VMRO-DPMNE vazhdon me lajmet e rreme. Pasi dje u tha qartë se bëhet fjalë për një makineri të ndryshme inxhinierike, makineria e tyre propagandistike vazhdon të manipulojë.
Nëse ka pasur makina më të lira të cilat i plotësonin kërkesat nga specifikimet e dorëzuara, do të kishte edhe oferta të tilla gjatë procedurës së tenderit, e cila t’ua rikujtojmë edhe një herë VMRO-DPMNE-së, ishte e hapur dhe transparente.
VMRO-DPMNE nuk mund ta kuptojë që po zbatohet ligj dhe se furnizimet publike po kryhen në procedura të hapura dhe transparente, pa kufizime për të marrë pjesë ndonjë operator ekonomik që i plotëson kushtet.
VMRO-DPMNE nuk mund ta kuptojë këtë sepse ata përderisa ishin në pushtet e bënin të kundërtën. Për VMRO-DPMNE është e pakuptueshme të punohet sipas ligjit sepse ata derisa ishin në pushtet po ndërtonin pallate në vend të selisë së partisë, mblidhnin provizione për autostrada dhe fshehurazi blinin mercedesa, të cilat do ta vozisin liderin e tyre kur publiku nuk sheh.
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut



