Author: Hamdi Kumanova

Seksioni në Tetovë i Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtje dhe Mbrojtje të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale (Makedonija Pat) po kryen zëvendësim të një pjese të rrethojës, si dhe po pastron vegjetacionin e madh dhe mbeturina përgjatë autostradës Shkup-Tetovë-Gostivar. Në pjeësn e cila është nën juridiksion të seksionit të Tetovës, nga Saraji deri në Zherovjan do të zëvendësohet ose riparohet teli i rrethojës 6.000 metra i gjatë. “Deri tani kemi ndërruar tela nga rrethoja në përgjithësi prej 800 metrash. Puna për zëvendësimin ose riparimin do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, si dhe në verë derisa të instalohet pjesa tjetër. Pjesa më…

Lexo më Shumë

Ministri pa resor i obliguar për investime vendore, Hisen Xhemaili së bashku me sekretar shtetëror sot vizituan disa fshatra të komunës së Zhelinës. Ai tha se qeveria në të ardhmen do të bëjë çmos që të rikthehet besimi tek puna në fshat. “Bashkëbiseduam dhe dëgjuam me vëmendje shqetësimet e banorëve të Komunës së Zhelinës. Diskutuam së bashku lidhur me shqetësimet e mëdha të jetës së përditshme, dhe me vështirësitë që kanë familjet e kësaj zone. Kthimi i besimit tek puna në fshat, si një mundësi për të jetuar në mirëqenie e cila sot duket një utopi, por që në fakt…

Lexo më Shumë

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut, sot kanë realizuar dy aksione në Shkup dhe Tetovë, kundër shitjes joligjore të cigareve, duhanit të prerë dhe prodhime tjera nga duhani. Qëllimi i aksionit, kumtuan nga Drejtoria e doganave, ka qenë kontrolli dhe konfiskimi i prodhimeve, të cilat ilegalisht po shiten dhe paraqesin prodhime të akcizës. “Dy aksionet paralelisht u realizuan në Shkup dhe Tetovë, me ç’rast në territorin e Komunës së Tetovës personat zyrtarë gjatë kryerjes së bastisjes janë sulmuar nga ana e disa njerëzve, të cilët janë të njohur për policinë…

Lexo më Shumë

Shkolla fillore “Aleksandar Makedonski” në bashkëpunim me Këshillin prindëror mori vendim për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë gjatë kohës së mësimit. “Për këtë qëllim, shkolla është furnizuar me dollapë, ku do të vendosen telefonat dhe nxënësit do të mund me më shumë kujdes të ndjekin mesimin. Mësimi pa telefona celularë do të mundësojë të ngritët niveli i procesit arsimor. I nxisim edhe shkollat tjera të komunës të aplikojnë këtë praktikë”, kumtojnë nga Komuna Aerodrom.

Lexo më Shumë

Kanë mbërritur dy shtetasit kinez të cilët punojnë në Maqedoni. Testimet e para të cilat I kanë bërë ekipet e epidemiologëve kanë treguar se nuk kanë shenja që tregojnë se personat janë me virus. Para se të vijnë në Maqedoni, ata kanë qëndruar në vetë izolim për dy javë në shtëpitë e tyre të cilat ndodhen 1000 km larg Vuhanit, vatrës së virusit vdekjeprurës. Me rekomandim të autoriteteve kompetente, tani ata i janë nënshtruar një vetëizolimi tjetër dy javor në Kërçovë. Derisa paraqiten shenja të virusit të njejtit do të hospitalizohen në Klinikën Infektive në Shkup. Gjatë javës së ardhshme…

Lexo më Shumë

“NJË SHTET PËR TË GJITHË” (deklaratë politike e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA”) Po bëhen gati tridhjetë vjet që Maqedonia e Veriut, si shtet i pavarur, nuk ka arritur të bëhet shtet i barabartë dhe i drejtë për të gjithë qytetarët e saj. Në vend të kohezionit brendashoqëror, shteti vazhdon të kultivojë diskriminim strukturor ndaj shqiptarëve dhe disa bashkësive të tjera, duke i kufizuar mundësitë e barabarta dhe duke ushqyer pabarazinë në të gjitha fushat e jetës publike. Për fat të keq, pjesa dërrmuese e shqiptarëve vazhdojnë të ndjehen të diskriminuar për shkak të përkatësisë së tyre etnike, kjo…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski sot porositi se pas zgjedhjeve janë të mundshme bisedime për koalicion me të gjitha partitë politike, por sipas parimit “program me program”, të cilin, siç tha, nuk planifikojnë ta ndryshojnë. “Jeta nuk është lojë, në jetë ka parime të cilat nëse njëheri shkelen atëherë më nuk janë parime. Dhe në emër të kësaj mund t’ju them se politikat që i zhvillon VMRO-DPMNE-ja bazohen në parime dhe pasi ky parim njëherë është shkelur në një intervistë në TV më kemi thënë se koalicioni i ardhshëm do të jetë në bazë të ‘program me program’ dhe…

Lexo më Shumë

Pas aktakuzës së ngritur nga ana e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për lëndën, në të cilën janë akuzuar dy persona, me origjinë nga Republika e Ganës, për kryerjen e veprës penale “kontrabandë me migrantë”, sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup u mbajt seancë. Pas fjalëve hyrëse të prokurorit kompetent, të akuzuarit, shtetasi gjerman dhe shtetasja italiane, e pranuan fajin, njoftojnë nga Prokuroria publike. Gjykata, siç u tha, vendosi që të akuzuarit të dënohen me masë alternative – dënim me kusht dy vjet burg, e cila nuk do të kryhej nëse ata nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i grupit parlamentar Evropa e Rinovuar, Daçijan Çollosh, i cili është për vizitë në vend së bashku me raportuesin e PE-së për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, sot në konferencë për shtyp në Qeveri tha se qëllimi i vizitës së tyre është që të japin mesazh të qartë se e mbështesin procesin e zgjerimit dhe faktit se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociata me Bashkimin Evropian. “Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kriteret që iu dhanë nga KE-ja dhe vendet e saja anëtare dhe mendojmë se tani të gjitha kushtet, e madhe edhe ato politike, janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot nga Vinica paralajmëroi përparësi të partisë së tij në raport me marrëveshjen e koalicionimit për zgjedhjet e ardhshme me të gjitha partitë, ndërsa veçanërisht me ato të bllokut shqiptar. “Me BDI-në i zgjodhëm çështjet e mëdha në Qeveri, ndërsa ne jemi partia e vetme e cila ka një varg zgjedhjesh për bashkëpunim me partitë shqiptare, kështu që pres se do të gjejmë fuqi që për herë të parë të bëjmë koalicion parazgjedhor me parti të bllokut shqiptar. Koalicionet do të jenë të qëndrueshme dhe më të zgjeruara, e kjo nuk do të jetë më…

Lexo më Shumë

Koalicioni LR-PDSH- ALTERNATIVA që në fillimet e saj duket koalicion joserioz. Deklarata e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, se “sfidon kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti, në cilëndo qoftë Njësi zgjedhore”, është më shumë se budallallëk. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, pikërisht në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Sela humbi në vendlindjen e tij, në Strugë. “Rikujtojmë se pikërisht në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Sela humbi në vendlindjen e tij, në Strugë, ndërsa asnjëherë nuk mori përgjegjësinë e humbjes, ashtu sikurse nuk mori përgjegjësi në humbjet e dy palë zgjedhjeve me radhë. Koalicioni…

Lexo më Shumë

“Akuza radikal islamist ka qenë qëndrim personal i minstres Gordana Jankullovska. Unë nuk jam pajtuar të i thotë ministrja ato gjëra që nuk jam pajtuar as atëherë dhe as sot”, deklaroi Xhelal Bajrami. Bajrami, i cili gjatë ndodhisë së rastit “Monstra” ka qenë zëvendës – ministër i Brendshëm tha se konferenca e parë për shtyp e ministres Gordana Jankullovska e cila sipas Bajramit ka thënë pohime të rënda për të dyshuarit, në ministri ka krijuar situatë të tensionuar. “Situata e tensionuar kishte të bëjë më atë se i thash ministres që nuk jemi ne ata që e vërteyojnë se ata…

Lexo më Shumë