Një fëmijë i moshës adoleshente është therë para një lokali në Saraj, njoftoi MPB. Me plagën e marë ai është derguar mbrëmë në spitalin 8 Shtatori, ku i është ofruar ndihmë, transmeton Gazeta Lajm. Sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 e 30 minuta në rrugën 2 në Saraj, ku 16 vjeçari është sulmuar nda tre persona tjerë.
Author: Hamdi Kumanova
Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut, sot kanë realizuar dy aksione në Shkup dhe Tetovë, kundër shitjes joligjore të cigareve, duhanit të prerë dhe prodhime tjera nga duhani. Qëllimi i aksionit, kumtuan nga Drejtoria e doganave, ka qenë kontrolli dhe konfiskimi i prodhimeve, të cilat ilegalisht po shiten dhe paraqesin prodhime të akcizës. “Dy aksionet paralelisht u realizuan në Shkup dhe Tetovë, me ç’rast në territorin e Komunës së Tetovës personat zyrtarë gjatë kryerjes së bastisjes janë sulmuar nga ana e disa njerëzve, të cilët janë të njohur për policinë…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e cilësoi si të pavërtetë vlerësimin e zëvendësministres së brendshme Sllavjanka Petrovska e cila tha se autoritetet italiane kanë reaguar te ministri i brendshëm Naqe Çulev për nxjerrjen e informatave në opinion për aksionin në fshatin Krushopek. Ky është aksion që ndodhi pas tre vjetëve moratorium me kriminalitetin dhe kokainën në shtet, tha Mickoski. Nëse i pyesni aleatët tanë në Itali, do merrni përgjigje ndryshe nga ajo që tha zëvendësja për “360 Gradë”. Pas 12 prillit do ketë mundësi Petrovska dhe të tjerët që paralelisht gjatë zhvillimit të aksionit luteshin që ai të mos ketë…
Kalaja e Tetovës, një nga monumentet me rëndësi të veçantë kulturore e historike për rajonin e Pollogut dhe më gjerë vazhdon të mbetet e braktisur nga institucionet që duhet të kujdesen për mirëmbajtjen e saj. Pa ndriçim, me mure të rrënuara, pa infrastrukturë adekuate ajo është shndërruar në një deponi ku vizitorët e vetëm janë qentë endacakë, që rrezikojnë jetën e atyre pak njerëzve që marrin guximin të futen në brendësinë e saj. Sikur edhe në të kaluarën, edhe tani institucionet ankohen për mungesë fondesh duke ia hedhur fajin njëra tjetrës, por e vërteta është të njëjtave u mungojnë edhe…
Djali e therr nënën e tij me thikë dhe më pas e djeg. Kjo ka ndodhur mbrëmë në Kisella Vodë të Shkupit. Një 88 vjeçare ka marrë plagë të rënda trupore pasi djali i saj e ka goditur me thikë dhe më pas trupin e saj e ka djegur. Policia e ka arrestuar 47 vjeçarin V.S. nga Shkupi dhe bënë të ditur se personi në fjalë ka probleme psiqike shëndetësore. Ndërkaq, në kumtesë qëndron se zjarrin që e ka shkaktuar djali, më pas e kanë shuar fqinjët. Me veturë të ndihmës së shpejtë e ndjera dërgohet në kompleksion “Nënë Tereza”…
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela mbrëmë ka vijuar takimet me qytetarët e Tetovës duke bashkëbiseduar për aktualitetet politike por edhe për ofertën zgjedhore të ASH për zgjedhjet e 12 Prillit. Ai ka folur edhe për statusin e pazgjidhur të ish ushtareve të UÇK-së të cilët sipas tij janë kontribuuesit më të mëdhenjtë të Marrëveshjes së Ohrit, ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut ne NATO. Ziadin Sela tha se me që Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Preambulës, dhe Marrëveshja e Ohrit pjesë e Kushtetutës, është e pamundur që më meritorët e këtyre ndryshimeve siç janë ushtarët e UÇK-së,…
Në mesnatë skadoi afati për dorëzim të çmimoreve për reklamim të paguar politik të mediumeve për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill të vitit 2020. Mediat e shtypura dhe portalet e internetit ishin të obliguara çmimoret t’i dërgojnë te KSHZ, Enti shtetëror për revizion (ESHR) dhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) ndërsa televizionet dhe radiot te ASHMAA, KSHZ, ESHR dhe KSHPK. Anëtari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Janaqe Vitanoski në seancën e sotme të 58-të informon se pothuajse të gjitha mediumet, mediat e shtypit dhe portalet e kanë përmbushuar afatin dhe i…
Investimi në ekologji dhe energjetikë nënkupton investime në shëndetin e të gjithëve dhe të ardhmen për të gjithë. Për fat të keq kemi ngecje të kompletuar tre vite të plota. Kemi mposhtje në vend të fitoreve, kemi ngecje në projekte, në vend të realizimit. Premtuan ajër të pastër, ndërsa u bëmë shteti me ajër më të ndotur në botë. Premtuan gazifikim morëm zero realizim. Hidroakumulime të zbrazëta, humbje dhe riparime të shtrenjta për më shumë para në firmat e afërta me pushtetin. Ajri i ndotur na e merr shëndetin, të ardhmen tonë. Pushteti tregton me atë që është më i…
Një 57 vjeçari nga Tetova dy ditë më parë është arrestuar nga nga policia e Tetovës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi bashkëshortja e tij 50 vjeçare e ka paraqitur në SPB Tetovë për keqtrajtim, raporton TV21, përcjell Gazeta Express. 57 vjeçari përpos keqtrajtimit fizik, bashkëshorten e ka kërcënuar me jetë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është mbajtur në stacionin policorë Tetovë deri në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
VMRO-DPMNE do të gënjejnë çdo ditë sepse vetëm gënjeshtrat u kanë mbetur. Nuk mundën të gjejnë kurrfarë vërejtje në procedurë. Nuk mundeshin të thonë se është në katër sy. Nuk mundeshin të fshehin se ka pasur konkurrencë dhe ankand. Nuk mundeshin të sqarojnë pse 11 vjet e kanë lënë pas dore Armatën pa asnjë makinë inxhinierike. Dhe megjithatë ata morën një përgënjeshtrim të drejtpërdrejtë se makina e blerë aspak nuk është e njëjtë si ajo me të cilën e krahasojnë. Tre ditë do t’ua përsërisim – bëhet fjalë makinë të ndryshme. Krahasoni të pakrahasueshme që ta mbuloni paaftësinë tuaj. Nëse…
Në seancën e sotme, Komisioni Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ) hodhi poshtë kërkesën e paraqitur për dhënien e mendimit nga ministri teknik i brendshëm Naqe Çulev për anulimin e vendimit të qeverisë për emërimin e kreut të ri në SPB Tetovë dhe tha se kjo është përgjegjësi e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Kërkesa e Çulev i referohet vlerësimit të KSHZ-së për ligjshmërinë e një akti në lidhje me anulimin e vendimit për të emëruar Goce Jankuloskin si kryetar i SPB Tetovë për të cilën KSHZ nuk ka autoritet ligjor për të vepruar. Në seancë u deklarua se kërkesa të tilla…
Kreu i partisë opozitare VMRO-DPME, Hristian Mickoski tha se VMRO-ja është dhe do të mbetet partia e vetme maqedonase që ka mbrojtur dhe do të vazhdojë t’i mbrojë interesat e qytetarëve. Ai tha se nga Zaevi pritet të flasë gjithçka para 12 prillit, mirëpo Mickoski tha se kjo për VMRO-në nuk është ndonjë çudi. Mickoski nga ana tjetër tha se po bisedohet me të gjitha partitë edhe ato shqiptare për të arritur ndonjë koalicion të mundshëm me to. Mickoski tha se Lëvizja Besa duhet të jetë e kujdesshme kur bisedon me LSDM-në sepse sipas tij, Zaev një herë e ka…

