Në mesnatë skadoi afati për dorëzim të çmimoreve për reklamim të paguar politik të mediumeve për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill të vitit 2020.
Mediat e shtypura dhe portalet e internetit ishin të obliguara çmimoret t’i dërgojnë te KSHZ, Enti shtetëror për revizion (ESHR) dhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) ndërsa televizionet dhe radiot te ASHMAA, KSHZ, ESHR dhe KSHPK.
Anëtari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Janaqe Vitanoski në seancën e sotme të 58-të informon se pothuajse të gjitha mediumet, mediat e shtypit dhe portalet e kanë përmbushuar afatin dhe i kanë dorëzuar çmimoret e tyre.
“Përfundoi afati deri mbrëmë në orën 24, dhe të gjitha mediumet, portalet, mediat e shkruara i dorëzuan çmimoret e tyre sipas vendimit që e solli KSHZ për konfirmim të çmimit mesatar të arritur në pesë ciklet e fundit, ndërsa ato janë 1,83 euro për një sekondë për mediumet dhe 0,66 euro për një sekondë për radio. Të gjithë ato janë te ne në përpunim sot dhe KSHZ të hënën do ta publikojë regjistrin e të gjitha mediave të paraqitura, për të cilin jemi të obliguar ta bëjmë. Ata që kanë hyrë në regjistër dhe kush do të dorëzojë çmimore të regullta, do t’i theksojmë dhe do t’i dorëzojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, përkatësisht te partitë politike”, tha Vitanoski.
Sqaroi se në bazë të këtij regjistri dhe kësaj çmimore do të paguhet reklama politike e paguar nga partitë politike, ndërsa nga mjetet e buxhetit të cilat do të arrijnë dy euro për votues të regjistruar ose rreth 3.600.000 euro do të paguhen mjetet nga buxheti i shtetit.
“Do të na i dorëzojnë në KSHZ, ndërsa ne në bazë të dokumenteve që i kemi dhe këtij regjistri dhe çmimore do të paguhen në afatin e përcaktuar me ligj”, tha Vitanoski.
Në pyetjen e gazetarëve se çka do të ndërmarrë KSHZ për mbrojtje të zgjedhjeve, nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu deklaroi se me ligj ka Kodeks për zgjedhje korrekte i cili do të nënshkruhet nga partitë politike, ndërsa mediat për atë plotësisht do të informohen.
“Planifikojmë edhe njëherë t’u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të cilat do të dorëzojnë lista për deputetë për zgjedhjet parlamentare të japin deklarata se deri në fund zgjedhjet do të jenë korrekte dhe demokratike të organizuara si nga ana jonë ashtu edhe nga ana e tyre”, tha Shehu.
Nga KSHZ apelojnë sepse shfrytëzohen mjetet buxhetore, mjetet e qytetarëve, programet dhe fushatat e partive politike të mos jenë të zeza por, siç thonë, të jenë projekte në interes të qytetarëve dhe të japin një hap përpara drejt NATO-s dhe BE-së. Nga KSHZ informojnë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat, do të ndikojnë me punën e tyre, t’u bëjnë thirrje dhe t’i kahëzojnë të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e respektimit të rreptë të të gjitha dispozitave të lidhura me fushatën sipas Kodit zgjedhor.



