edhe drejtori i parë i Qendrës Kulturore në Kërçovë, Mazllam Osmani. Me këtë rast ai ka deklaruar: “Qëllimi jonë ka qenë të punësojmë shqiptarë në Qendrën Kulturore në Kërçovë, ndërsa – përveç kësaj – i kemi rritur edhe aktivitetet kulturore në qytetin tonë”.

Lexo më Shumë

Qytetarët nëse nuk kanë nevojë urgjente, t’i anulojnë udhëtimet në rajonin e Italisë Veriore, apeloi këtë pasdite ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas rasteve më të reja të të sëmurëve nga koronavirusi në Itali. “Sot ishim në kontakt intensiv me konsullin tonë në Venecia. Për momentin nuk ka të dhëna se kemi të sëmurë ose nën vëzhgim qytetarë tanë në Itali. Ne e lutëm konsullin nëse ekziston mekanizëm ai të njoftohet menjëherë nëse ndonjë grup i qytetarëve tanë dëshiron të kthehet në vendin tonë dhe në këtë mënyrë do të kemi informata shtesë ku dhe kur do të paraqiten ato…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për nesër ka bërë thirrje për protestë, nga ku do të kërkohet përgjegjësi nga siç u shpreh ai “koka e oktapodit”. Sipas paralajmërimeve të Mickoskit, protesta do të filloj në ora 18:00 para Prokurorisë dhe do të vazhdoj deri tek Gjykata Supreme. “I ftoj të na bashkëngjiten të gjithë qytetarët, nga të gjitha bashkësitë dhe përcaktimet. Kjo nuk është protestë vetëm e VMRO-DPMNE-së, por e të gjithë qytetarëve të cilët e dinë se frenuesi kryesor është Zaevi. Protestë nga ku do të kërkojmë përgjegjësi për padrejtësitë dhe se fajtor është Zaevi! Përgjegjësi për kokën e…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi sot se projektet infrastrukturore janë nga rëndësia kyçe për zhvillimin e rajonit dhe theksoi se lidhja rrugore, hekurudhore dhe e gazit janë nga rëndësia e veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell GazetaExpress nga Medial. “Për Maqedoninë e Veriut janë të rëndësishme projektet infrastrukturore, siç është Korridori 8 i cili është pjesë e korridorit panevropian. Korridori 8 do ta lidhte lindjen dhe perëndimin dhe ky është një prej projekteve strategjike të vendit tonë. Nuk ekziston pjesë e atij korridori, i cili e përfshin edhe komunikacionin hekurudhor dhe të cilin ne nuk do…

Lexo më Shumë

Ligji për fuqinë punëtore të kualifikuar në Gjermani pritet të hyjë në fuqi që nga 1 marsi. Ky Ligj rregullon në detaje ardhjen e të huajve jashtë Bashkimit Evropian për punë në Gjermani. Sigma Doors Në bazë të këtij ligji, për herë të parë në Gjermani mund të shkosh edhe me një vizë gjashtëmujore në mënyrë që të kërkosh punë duke i hequr personalisht shpenzimet gjatë kësaj periudhe. Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon…

Lexo më Shumë

Me një minutë heshtje, Këshilltarët e Kuvendit komunal të Kumanovës, njëzëri shpallën ditë zie të martën, në nder të viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti i djeshëm në Ramanli të Kumanovës, ku katër persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar. Kryetari i Komunës, Maksim Dimizrievski, në hapjen e seancës shprehi ngushëllime për familjet që pësuan në këtë tragjedi dhe tha se Komuna do të jetë në mbështetje të tyre në çdo formë dhe mundësi. “Kumanova sot është bashkë me familjet Alimi dhe Sakipi. Hetimet duhet të zbardhin arsyet e tragjedisë dhe të dalin me informata të sakta. Shfrytëzoj…

Lexo më Shumë

Mbi karrigën ku ulej Suejla Bajrami nga fshati Vishticë, shokët e shoqet e saj të klasës sot vendosën lule. Fotografia e 12 vjeçares, e cila u shua dje në tragjedinë që ndodhi në Rramanli të Kumanovës, ka mërzitur gjithë nxënësit dhe kolektivin e shkollës fillore “Kultura” në fshatin Mateç të Likovës. E, shoqja e bankës sot nuk ka mundur të vijë në shkollë, për shkak të mërzisë. Pikëllimi i kishte kapluar të gjithë.Kujdestari i klasës VII-3, Kujtim Qazimi e ka shumë të vështirë të hyjë në klasë. Ai e di se Suejla nuk do jetë më aty. Arsimtari, rrëfen se…

Lexo më Shumë

Të nderuara media, gazetar dhe ju qytetarë. Me që po afrohet 12 prilli, si duket BDI veç më e ka nuhatur humbjen që do ta pësojë, andaj dhe po vazhdon me praktikën e saj për punësime partiake për fushata parazgjedhore. Me vite kemi qenë dëshmitar të presionit që BDI bën ndaj administratorëve, sepse për ta nëpunësit shtetërorë janë veç vota dhe asgjë më tepër. Fatkeqësisht gjendja ekonomike dhe nevoja për punë bën që kjo fuqi punëtore të keqpërdoret dhe të manipulohet, e të përdoret si mjet për sigurimin e votave. Përqindja reale e administratorëve shqiptar është larg përqindjes që e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme, në përputhje me informacionin e marrë nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Venecia – Itali, informon se deri më tani nuk ka asnjë informacion për qytetarët tanë që janë me coronavirus. Sipas informacioneve të fundit, janë konfirmuar 159 raste të personave të infektuar me coronavirus. Ministria e Punëve të Jashtme përmes ambasadës në Romë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Venecia monitoron rregullisht situatën e shtetasve të Maqedonisë në rajon dhe komunikon me autoritetet italiane kompetente në lidhje me masat e marra për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Ministria e Punëve…

Lexo më Shumë

Blerta Pocesta, e akuzuar për vrasjen e prindërve dhe motrës së saj në vitin 2018, në Dibër, më 13 mars pritet të paraqitet si dëshmitar në rastin “Pino”. Prokurorja e cila e përfaqëson lëndën gjyqësore për vrasjen e të riut Pino Sekondo, Lidija Raiçeviq, në seancën e sotme para Trupi gjykues të kryesuar nga gjykatësja Lenka Davidkovska, tha se dëshmitarja Pocesta, (e cila vuan masën e paraburgimit në burgun e Shutkës) është intervistuar në prokurori dhe ajo para gjykatës do të rrëfehet për atë se çfarë ka dëgjuar dhe di për këtë ngjarje, shkruan gazeta KOHA. Pala mbrojtës e të…

Lexo më Shumë

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare do të jetë nga e mërkura kur nën ndikimin e valës së lagësht nga fundi i ditës dhe të enjten do të ketë vranësira me reshje të shiut, ndërsa në malet dhe në disa vende më të larta borë. Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, të mërkurën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa të enjten nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e ditës dukshëm do të zvogëlohet, nga 20 gradë të parashikuara për të mërkurën, në 13 gjegjësisht 14 gradë. Temperatura minimale të enjten dhe të premten…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut ka filluar me përforcimin e masave për parandalimin dhe trajtimin nga koronavirus. Kjo për shkak të gjendjes së re, të krijuar lidhur me virusin dhe përhapjen e tij në Itali, rrespektivisht Lombardi, Veneto. Në mëngjes, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe realizoi takim me anëtarët e Komisionit për sëmundje transmetuese në të cilën u konstatua se niveli përgatitor për parandalim është rritur. Komisioni ka sjellë masa të sforcuara preventive për të parandaluar dhe trajtuar të prekur eventual nga koronavirus, të cilët në mënyrë shtesë do të koordinohen edhe në mbledhjen e cila është caktuar për sot…

Lexo më Shumë