Investimi në ekologji dhe energjetikë nënkupton investime në shëndetin e të gjithëve dhe të ardhmen për të gjithë.
Për fat të keq kemi ngecje të kompletuar tre vite të plota. Kemi mposhtje në vend të fitoreve, kemi ngecje në projekte, në vend të realizimit.
Premtuan ajër të pastër, ndërsa u bëmë shteti me ajër më të ndotur në botë. Premtuan gazifikim morëm zero realizim. Hidroakumulime të zbrazëta, humbje dhe riparime të shtrenjta për më shumë para në firmat e afërta me pushtetin. Ajri i ndotur na e merr shëndetin, të ardhmen tonë. Pushteti tregton me atë që është më i shtrenjtë për çdo person. Ndërsa, kjo vazhdon të sjellë mposhtje të vendit.
Punët duhet të ndryshohen, duhet të investohet në shëndetin, por edhe në energjetikë, kjo është e ardhmja jonë.
Për atë sot do ta prezantoj rindërtimin drejt të cilit obligohemi në energjetikë dhe ekologji. Kuptohet këto janë një pjesë e projekteve dhe politikave të cilat Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do t’i udhëheqë. Më detajisht do të tregoj në programin i cili do të jetë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Obligohemi në rindërtim e cila nënkupton rindërtim energjetik të shtëpive të qytetarëve. Përkatësisht mundësim që çdo familje të bëhet me fasadë të re me ç’rast gjysmën e shpenzimeve do t’i mbulojë shteti. Gjendja faktike tregon se shumë nga shtëpitë e qytetarëve janë joefikase në mënyrë energjetike, ose aspak nuk kanë fasadë . Për atë rindërtimi i tyre kushton. Për atë obligohem që Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të financojë gjysmën e shpenzimeve për ndërtim të fasadës së re energjetike. Me këtë masë do të zvogëlohet shfrytëzimi joproduktiv i energjisë, ndërsa kjo do të kontribuojë për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Obligohemi në rindërtim i cili do të sjellë gazifikim të tërësishëm të Maqedonisë. Gazifikimi i cili tashmë tërësisht ka ngecur tërësisht do ta përfundojmë.
Obligohemi në rindërtimin e sigurimit të gazit natyror për çdo shtëpi, rindërtimin e lidhjes falas të gazit në çdo shtëpi, do të rindërtojmë nënkuptohet investime në burimet e ripërtërira të energjisë. Do të gazifikojmë qendrat mjekësore, qendrat klinike në Shkup dhe spitalet në Gostivar, Tetovë, Prilep, Manastir dhe Kumanovë, do ta bëjmë modernizimin e tërësishëm të REK Bitola. Do të themelojmë ministri të re për energjetikë dhe lëndë të para minerale do të realizojmë më shumë projekte të gjelbërimit.
Të nderuar këto janë vetëm një pjesë e projekteve kapitale dhe politika për ekologji dhe energjetikë ndërsa edhe shumë të tjera do të jenë pjesë e programit tonë.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së



