Kriza e pasaportave nuk do të përfundoj në ditën që arrijnë 100 mijë ekzemplarët nga Gjermania. Lista e pritjes së mbi 20 mijë qytetarëve, do të jetë sfidë e re për t’i marrë këto dokumente të udhëtimit. Kjo listë edhe për një muaj pritet të rritet, përderisa rezervat janë kah fundi. Qytetarëve iu ka humbur durimi. Disa thonë se përveç rasteve me prioritet, kanë edhe dëme financiare. “Po kemi krizë të pasaportave dhe kjo është e tepërt çfarë i bëhet qytetarëve. Eja këtu – shko atje, sjelli dokumentet të fotografohesh tash të mos ketë dokumente kurse kemi nevojë të udhëtojmë.…
Author: Hamdi Kumanova
Sot, kisha kënaqësinë të pres për vizitë, ish Kryeministrin e Kosovës, njëherit dhe mikun tim z.Ramush Haradinaj. Në një takim krejt joformal dhe miqësorë, me të cilin vizituam Çarshinë e Vjetër të Shkupit, si një ndër pjesët më tradicionale dhe vendin i cili reflekton pasurinë tonë kulturore e turistike. Vizituam bashkë edhe Sheshin Skëndërbeu, qëndruam për ca momente para MOZAIKUT, në të cilin i gjejmë të gravuara personalitetet më të shquara të kombit. Në mesin e tyre edhe komandant Luan Haradinaj. Me emocion dhe krenari, si sot qëndrojmë gjithmonë të përulur para veprës së tyre të madhe kombëtare!
Është koha e fundit që të merret vendim për fillimin e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut. Metodologjia e re e thjeshtëson dhe e bën procesin më transparent, jo më kompleks. Qytetarët e vendeve kandidate si dhe qytetarët e BE-së, duhet ta ndjejnë përfitimin nga zgjerimi më shpejtë dhe më konkretisht dhe mendoj se metodologjia e re arriti ta bëjë këtë, shprehet në intervistën për MEDIAL-n, Daçijan Çollosh, lider i grupit politik Rindërtim i Evropës në Parlamentin Evropian. – Grupi Rindërtim i Evropës ishte në radhët e para në të menduarit për revidimin e metodologjisë së bisedimeve për aderim në…
Rruga rajonale që përshkon Parkun Kombëtar Galiçicë drejt Rajonit të Prespës që është e njohur nga turistët, mbeti e mbyllur këtë dimër. Edhe pse prej tij shihet njëri nga peizazhet më mbresëlënëse në Ballkan, përkatësisht në të njëjtën kohë shihet Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, rruga malore nuk mund të përdoret. Nga Parku Kombëtar Galiçicë thonë se kanë kërkuar nga Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore për ta mirëmbajtur atë, por institucionet nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ekzistojnë dy gjëra kryesore për ne – të pastrohet rruga nga degët dhe drunjtë që rriten përgjatë rrugës dhe së dyti…
U vendos për argëtimin e qytetarëve, por pika e patinazhit në Tetovë asnjëherë nuk u fut në funksion. Defekti teknik i shkaktuar në natën e ndërrimit të viteve, pra më 31 dhjetor nuk është sajuar akoma. Banorët kërkojnë ose lëshimin në përdorim, ose largimin e menjëhershëm të patinazhit nga sheshi i Tetovës, sepse pengon kalimtarët, por edhe fëmijët që bashkë me prindërit e tyre, dalim për argëtim në këtë shesh. “Po kjo pengon shumë, nuk e di përse e kanë lënë kaq gjatë. Kjo nuk funksionon momentalisht dhe duhet me e largu këtë. Fëmijët duam më tepër hapësirë të lëvizin…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se katër nga të lënduarit në tragjedinë në Rramanli janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Ai ka theksuar se në mëngjes janë shtruar në spital shtatë pacient. “Janë pranuar gjithsej shtatë pacientë me djegie. Katër prej tyre kanë djegie të shkallës së lartë dhe janë në rrezik për jetën. Katër janë vendosur këtu në Qendrën Klinikën ndërsa tre në Spitalin e vjetër të qytetit. Nga katër të shtrirët këtu në Qendrën Klinike, dy ndodhen në Klinikën për Kirurgji plastike ata janë dy burra të moshës 60 vjeçare. Dhe…
LSDM krijon shoqëri të drejtë, e cila me të vërtetë e zvogëlon pabarazinë sociale mes qytetarëve. Njejtë kujdesemi për jetë dinjitoze të qytetarëve të moshuar, të cilët e kanë ndërtuar shtetin dhe kanë investuar në përparimin e shtetit. Mbi 320.000 pensionistë morën rritje me pensionin e janarit prej 722 denarë. Deri në fund të vitit 2020 pensionet do të rriten gjithsej për 900 denarë. Tani pensioni mesatar arrin 15.500 denarë, për tre vjet është rritur për 1.746 denarë. Vendosëm edhe pension social, të cilën tani për tani e shfrytëzojnë mbi 4.200 persona, të cilët nuk kanë të drejtë të pensionit…
Në audio incizimet kam komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për mos procedim të rasteve të PSP-së pas qershorit 2017, situatë ku rastet do të ishin rrëzuar nëse Ligji i Prokurorisë Publike nuk do të ishte miratuar, thotë kreu i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev në lidhje me publikimet e audio incizimeve nga deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski. Në një intervistë për “Press 24”, ai vëren se incizimet janë marrë me siguri në njërën nga takimet e mbajtura gjatë negociatave me grupin e deputetëve të cilët ishin larguar nga VMRO-ja. “Bisedat e paautorizuar janë incizuar nga disa prej pjesëmarrësve ndërsa…
Shpër thimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës ku mori jetën e tre fëmijëve dhe 6 të lënduarëve të tjerë, drejtori i QEK Ilir Hasani tregon për gjendjen e të plagosurve që kanë arritur në spital. “Sot rreth orës 11:20 në QEK, janë sjellë 4 te paciente të moshës nga 30-54 vjec, të lënduar si pasojë e shpër thimit të bombolës së gazit. Pacientët janë kryesisht me lëndime nga djegia, dhe atë te grades së 3 dhe 4 të djegies, 2 nga të lënduarit që gjenden në gjendje kritike jane shtruar pranë njësisë per mjekim intenziv, ndërsa dy…
Shkruan: Hava Tahiri Lidhja e tyre fillon nga pika 0 nga mosnjohja mirë e njëri tjetrit dhe jo vetëm. Shpesh, koha , durimi dhe sprovat i bashkojnë drejtë qëllimeve të përbashkëta nga ajo që u nisën për të thurur një Marveshje. Para fillimit të pikës 0 secili prej tyre kishte lirinë dhe dëshirat e ndryshme që plasonin në familje e shoqëri. Po e marrim një shembull për të treguar më saktë se cfarë dhe si ndhodh luhajtja e rrugës për të cilën jan nis që të dy. Gjithcka fillon nga adhurimi. Në një moment jemi të lirë për kë kryer…
Kryetari i partisë, Alternativa, Afrim Gashi përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur dhimbjen e tij me tragjedinë e sotme që ndodhi në fshatin Rrahmanli të Kumanovës, ku në një aksident me bombolë gazi ndërruan jetë tre fëmijë, shkruan Almakos. “Sot Kumanova ka zbardhur e ngrysur. Në fshatin Rramanli nuk do të dëgjohen më zërat e ëmbël të tre vogëlushve që humbën jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Ndjehem thellësisht i prekur nga kjo tragjedi e rëndë dhe lutem që Zoti t’i forcojë familjarët që ta përballojnë dhembjen e humbjes së tre ëngjëjve.”, shkroi Afrim Gashi./Almakos/
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës, në orën 14:00 do t’i viziotojë të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ramanli, të cilët janë të hospitalizuar në KARIL. Pas vizitës, ministri Filipçe ka paraparë që të japë deklaratë në hyrje të Qendrës Urgjente. Kujtojmë nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ramanli të lënduar kanë mbetur gjashtë persona kurse tre fëmijë kanë vdekur.

