Turizmi i Maqedonisë nuk do të goditet në mënyrë të konsiderueshme nga efekti negativ që e ka shkaktuar koronavirusi. Në vend në vit vijnë nga 7000 – 10.000 turistë, më së shpeshti si pjesë të turneve rajonale. Ky është numër relativisht i vogël që të shkaktojë çfarëdo ndikimi ndaj sektorit, thotë drejtori i Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit, Lupço Janevski. Sipas Janevskit, tur-operatorët tanë dhe kapacitetet për vendosje tani për tani ende nuk i anulojnë turnet, ku ka edhe turistë kinezë, edhe pse kjo është tanimë rast me disa nga shtetet e Ballkanit dhe në Evropë. “Pjesëmarrja e…
Author: Hamdi Kumanova
Një nga premtimet e pushtetit aktual, që do të mbetet pa u realizuar, është sjellja e Ligjit për shlyerjen e borxheve të vjetra. Për këtë gjë u planifikua që të ndahen 110 milion euro nga buxheti. Megjithatë, Ligji nuk kaloi në Kuvend, përkatësisht shtëpia ligjvënëse u shpërbë pa debatuar për këtë propozim. Por, është sjellë Ligj për shlyerjen e shkallës së interesit të borxheve ndaj ndërmarrjeve publike. “Nga viti ’91, në vitin 2017 vjen vendimi për përmbarim, për 2 mijë dinarë, për dy ceqe nga Jugosllavia, në dinarë, për 2.000 dinarë, më vjen shuma prej 120 mijë denarëve”, kështu tha…
Për rastin e mungesës së pasaportave ka hapur hetim Prokuroria Publike. Çulev njoftoi se dosjen e ka dorëzuar në Prokurorinë për Krimi të Organizuar dhe Korrupsion. Kurse, nga ky organ i akuzës informojnë se janë duke mbledhur dëshmitë përkatëse për keqpërdorimet e mundshme në MPB. Në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka arritur njoftimi i Ministrisë së Brendshme në lidhje me informacionet e tyre mbi veprimet e paligjshme në procesin e tenderit për zbatimin e procedurës për sigurimin e dokumenteve personale. Njoftimi iu shpërnda prokurorit publik, i cili menjëherë ka ndërmarr aktivitete për zbardhjen e pohimeve të…
Qeveria në seancën e sotme mori vendim për shfuqizimin e vendimeve për sistemim të vendit të punës dhe urdhrave për kryerjen e punëve dhe detyrave të marra nga ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulevi. Siç bëri të ditur Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, janë shfuqizuar vendimet e 14.02.2020 me të cilën Ivana Kitanovska sistemohet në vendin e punës bashkëpunëtor specialist të sistemit në Sektorin për punë të përbashkëta Byronë për Siguri Publike sistemohet në vendin e punës inspektor i lartë për kontrolle kufitare në BSP dhe vendimi nga 06.02.2020 г me të cilin Aleksandar Matovski sistemohet në vendin…
Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, me një delegacion të partisë, është takuar me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Turke (MATTO). Kryetari Gashi, në këtë takim, ka theksuar se një nga prioritetet më të rëndësishme të partisë së tij është zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë në mundësinë e krijimit të kushteve sa më të volitshme për investitorët vendas dhe të huaj. Të dyja palët u dakorduan që takimet e këtilla të zhvillohen edhe në të ardhmen.
Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do ta udhëheq zëvendës ministri Gjonul Bajraktar. Ky është konkluzioni i Qeverisë i miratuar në seancën e sotme, pasi VMRO DPMNE-ja nuk propozoi kandidat tjetër që do ta zëvendësonte ministren e shkarkuar Rashella Mizrahi. Qeveria “Në paragrafin 2 të nenit 48 të Ligjit për organizimin e punës dhe organeve të administratës shtetërore në pjesën 4 që e rregullon udhëheqjen me organet me institucionet shtetërore dhe marrëdhënieve mes tyre thuhet se zëvendësi e zëvendëson ministrin në raste kur ai mungon ose kur për shkak të sëmundjes ose arsyeve të tjera nuk ka mundësi të kryej…
Në Maqedoninë e Veriut, ndryshe nga Bashkimi Evropian, nuk ka sistem që tregon se ku dhe pse ka më shumë aksidente rrugore, përcjell GazetaExpress. Pa të ashtuquajturin sistem KADAS vështirë se mund të zvogëlohet numri i vdekjeve nga 75 vdekje në nivel vjetor, në një milion banorë, që është për 1.5 herë më shumë se mesatarja evropiane e cila është 49 të vdekur. Kjo bazë e të dhënave, e cila do të lidhej me MPB-në, ku ne kemi tashmë të dhëna për rrugën dhe kur kjo të azhurnohet me të dhënat e MPB-së, për numrin e aksidenteve në trafik në…
Me paraqitjen e incizimit nga debati mbikëqyrës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe prezantimin e dëshmive nga prokuroria, e të zgjedhur nga mbrojtja, sot në Gjykatën Penale filloi gjykimi për lëndën TNT që ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit, Fijat Canoski. Gjykimi rifillon nga fillimi për shkak të ndryshimit të porotës në këshillin gjyqësor. Para fillimit të seancës, avokati i njërit prej të akuzuarve Elenko Milanov dorëzoi propozim procedural në të cilin theksohet se dëshmitë të cilat janë tek prokuroria dhe janë dhënë për zbatim, e kanë të bëjnë me 26 audio incizime të 26…
Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha se “vazhdojmë me vizitat ‘Rindërtimi i Maqedonisë po vjen’. Sot jemi për vizitë në Dellçevë dhe Kamenicë. Vizituam disa firma, u takuam me qytetarët, kishim disa takime me grupe, por do kemi edhe mbledhje partiake, kuptohet”. “Ata që duhet të them në të gjitha këto takime, edhe në takimet me njerëzit është pakënaqësia që e shohim nga pushteti aktuale, nga kjo bandë zhvatëse e udhëhequr nga Zaev. Atë që mund ta them është se ekonomistët, biznes-klima, i gjithë sektori ekonomik është shkatërruar”, thotë Janushev, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, njerëzit presin ndryshime…
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë edhe gjatë kësaj jave është duke realizuar aktivitete të përforcuara kontrolluese në trafik, përcjell GazetaExpress. Dje janë zbuluar dhe në bazë të ligjit janë sanksionuar mbi 50 lloje të ndryshme të shkeljeve. Numri më i madh prej tyre kanë të bëjnë me keqparkimet e veturave, drejtim të automjetit pa patentë shoferi, mungesa e pajisjeve dimërore, shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë, mospërdorimi i rrypit të sigurisë, dhe shkelje tjera të cilat janë rumbullaksuar me 41 vërrejtje me shkrim dhe me 7 fletëpagesa për kundërvajtje dhe po aq feltëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje./
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti një delegacion të forcave të armatosura të Republikës së Italisë, të kryesuar nga gjenerali Enco Veçiareli, shef i Shtatmadhorisë. Presidenti Pendarovski, qëndron në komunikatën e kabinetit të tij, ka theksuar se e çmon bashkëpunimin e deritanishëm mes armatës së Maqedonisë dhe Italisë. Në takim, Pendarovski theksoi se pret që bashkëpunimi në planin mbrojtës mes dy shteteve akoma më shumë të intensifikohet me anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO Aleancën. Shefi i shtetit Pendarovski ka nënvizuar se për parimet e armatës së Maqedonisë me rëndësi të veçantë…
Pesë persona humbën jetën sot në Gjilan. Rreth orës 13:00 në lagjen ‘Bujanina’ të qytetit të Gjilanit një ngjarje tragjike ndodhi që shokoi thuajse gjithë vendin. Zyrtarja policore, Valdete Bllaca privoi nga jeta prindërit e saj, dy vëllezërit dhe në fund veten. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur emrat dhe moshën e të pesë anëtarëve të familjes Bllaca që sot u ndanë nga jeta. Prindërit Zeqir Bllaca 70 vjeçar dhe Hanife Bllaca 66 vjeçare, vëllezërit Blerim Bllaca 33 vjeçar si dhe Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca e moshës 45 vjeçare. Rasti në fjalë është konfirmuar edhe…

