Author: Hamdi Kumanova

Disa huliganë deritani të panjohur në Qytetin e Shtipit dje kanë thyer e shkatërruar tabelat në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Këto dy tabela ishin vendosur pak ditë më parë në derën hyrëse të këtij institucioni. Para tre javëve të njejtin fat e përjetoi edhe tabela e Shtëpisë Shëndetësore po në Shtip. Pritet të shohim nëse Ministria për Punë të Brendshme do të ndërmarë masa për gjetjen e autorëve huliganë, apo nuk do e marë aq shumë seriozisht këtë incident.  

Lexo më Shumë

Moti nesër do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Të mërkurën vranësirat do të rriten, ndërsa nën ndikim të valës së lagësht gjatë natës dhe të enjten do të ketë reshje shiu, në zonat malore dëborë. Reshjet përkohësisht do të kalojnë në dëborë dhe në disa zona më të larta. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës do të ulet. Siç bëri të ditur DPHM-ja, të mërkurën temperatura e mëngjesit do të jetë prej minus tre deri në pesë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-se Ali Ahmeti takoi biznismetët e zonës industriale duke u thënë se nuk çuditet se si kryetari i Çuçer Sandevës diskriminon shqiptarët për shitjen e tokave, raporton TV21. Ai thotë se gjërat kanë ndryshuar dhe se shqiptarët janë shtet-formues. Ka shtuar se gjërat kanë ndryshuar tash emrat e kompanive janë dygjuhësore. Ahmeti ka përmendur edhe bombat të cilat janë publikuar kundër funksionarëve të BDI-së dhe ka pyetur se përse nuk janë publikuar bombat e funksionarëve të partive tjera.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi premtoi se do të ndërtohen rrugët lokale në Vizbeg me para të Qeverisë. Sipas Bekteshit, këto para vetëm se janë ndarë. Shtoi se në këtë zonë do të ndërtohet gjithashtu edhe rrjeti distribuiv i gazit. Bekteshi njoftoi se ka mbetur të rregullohet çështja me realizuesin e projektit. Biznesmenët kërkojnë të rregullohet rruga kryesore e zonës industriale, ndërsa ministri premtoi se do të bisedoj me kryetarin e qytetit të Shkupit për të investuar në këtë pjesë.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, sipas Librit të Afateve për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sot nga MPB-ja duhet të kërkojë dhe t’i dorëzohet Lista Zgjedhore. Listën, KSHZ-ja më së voni dhjetë ditë nga shpallja e zgjedhjeve duhet ta vendos për verifikim publik në njësitë rajonale dhe zyrat lokale. Verifikimi zgjat 15 ditë dhe fillon nga 26 shkurti i viti 2020, ndërsa zgjat deri më 11 mars të vitit 2020 deri në orën 24, periudhë në të cilën qytetarët mund t’i dorëzojnë kërkesat për regjistrimin, plotësimin apo shlyerjen e të dhënave nga Lista Zgjedhore. KSHZ-ja në afat prej tre ditëve…

Lexo më Shumë

Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran…., me këtë fjali nisi formësimi i shtetit më të ri evropian, 12 vite më parë, që t’i gëzojë anëmbanë kudo që jetojnë shqiptarët. Amaneti i brezave të mëparshëm do të jetë obligim i ynë që bashkërisht të ndërtojmë shtete ku shqiptarët do të jenë gjithnjë të bashkuar shpirtërisht dhe kulturalisht. Urime Kosovë 12 vjetorin e pavarësisë!

Lexo më Shumë

Tani e ka radhën BE-ja të ofrojë përfundimisht, pasi Maqedonia e Veriut e miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike, shkroi në Tuiter ministri gjerman i Çështjeve Evropiane, Majkëll Rot. “Lajme të mira nga miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut: Parlamenti sapo e miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike. Hap i mëtutjeshëm drejtë sundimit të së drejtës dhe së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut. Tani e ka radhën BE-ja të ofrojë”, shkroi Rot profilin e tij në Tuiter.

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns, në rrjetin social fejsbuk, ka shkruar se përbërja e nëntë parlamentare, e cila u shpërbë gjatë ditës së djeshme, ka arritur përparim në agjendën reformuese në tre vitet e fundit. Votimi i disa ligjeve, mes të cilëve Ligji për Prokurori, për mbrojtje, për gjuhë, sipas ambasadores ka ndihmuar në sigurimin e të ardhmes transatlantike të vendit. “Si përfundim të përbërjes së nëntë parlamentare në historinë e Maqedonisë së Veriut, do të doja të pranoj avancimin e dukshëm që është arritur në tre vitet e fundit. Kjo përfshinë ratifikimin e protokollit për…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri tha se meritor për sjelljen e ligjit për PP, janë 80 deputetët që votuan pro këtij ligji. Sipas tij, me këtë veprim, 80 deputetët kanë mbajtur gjallë lëndët e ish Prokurorisë Speciale. Zeqiri tha se deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski ka bërë presion tek deputetët e BDI-së që të mos e votojnë ligjin, përcjell TV21. “Ilija Dimovski ka vrapuar tek secili deputet tek i cili mendonte se mund të ndikojë dhe bënte presion për të mos votuar. Atë nuk e bënte vetëm tek deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja por edhe…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut mungojnë 536 zjarrfikës, tregojnë të dhënat e Qendrës për Komunikim Civil. Vetëm katër nga 30 njësi kanë më tepër se minimumi ligjor dhe atë një apo dy, derisa gjashtë njësi kanë aq sa minimumi i lejuar. Më tepër zjarrfikës, dhe atë mbi 200, i mungojnë vetëm Shkupit. Më pas vijojnë Tetova, ku mungojnë 65 zjarrfikës dhe Gostivari me mungesë prej 52 zjarrfikës më pak nga rregullorja e paraparë. Në Kumanovë mungojnë 49 zjarrfikës, në Manastir 32, në Prilep 26. Kur bëhet fjalë për automjetet e zjarrfikësve, siç thuhet në raport, njësitë e zjarrfikësve kanë gjithsej 241…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është e gatshme të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Bojan Mariçiq, koordinator nacional për integrimin evropian në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ai nuk dëshiron që të japë data se kur do të nisin bisedimet për anëtarësim në BE. “Ne jemi të përgatitur për bisedime, i kemi përmbushur të gjitha kushtet dhe konsiderojmë se e kemi mundur qysh në tetor të marrim vendimin për fillimin e bisedimeve. Prandaj e kemi me rëndësi që vendimin për fillimin e bisedimeve, qytetarët ta marrin sa është e mundur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në një konferencë për shtyp ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, shkruan Gazeta Express. Xhaferi tha se vendi është shumë afër përmbushjes së aspiratave evopriane, duke përmendur suksesin e anëtarësimit në NATO, që tashmë ka mbetur vetëm çështje ditësh, si dhe avancimin e procesit të integrimeve në BE. Xhaferi ka bërë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje që të kemi zgjedhje fer, të lira dhe demokratike, si kusht për ecjen e mëtutjeshme në rrugën evropiane.

Lexo më Shumë