Author: Hamdi Kumanova

Një aksident ka ndodhur në rrugën, “Llazar Trpovski 88”, afër shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair. Sipas fotografive të cilat i ka siguruar TV21, një veturë ka goditur një fëmijë, i cili sipas një dëshmitari po kalonte rrugën për në shkollë. Një qytetarë i cili i ka shkruar TV21 thotë se këto ngjarje në këtë rrugë fatkeqësisht tani më janë bërë të zakonshme dhe thotë se kundër kësaj komuna po qëndron duarlidhur dhe nuk po ndërmerr asnjë masë. “Për çdo ditë ndodhë që dikush të goditet, kurse komuna nuk ka ide për të zgjedhur këtë problem me rrugën tek Princi…

Lexo më Shumë

Para selisë së NATO-s po bëhen përgatitjet e fundit për ngritjen e falmurit të Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30 e Aleancës, njoftoi në Facebook ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. “Përgatitje të fundit para selisë së NATO-s për ngritjen e flamurit tonë. Po bëhemi anëtarja e 30 e Aleancës më të fuqishme ushtarake! Kjo është arsye për krenari të përbashkët”, ka shkruar Shekerinska.

Lexo më Shumë

Rrogat e ulëta dhe standardi i jetës, krimi dhe korrupsioni, dhe papunësia janë tre problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shteti, tregon anketa e agjencisë Rejting, për perceptimin e opinionit për kandidatët e mundshëm për kryetar të qeverisë së ardhshme. Në vendin e katërt, sipas mendimit të të anketuarve, problemi më i rëndësishëm janë harxhimet e larta për jetesë, e menjëherë pas kësaj shpërngulja e njerëzve. Në pyetjen nëse Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, ose qeveria e VMRO-DPMNE-së mundet më mirë të ballafaqohet me problemin më të madh me të cilin ballafaqohet vendi, 30 për qind nga të…

Lexo më Shumë

Nga sot në autobusët e NQP “Shkupi” udhëtarët mund të blejnë një biletë për një vozitje. Përveç autobusëve, biletat mund të blihen edhe në të gjitha zyrat e biletave të kompanisë. Çmimi i biletës për një vozitje është 50 denarë, njofton Portalb.mk. Bileta është për të përdorë vetëm një herë, me një çip pa kontakt të integruar, i punuar sipas standardeve më të larta të sigurisë, në përputhje me pajisjet ekzistuese, përkatësisht  me validatorët ekzistues pa kontakt. “Ne besojmë se me fillimin e përdorimit të biletës për një vozitje do të lehtësojmë dukshëm përdorimin e transportit publik për qytetarët që rrallë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë Qendrore, Driton Sulejmani, dhe shefi i kabinetit, Meriton Civuli, sot kanë realizuar takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, drejtorin e saj, z. Nebi Hoxha. Gjatë takimit në fjalë, përfaqësuesit e OEMVP-së prezantuan platformën ekonomike për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim u bisedua edhe mbi ndërtimin e një platforme zhvillimore ekonomike për qytetarët, me ç’rast kryetari Gashi shprehi gatishmërinë e AlternAtivA-s për hartimin e platformës zhvillimore ekonomike për vendin. Ndryshe, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi pritet që ditëve në vijim të realizojë…

Lexo më Shumë

Shtetasja e Maqedonisë së Veriut e cila me ndërmjetësimin e ambasadave të Maqedonisë së Veriut në Pekin dhe Paris, ishte evakuuar nga qyteti Vuhan dhe kaloi 14 ditë në karantinë në Francë, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe posedon certifikatë adekuat se nuk është infektuar nga koronavisrusi. Në koordinim me ambasadat në Paris dhe Sofje, është realizuar me sukses kthimi i saj në Maqedoninë e Veriut, informojnë nga Ministria e punëve të jashtme, transmeton SHENJA. Shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i cili ka koronavirus është hospitalizuar në spital në Japoni, ndihet mirë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore,…

Lexo më Shumë

Bojan Jovanovski – Boki 13 ishte takuar me ish prokuroren speciale Katica Janeva dhe kishte shkuar te ajo, në shtëpinë e saj, këtë e treguan filmimet nga masat PH të cilat sot po shfaqen në gjykatë në seancën gjyqësore për rastin “Reket” në të cilin të akuzuar janë Boki 13 dhe Janeva. Sipas mbrojtjes në filmimet nuk ka asgjë kontestuese. “Të shohim Prokuroria se çfarë përfundime do të nxjerrë, por ne nuk shohim çfarëdo lloj dëshmie se me këto masa zbulohet diçka inkrimunuese për secilin nga të akuzuarit. Nuk shohim asgjë të çuditshme në këtë. Ata nuk fshehin se kishin…

Lexo më Shumë

Të nderuar, qytetarë! Të nderuara, media dhe gazetar. Me shpërbërjen e Kuvendit, iu hap rruga zgjedhjeve të 12 prillit të cilat pa dyshim se do ta sjellin ndryshimin e shumëpritur në vend. Partia shqiptare qeverisëse ka pasur më shumë se kohë të mjaftueshme për ta dëshmuar veten dhe për t’ju ndihmuar shqiptarëve të cilët për vite me radhë i trajtoi vetëm si vota për ta siguruar veten dhe asgjë më tepër. Nuk mund të ndalemi tek njëra apo tjetra sferë në vendin tonë, sepse që të gjitha me vulën e BDI-së kanë dështuar. Duke filluar nga sistemi gjyqësor, arsimi, shëndetësia,…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme vendosi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës për gjysmë denari. Kështu nga mesnata Euro Super BS- 95 do të shitet për 66 denarë për litër, Euro Super BS-98 do të shitet për 68 denarë për litër edhe Euro Dizel shtrenjtohet për gjysmë denari dhe do të kushtoj 58 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Një shtetas nga Siria (32) është njeriu i cili është u gjet i pajetë dje në Malin Sharr, mbi malin Vicë në rrugën drejt Kobilicës, kumtoi SPB Tetovë, njofton Portalb.mk. Policia e Tetovës informoi se gjatë ekspertizës është konstatuar se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për M.R. nga Siria, i cili ka poseduar dokumente të falsifikuara të emrit të një personi tjetër nga Spanja, ndërkaq i njëjti më 28 dhjetor të vitit të kaluar në SPB Tetovë është paraqitur si i humbur. “Dje rreth orës 11:00, një alpinist nga Tetova, i cili ka lëvizur në terren, në SPB Tetovë…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në rrjetin social ‘Facebook’ shkruan se gjatë këtyre dy javëve i kanë arrtitur dy ftesa për duel në televizion me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. “Debati i parë është në televizionin Kanal 5 më 28 shkurt në emisionin ‘Samo vistina’, ndërsa ftesa e dytë është projekt i televizionit Alfa që do të emitohej më 12 mars. Unë që të dy ofertat me kënaqësi i pranoj, për shkak se nuk i iki ballafaqimit dhe nuk ik nga e vërteta”, shkruan Mickoski. Sipas tij, Zaev e ka bër obligim të përgjigjet dhe të ballafaqohet me faktet se…

Lexo më Shumë

Autoritetet komunale edhe këtë fundjavë kanë kryer kontrolle të përforcuara për parkim të parregullt në sipërfaqet publike dhe janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba për parkim në gjelbërim. Të shtunën janë gjobitur 14, ndërsa të dielën 52 gjoba, bëri të ditur Qyteti i Shkupit. Qëllimi, siç theksohet në kumtesë, është që të mbrohet mali Vodno. Njëherit nga ndotja dhe të mundësohet lëvizje e papenguar dhe e sigurt e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, ndërsa veçanërisht të këmbësorëve dhe çiklistëve. Autoritetet e qytetit përkujtojnë se është vendosur transport publik falas gjatë fundjavave dhe festave, ndërsa në vend-parkimet në Vodno të Mesme është…

Lexo më Shumë