Author: Hamdi Kumanova

“Nuk shoh unë asgjë në këtë”sojuz””, kështu ka deklaruar lideri i partisë më të madhe shqiptare Ali Ahmeti në pyetjen e gazetarëve rreth një koalicioni të mundshëm midis LSDM ,Besa dhe PDSH i përfolur shumë këtyre ditëve të fundit raporton Tetova sot. Partia shqiptare BDI fituese e të gjitha cikleve zgjedhe Parlamentare dhe Vendore edhe kësaj rradhe më 12 Prill do të shkojë e vetme në zgjedhje.Krerët më të lartë të kësaj partie kanë thënë se BDI ka një koalicion dhe ai është koalicioni me shqiptarët që e mbështesin atë prej vitesh.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi tashmë kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor. Marrëveshja për koalicion është nënshkruar në prezencë të aktivistëve dhe zyrtarëve të tjerë të të të dy partive.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE vazhdon me lajmet e rreme. Pasi dje u tha qartë se bëhet fjalë për një makineri të ndryshme inxhinierike, makineria e tyre propagandistike vazhdon të manipulojë. Nëse ka pasur makina më të lira të cilat i plotësonin kërkesat nga specifikimet e dorëzuara, do të kishte edhe oferta të tilla gjatë procedurës së tenderit, e cila t’ua rikujtojmë edhe një herë VMRO-DPMNE-së, ishte e hapur dhe transparente. VMRO-DPMNE nuk mund ta kuptojë që po zbatohet ligj dhe se furnizimet publike po kryhen në procedura të hapura dhe transparente, pa kufizime për të marrë pjesë ndonjë operator ekonomik që i plotëson…

Lexo më Shumë

Pas dëshmisë së Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Xhelal Bajramit dhe Gordana Jankullovskës, për rastin e koduar me emrin “Monstra”, do të dëshmojnë edhe personalitete tjera të njohura në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, raporton TV21. Sipas informacioneve në 27 shkurt dëshmitarë i radhës në këtë rast do të jetë ish drejtori i Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov dhe këshilltari i ish presidentit, Gjorgje Ivanov, Sinisha Aleksoski. Përpos tyre, në seancën e 27 shkurtit për rastin “Monstra”, do të dëshmojë edhe ish zv/kryeministri Musa Xhaferi dhe ish ministri i drejtësisë, kryetar aktual I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

Lexo më Shumë

Tre persona, prej të cilëve dy më rëndë, janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Kriva Pallankë – Kumanovë. Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:10. “Makina e tipit Golf me targa të Kumanovës e drejtuar nga E.J (36) nga Kumanova, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në aksident janë lënduar bashkëudhtarët S.S (41) dhe N.J (56), të dy nga Kumanova”, thonë nga MPB. Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së , Muhamed Zekiri në  një  deklaratë  për Plusinfo ka thënë  se në  zgjedhje janë të  rëndësishme numrat, transmeton Almakos. “Parimi fituesi me fituesin është  punë  e kryer. Qeverinë e bëjnë  numrat. Ai që  do të  ketë 61 deputet mund që  të  formoje qeverinë. Parimin fituesi me fituesin pikërisht BDI-ja e lëshoi në  zgjedhjet e vitit 2016. Deklaratat e këtilla të  Osmanit tregojnë frikë n te BDI-ja se është  e mundshme që  pas zgjedhjeve të  përfundojnë  në  opozitë ”, deklaroi Zekiri. Përndryshe, Bujar Osmani nga BDI-ja sot në  një  deklaratë  për medie ka thënë  se ajo parti te…

Lexo më Shumë

“Për EVN Maqedoni të gjithë konsumatorët janë të njëjtë dhe të gjithë pranojnë shërbim dhe trajtim të barabartë. Në përputhje me këtë janë krijuar kanale komunikimi dhe janë hapur zyra që konsumatorët të mund t’i marrin të gjitha informacionet e nevojshme”. Kështu thuhet në arsyetimin e kompanisë EVN Maqedoni lidhur me ankesat e fundit të shumë qytetarëve, të cilët ankohen për fatura të kripura dhe paushall të harxhimit të energjisë. “Elektrodistribuimi asnjëherë nuk do të ngarkojë detyrim monetar më të madh nga ajo që konsumatori ka harxhuar. Në rastin konkret, nuk ka ekzistuar mundësi që njehsori i konsumatorit të lexohet,…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në takim me deputetët në Parlamentin evropian, Daçian Çolosh , kryetar i grupit parlamentar të “Renew Europe” dhe Ilhan Quçuk, raportues për Maqedoninë e veriut dhe anëtar i këtij grupi parlamentar, e riafirmoi pritjen e shtetit tonë gjatë marsit Bashkimi Evropian ta miratojë metodologjinë e re për zhvillim të negociatave inkuadruese, me çka do të krijohej mundësia për hapje të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit kroat me Unionin. Siç kumtoi kabineti i presidentit, në takim me Çolosh dhe Quçuk janë këmbyer mendime për aspiratat e shtetit tonë për anëtarësim në BE, si dhe për…

Lexo më Shumë

Afati i dokumenteve të udhëtimit është rregulluar me Ligj, teksti i të cilit nuk mund të ndryshohet me vendim të qeverisë, tha kryeministri teknik Oliver Spasovski. Në përgjigje të një pyetjeje gazetare, nëse planifikohet të mbahet seancë qeveritare për të kapërcyer problemin e pasaportave, Spasovski thotë: “Nuk është problem të thërrasim mbledhje qeveritare, problemi është se ligji për dokumentet e udhëtimit përcakton rëndësinë e dokumentit të udhëtimit dhe çdo vendim i qeverisë nuk mund të ndryshojë tekstin ligjor. Këtu është analiza kryesore që po bëjmë. Konsultime me partnerët kryesorë, Frontex, etj, dhe pres që të gjendet ndonjë zgjidhje që do…

Lexo më Shumë

Euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë vizitës së djeshme në Probishtip deklaroi se para Maqedonisë është periudhë vendimtare, sepse do të vijë raporti për përparimin e vendit, dhe zgjedhjet e ardhshme. Zhbogar tha se metodologjia e zgjerimit është shpallur, që është një hap përpara. “Ky dokument është në proces të diskutimi mes shtetet anëtare. Shpresojmë që edhe ai parakusht, ajo pengesë në rrugë, do të mund të mënjanohet sa më shpejtë”, tha Zbogar. Megjithatë, ambasadori i BE përkujtoi që vendi ka shumë gjëra në të cilat duhet të punojë. “Ka shumë gjëra, të cilat vendi juaj duhet t’i sigurojë dhe kjo është…

Lexo më Shumë

Sundimi i ligjit dhe i së drejtës për Bashkimin Demokratik për Integrim, është parakusht absolut për drejtësi joselektive, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për zhvillimin ekonomik. Kemi konstatuar gjendje shqetësuese të pushtetit të tretë, pushtet ky i ndarë nga politika, dhe vlerësojmë se pas realizimit të përcaktimeve tona për liri dhe barazi nga Deklarata Themeluese e BDI-së koha është për të adresuar vetingun për të ardhur deri tek drejtësia joselektive, parashikueshmëria ligjore, sundimi i së drejtës dhe i ligjit në përgjithësi, potencoi në konferencën e sotme për shtyp në selinë e partisë në Shkup, anëtari…

Lexo më Shumë

Prokurorja Villma Ruskoska pas anulimit të seancës për 27 prillin ka folur rreth kësaj seance. Ajo tha se anulimi është i pabazë sepse prokuroria në kohë i ka dorëzuar palës mbrojtëse të gjitha dëshmitë e nevojshme, raporton TV21. Ajo tha se secili i akuzuar në këtë rast afërsisht ka propozuar nga 300 dëshmitarë. “Mendoj që gjyqi absolutisht nuk duhet t’i pranojë të gjithë dëshmitarët, normalisht pa u shkelur e drejta e mbrojtjes. Gjithçka varet nga ajo”, tha Ruskoska. Ndryshe në bankën e të akuzuarve për këtë rast janë, Spiro Ristovski Trajko Veljanovski, Mile Janakievski dhe Vlladimir Atanasov.

Lexo më Shumë