Author: Hamdi Kumanova

Praktika e korruptimit të mediumeve ishte veçori e qeverisjes 11 vjeçare të regjimit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit dhe këshilltarit Hristijan Mickoski. Por, atë veçori edhe si opozitë e vazhdon tani ushtruesi i detyrës Mickoski në spregatë me shefin e tij nga Budapesti. Hulumtimi i i fundit i gazetarëve në mediumet sllovene, ka zbuluar se shuma prej dy milionë e gjysmë euro nga Hungaria kanë përfunduar në mediumet të njohura për përhapjen e lajmeve dhe konstruksioneve të lajmeve të rreme. Ato janë mediumet e njëjta të cilat shefi i Mickoskit me vite i ka financuar me para të shtetit. Me para…

Lexo më Shumë

Maqedonia është e radhitur në vendin e 40-të në botë sipas kujdesit për fëmijët, tregojnë të dhënat nga Raporti i Organizatës botërore të Shëndetësisë (OBSH), revistës mjekësore “Lancet” dhe Fondit për fëmijë të KB-së – UNICEF. Dokumenti i quajtur “Ardhmëria për fëmijët në botë, fillon me pohim dështues se asnjë shtet nuk e mbron në mënyrë adekuate shëndetin e fëmijëve, rrethinën e tyre dhe ardhmërinë e tyre. “Shëndeti dhe ardhmëria e çdo fëmije dhe njeriu të ri në korniza botërore është nën kërcënim nga përkeqësimi i ekologjisë, ndryshimeve klimatike dhe praktikat eksploatuese të marketingut, të cilat i nxisin në konsumim…

Lexo më Shumë

Krahas zëvendës kryeministri Bujar Osmanit, të premten për rastin “Monstra” do të thirret për të dëshmuar lideri i BDI-së Ali Ahmeti, si dhe ish zëvendës ministri i brendshëm Xhelal Bajrami. Ndërkaq, gjatë seancës së sotme duhej të dëshmonte edhe Sinisha Aleksovski, ish këshilltar i sigurisë në kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov, mirëpo dëshmia e tij do të jepet më 27 shkurt, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Shumë është pozitive ajo që konferenca vjen në kushte kur duket se pala franceze, e cila ka pasur kundërshtime të rëndësishme në këtë teme, tani është më e hapur për kompromis. Çdoherë jemi me dozë të rezervës, por jemi pak më tepër optimistë, tha zëvendës ministri nën kryeministrin dhe zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas, në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, lidhur me konferencën ministrore për Ballkanin perëndimor, që të hënën do të mbahet në Selanik. “Mendoj se ky forum është edhe një vegël që të mund ta…

Lexo më Shumë

Përfundimi i kontratës mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetrolit për pronësinë e kompanisë së shpërndarjes së gazit natyror, GA-MA, do të bëhet përmes një zgjidhjeje ligjore. Atë do të duhet ta miratojë përbërja e re parlamentare. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për Alsat thotë se teksti i ligjit është gati dhe do të dërgohet së shpejti në Parlament. “Fondet tashmë janë siguruar, ato janë në ENER dhe pas formimit të Kuvendit të ri, një nga vendimet e para që do të duhet të merret do të jetë marrëveshja me Makpetrolin”,  tha Kreshnik Bektashi – Ministër i Ekonomisë. Drejtori…

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë Qendrore, Njomza Imeri – Ismaili dhe Bejtulla Demiri, sot kanë realizuar një takim me ambasadorin slloven në Shkup, z. Milan Jazbec. Në takim u bisedua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet parlamentare të 12 prillit dhe procesin euro-atlantik të shtetit tonë. Ambasadori slloven, z. Milan Jazbec, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike të vendit, si dhe përmbylljen e ratifikimit të protokollit të vendit në NATO. Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të…

Lexo më Shumë

Problemi me mohimin e shtetësisë është problem që me vite të tëra i ka shoqëruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e me të njëjtin trend po vazhdon edhe sot. Me mijëra familje që ligjërisht plotësojnë të gjitha kushtet për pajisje me shtetësinë e vendit, ende nuk e kanë fituar këtë të drejtë pa asnjë sqarim nga organet kompetente. Kujtojmë se, ishte pikërisht BDI ajo që shumë herë bashkë me partnerët e deritanishëm qeverisës bënin ndryshime në ligjin për shtetësi duke i ndërlikuar procedurat e shpesh herë edhe duke krijuar rrethana tejet të vështira për personat pa shtetësi. Në vendin tonë…

Lexo më Shumë

Nga e hëna hyn në fuqi ndalesa për eksport dhe import të lëndëve djegëse nga mbeturinat ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është në bazë të ndalesës, e cila është vendosur me ndryshimet në Ligjin tonë për menaxhim me mbeturina, i cili kaloi në Kuvend para shpërndarjes së tij, ndërsa me të cilin në vendin tonë ndalohet importi i mbeturinave, që përdoren si burim i energjisë. Për ndalesën foli ministri bullgar i Mjedisit Jetësor dhe Ujërave, Emil Dimitrov, i cili pardje ishte për vizitë në vend, ku u takua me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut Naser Nuredini.…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili sot realizoi vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Gjatë kohës së vizitës drejtori i institutit Skender Asani e informoi ministrin për projektet e këtij institucioni që i ka realizuar periudhën e kaluar, shprehu falenderim për mbështetjen nga ana e Ministrisë së Kulturës për projektet e institutit që i ka realizuar gjatë këtij viti. Ai e njoftoi ministrin me sfidat me të cilat përballet instituti si në planin shkencorë edhe atë kulturorë. Ministri Ismaili shprehi falenderim deri te Asani për aktivitetet e realizuara duke theksuar se Ministria e Kulturës edhe në…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm teknik, Naqe Çulev e akuzon kryeministrin Oliver Spasovski se ka falsifikuar dokument zyrtar dhe e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtare. “Dëshiroj që ta informoj opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar se ministri teknik, Oliver Spasovski vazhdon ta pengojë funksionimin e Qeverisë Teknike, ndërkaq me ndodhitë e fundit në bashkëpunim me një pjesë të shërbimeve profesionale në Qeveri ka bërë edhe vepër penale falsifikim të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar. “Në seancën e Qeverisë e cila është mbajtur të shtunën më 15 shkurt, në votimin e fundit është vendosur pika për shfuqizimin e 5…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot mori pjesë në shënimin solemn të 98 vjetorit të punës së Odës Ekonomike të Maqedonisë. Në ceremoninë ku u prezantua edhe studimi i Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH) me temë “Ballkani Perëndimore në tregjet globale: Mundësi të reja për shkëmbime tregtare dhe investime”, morën pjesë edhe zëvendëskryetarja në Qeveri e ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Milla Carovska, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski dhe shefja e OBEZH për Evropën Juglindore, Marzena Kisielevska. Kryeministri Spasovski në fjalimin e tij theksoi se…

Lexo më Shumë

Oda e kontabilistëve të Maqedonisë këtë javë i dërgoi shkresë Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) për shtyrje të afatit për parashtrim të llogarisë vjetore dhe bilancit tatimor (BT) për vitin 2020, për shkak të formularit të publikuar vonë për BT nga ana e Ministrisë së financave, kumtuan në konferencën e sotme për shtyp nga Oda. Më pas, siç shtuan, nga DAP-i morën njoftim se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për shtyrje të afatit dhe se gjendja po ndiqet në mënyrë që të mos shkaktohen probleme nga parashtrimi i vonshëm. Oda kërkoi nga DAP-i shtyrje të afatit të fundit…

Lexo më Shumë