Author: Hamdi Kumanova

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, shprehu optimizmin e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund t’i zbatojnë reformat e kërkuara për t’u bërë anëtare të BE-së. “Jam shumë i inkurajuar nga vizitat e mia në të dyja vendet”, tha Varhelyi të martën në Bruksel. “Ata nuk heqin dorë nga reformat… Ju do ta shihni se ata do t’i realizojnë. Dhe, nëse e bëjnë këtë, duhet të jeni të bindur se negociatat (për anëtarësim në BE) duhet të hapen”, tha Varhelyi, i cili këtë muaj ka vizituar rajonin. Deklarata e tij vjen pasi presidenti i Francës, Emmanuel…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sot kumtoi se debitohet për investime në infrastrukturën rrugore në shumë prej dy miliardë eurove. Mes atyre projekteve janë ndërtimi i autostradës së re prej Velesit deri në manastir, përfudnimi i autostradave Kërçovë – Ohër dhe Shkup – Bllacë, të rrugëve të shpejta, siç tha sot në konferencë për shtyp, të filluara në mandatin e fundit të VMRO-DPMNE-së, por edhe të reja nga Kumanova deri në Kriva Pallankë, Manastir deri në kufirin grek dhe nga Strumica deri në kufi me Bullgarinë. “Debitohemi në ripërtëritje e cila do të…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për Tv Globi, ka theksuar se në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarët, LSDM do të ketë kandidat shqiptar. “Do të kemi kandidat shqiptar për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarë, tek e para, e dyta, e treta dhe gjashta”, tha Zaev. I pyetur nëse në këto njësi do të ketë edhe bartës të listës së LSDM-së, shqiptar ai me përgjigje: “Paraprakisht do ta masim rejtingun e tyre dhe pastaj në atë formë do të vendosim”. Duke folur për zgjedhjet e 2016-ës, Zaev tha se LSDM…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdon gjykimi për rastin “Zhvatja” në të cilin të akuzuar janë Bojan Jovanovski (Boki 13), ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec, i cili në seancën e parë e pranoi fajin dhe u dënua me 3 vjet burg, përcjell GazetaExpress. Në seancën e sotme, ashtu siç u paralajmërua, do të lëshohen edhe tre skedarët e mbetur të usb-së së Zoran Milevski–Kiçeec. Paraprakisht, Prokuroria kërkoi që të mos publikohen bisedat pasi që nuk janë relevante për rastin, por dje Ruskoska kërkoi që edhe ata të nxirren, për ashtu siç tha, të mos…

Lexo më Shumë

E përshëndes miratimin e më shumë ligjeve reformuese, duke e përfshirë edhe Ligjin për Prokurorinë Publike. Implementimi i tyre duhet ta përforcojë qeverisjen e së drejtës dhe do të mundësojnë profesionalizim dhe efikasitet më të mirë të gjyqësisë për mirëqenien e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, publikoi sot euroambasadori i vendit, Samuel Zhbogar, në një deklaratë me shkrim. Euroambasadori, në deklaratën me shkrim, thekson se e përshëndet faktin që Kuvendi para se të shpërndahet për shkak të zgjedhjeve të caktuara më 12 prill, i solli edhe Ligjin për Këshillin për Prokurorë Publike dhe Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e ndërmarrjes “Burimet Energjetike Nacionale” sot e kanë informuar kryetarin e Gjevgjelisë se gazsjellësi nga Greqia në vendin tonë do të hyjë nëpërmjet fshatrave Bogorodicë dhe Stojakovë, njofton Portalb.mk. Gazsjellësi do të kalojë nëpërmjet fshatrave Përdejci dhe Smokvica, ndërkaq Gjevgjelia do të ngjitet me atë në stacionin e lidhjes e cila do të ndërtohet në hyrje të qytetit. Projekti duhet që të realizohet deri në fund të vitit, ndërkaq për lidhje të interkonektorit në Gjevgjeli do të përpunohet projekt i veçantë për rrjet sekondar gazsjellës. Komuna e Gjevgjelisë tanimë ka aplikuar për përpunimin e tij për thirrjen e publikuar nga…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Naqe Çulev, në konferencë pë shtyp përsëri akuzoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, tanimë kryeministër teknik Oliver Spasovski. Çulev tha se ministria që drejtohen ai ka evituar problemin me letërnjoftimit, por problemi i pazgjidhur mbetet ai me pasaportat. Fajin, sipas Çulev e ka ish-ministri i MPB-së, Oliver Spasovski i cili nuk ka bërë më kohë porosinë për furnizimin e pasaportave të reja. “Termini për pasaporta është stopuar, për momentin me pasaporta do të mund të pajisjen vetëm aplikantët me procedurë të shpejtë. MPB-ja disponon me vetëm edhe 3600 deri 3700 pasaporta, një…

Lexo më Shumë

Kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev mbrëmë ka deklaruar se në të gjitha zonat në të cilat jetojnë shqiptarë, partia e tij do të del me kandidat shqiptarë në zgjedhjet e 12 prillit. “Do të kemi kandidat shqiptar për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarë, tek e para, e dyta, e treta dhe gjashta. Paraprakisht do ta masim rejtingun e tyre dhe pastaj në atë formë do të vendosim”. tha Zaev. E duke folur për votat shqiptare kreu social-demokrat tha se pret që të njëjtat t’i konfirmojë më 12 prill. “Presim këto vota…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pres konferencën e sotme njoftoi se mes datës 1 dhe 3 mars do të shpallin listën e personave që do të jeni bartës të listave nëpër njësitë zgjedhore, ndërsa më së voni deri më 10 mars të publikohet lista e plotë e personave që do të garojnë për deputet nga VMRO-ja, përcjell GazetaExpress. “Bartësit e listave në njesitë zgjedhore do të shpallen mes 1 dhe 5 marsit, ndërsa pjesa tjetër e listës.. nga 10 marsi do të shpallen lista me personat që do të garojnë për deputet të VMRO-së”-pohoi Mickoski. Ndryshe, gjatë ditës së…

Lexo më Shumë

Drejtori i Radiodifuzionit Nacional të Maqedonisë, Admirim Aliti që është nga radhët e partisë Alternativa, për një vit ka ndryshuar dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion shtetëror, shkruan Almakos. Admirim Aliti sqaron se në pozita udhëheqëse në këtë drejtori, shqiptarë tashmë janë 50%: PER NJE VIT si ndryshoi perfaqesimi i Shqiptareve tek Radiodifuzioni Nacional per punesime me vendim: (1) Nga numri total — para nje viti kemi pasur 9%, tani kemi 23%. (2) Ne vende udheheqese — para nje viti kemi pasur 10%, tani kemi 50% #PerfaqesimiAdekuat (Sqarim i grafikonit: si ka qene para nje viti — me ngjyre…

Lexo më Shumë

Deputetët dolën nga Kuvendi por aty lanë 208 ligje të pamiratuara. Ndër ligjet për të cilat më së shumti u përfol nga partitë dhe që mbetën të pamiratuara janë: Ligji i Pagave-rritje të pagave në arsimin e lartë për 10% Ligji për Lojërat e Fatit- largimi i kazinove për 3km nga vendbanimet Ligji për minerale- shkëputje të koncesioneve në rast se në terren të njëjtat rrezikojnë shëndetin e qytetatëve Ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor- nga 5 në 1 njësi zgjedhore dhe përfaqësim i barabartë në baza gjinore në listat zgjedhore Ligji për Veting- pastrimi i funksionarëve shtetëror nga korrupcioni…

Lexo më Shumë

Asnjë procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nëpër institucionet shtetërore dhe publike nuk mund të fillohet, ndërsa procedurat e filluara mbahen në pritje, përveç në rastet të çështjeve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen, njoftoi Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në faqen e saj të internetit me rastin e sjelljes së vendimit nga kryetari i Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë e në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore. KSHPK i informon ministritë, njësitë e vetëqeverisjes lokale, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, organet rregullatore, ndërmarrjet…

Lexo më Shumë