Fjalë fyese dhe të pahijshme midis dy deputeteve Zhaklina Peshevska dhe Nolla Ismaillovska Starova për shkak të votimit të ligjit për mbrojtje, gjegjësisht propozimi me të cilin parashikohet ndryshimi i emrit të Armatës. https://youtu.be/H5l4VYQLHbg
Author: Hamdi Kumanova
Në Parlamentin grek, në rrjedhë është procesi për formimin e Grupit parlamentar për miqësi Maqedoni e Veriut – Greqi, ndërsa deputetëve tashmë u është dërguar letër, ata që duan të paraqiten për pjesëmarrje në grupin, mëson korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. Bëhet fjalë për përzgjedhje të deputetëve nga pala greke, të cilët së bashku me kolegët e tyre maqedonas nga Kuvendi, do të jenë pjesë e Grupit për miqësi Maqedoni e Veriut – Greqi. Është praktikë në grupet e këtilla parlamentare të marrin pjesë deputetë nga të gjitha partitë që janë pjesë e Parlamentit grek. Mbetet, gjatë periudhës së ardhshme,…
Në mesin e deputetëve vota e të cilëve nuk u regjistrua herën e parë për Ligjin për Prokurori publike është edhe vota e kryetarit të BDIsë, Ali Ahmeti, raporton SHENJA. Sipas listingut, përpos Ahmetit, vota nuk ju regjistrua as edhe Xhevat Ademit, Liljana Popovskës, Samka Ibraimovskit dhe Amdi Bajramit. Votimi i parë kishte 74 vota, ndërsa më pas i njëjti u anulua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për shkak problemeve me sistemin. Në votimin e dytë, 80 deputetë u deklaruan pro ligjit, ndërsa kjo shkaktoi pakënaqësi nga ana e deputetëve të VMRO-së, të cilët thonë, se ky ligj është…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së këtë pasdite nga Kuvendi kërkoi nga kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski që të mos e nënshkruajë Ligjin për Prokurorinë publike, i cili sipas tyre është miratuar në mënyrë të paligjshme. Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në pres konferencë tha se ajo që ndodhi sot në seancën plenare ishte një shkelje e demokracisë dhe në kundërshtim me dispozitat e Rregullores së punës. “Ky është rregull autoritar i veprimit. Kjo nuk është më demokraci. Vendimi i Kuvendit është i parregullt dhe i paligjshëm. Një ligj i tillë, i cili nuk është miratuar, nuk duhet të nënshkruhet nga presidenti…
Me gjithsej 80 vota “pro” dhe asnjë kundër, Kuvendi sot në kuadër të seancës së 123-të e miratoi Propozim Ligjin e plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje Paraprakisht në kuadër të seancës së 135-të, u miratua edhe Ligji për Prokurorinë publike, si dhe Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill të prokurorëve publik. Gjatë miratimit të ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill të prokurorëve publik dhe për mbrojtje, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk ishin të pranishëm. Vijon seanca e 137-të, në të cilën Kuvendi duhet të shpërbëhet në vigjilje të zgjedhjeve të caktuara…
Ministria e Kulturës në krye me ministrin Hysni Ismaili që ka ardhur nga radhët e Partisë Alternativa ka realizuar ëndërra të shumë shqiptarëve dhe shqiptareve. Rasti më i fundit është edhe ai i adoleshentes, Genta Abdiji të cilës i pranohet për botim libri i saj i parë, shkruan Almakos. Ky është reagimi i autores Genta Abdiji: Nuk do doja t’a bëja publike ende, por lumturia të jepka me të vërtetë krahë fluturimi, dhe kësaj rradhe, preka qiellin e shtatë. “Është koha për të rindezur yjet.” Sot morra lajmin se nga ana e Minstrisë së Kulturës libri im i parë së…
Trupi i pajetë i një mashkulli gjendet në Malin Sharr. Trupi i mashkullit është gjetur nga një aplinist, përcjell GazetaExpress. Nga Policia e Tetovës thonë se ende nuk e kanë konfirmuar se nëse bëhet fjalë për emigrant, deri sa të bëhen analizat e nevojshme.
Edhe Qeveria punëson maqedonas të vetëshpallur si shqiptarë. Falë softuerit së tyre të quajtur “Balancer”, vendet e punës të rezervuara për shqiptarë, edhe në institucionin ekzekutiv, Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, u mbushën me persona me emra maqedonasish. Në konkursin 478/2019, vendimet e punësimit u firmosën për Elena Rajkovçevska, Sanja Petkova, Sllavica Toshiq dhe Aleksandra Antevska, të cilat u deklaruan rrejshëm se janë shqiptare. Ndërsa, si shumë të tjerë edhe Dhurata Azizi mbeti pa punë. “Të ndjehesh shqiptare është dinjitet të cilin mua ma mohuan. Është i pashpresë edhe konkurrimi kur paraprakisht dihet emri i asaj që…
Banorët e komunës së Çairit, posaçërisht ato të lagjes Seravë druajnë se për një periudhë të shkurtër mund të ballafaqohen me mungesë të ujit të mjaftueshëm dhe probleme me kanalizimin. Shqetësimet e banorëve vijnë për shkak të ndërtimeve të reja që tashmë janë kryer në këtë lagje ndërsa, shumë të tjera e me sipërfaqe edhe më të mëdha veçmë janë në fillimin e punimeve ndërtimore. “Prej tash kemi probleme me ujin, edhe kanalizimi është krejt I bllokuar. Ndërtesa po ndërtohen, 4-5 katëshe, gypat janë venduar në kohën e Titos, ato nuk i përballojnë ato mbeturina. Ka me pas shumë probleme.…
Nëse e miratojmë Ligjin për Prokurorinë publike, do të dërgojmë një lajm të shkëlqyeshëm dhe një sinjal të shkëlqyeshëm se Republika e Maqedonisë së Veriut mund edhe në këtë periudhë parazgjedhore të marrë vendime të vështira nëse bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit në BE, thotë Bojan Mariçiq, koordinator kombëtar për Çështje Evropiane në Qeveri. Ai në intervistën e të dielës për Radion Evropa e Lirë (REL) tha se vendi i ka përmbushur kushtet për negociata. “Tani mbetet në përgjegjësinë e BE-së për të marrë vendim. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet të japim kurrfarë parashikime…
Mot me diell me rritje të temperaturave ditore do të mbajë edhe dy ditë, ndërsa nga e mërkura pritet rritje e vranësirave. Nën ndikimin e një vale të lagësht të enjten priten reshje të reja, ndërsa në male me borë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar në drejtim verior, ndërsa temperaturat ditore do të bien për disa gradë. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, nesër do të mbajë mot me diell dhe i kthjellët me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat do të lëvizin nga -6 deri -1 gradë. Temperaturat ditore do jenë në rritje dhe do të…
Ende po analizohet situata për dorëzimin eventual të propozimit të ri për ministër për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa konform Komitetit qendror dhe ekzekutiv, kryetari i partisë e ka autorizimin për atë vendim, ka thënë sot deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasovska, përcjell GazetaExpress. Sipas Llasovskës, e cila ka dhënë deklaratë para fillimit të seancës parlamentare ku duhet të votohen ligjet e PP-së dhe të Këshillit të Prokurorëve publik, VMRO-DPMNE shpreson se Kuvendi sot do të shpërndahet dhe do të ketë zgjedhje më 12 prill siç janë dakorduar te presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. “Nëse politikanët e shumicës parlamentare janë serioz,…

