Author: Hamdi Kumanova

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ka uruar homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi për Ditën e Pavarësisë që është më 17 shkurt, transmeton Portalb.mk. “Për më tepër, dua të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të shpreh kënaqësinë time me nivelin që dy shtetet e tona kanë arritur në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes tyre, duke qenë i bindur se ato do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët gjatë muajve dhe viteve në vijim”, shkruan në letrën e tij presidenti Pendarovksi. Pendarovski sot arriti të zhvillon takim në Minchen të Gjermanisë edhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike Gostivar ngriti procedurë kundër tre personave, shtetas shqiptarë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryes – kanë kryer vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve, transmeton MIA. “Tre shtetasit shqiptarë, prej fillimit të muajit, furnizuan drogë narkotike dhe marihuanë, nga e cila një pjesë ishte e dedikuar për përdorim personal, ndërsa një pjesë për shitje personave të tjerë në rajonin e Gostivarit dhe fshatrave përreth”, kumtuan nga PTHP. Gjatë bastisjes në dhomën në të cilën qëndruan të dyshuarit më 13 shkurt, siç cekën nga…

Lexo më Shumë

Pas Parisit dhe Stambollit, piktori shqiptar me famë botërore Omer Kaleshi, do të nderohet edhe në vendlindjen e tij, Kërçovë. Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut ka ndarë 2 milionë denarë, për hapjen e galerisë-muze të Omer Kaleshit, një gjë që i ka munguar Kërcovës, duke pasur parasysh se galeri të tilla për të ekzistojnë në Francë dhe Turqi, vende ku Kaleshi jeton herë pas here.

Lexo më Shumë

Në Kuvend nuk u mbajt seanca e Komisionit për politikë të jashtme e cila ishte thirrur për orën 14:00. Jo zyrtarisht mësohet se shumica dhe opozita janë pajtuar se edhe në rast të miratimit të ndryshimeve ligjore në komision, Kuvendi nuk posedon kohën e duhur për votimin e ligjit. Burime nga grupet parlamentare bëjnë të ditur se pas miratimit të ligjit në Komisionin amë, ambasadorët e propozuar do të duhej që në mbledhjen e ardhshme të shpalosnin programin dhe prioritetet e tyre, gjë që e pamundëson shpërndarja e Kuvendit e cila duhet të votohet të dielën. Mësohet se propozimet për…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi në disa paraqitje kishte vendosur pas saj një pano me emrin “Republika e Maqedonisë” Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin. Pas një debati të ashpër që ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, me 62 vota për, deputetët kanë miratuar propozimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Mizrahi, e cila në këtë post ishte propozuar nga…

Lexo më Shumë

Mungesa e borës mund të ndikojë negativisht në rendimentin tek dritharët, apo të mbjellurat vjeshtore. Kjo është thënë nga agronomët, të cilët theksojnë se nëse do të ketë lagështi, megjithatë rendimenti mund të jetë edhe më i lartë, shkruan gazeta KOHA. “Për arritjen e rendimenteve më të mira, duhet të ketë disa parametra. Para se të fillojmë mbjellja, të zgjidhet toka pjellore, farë e certifikuar, varet edhe çfarë strukture ka ajo, toka duhet të jetë e lëvruar, të posedon materie ushqyese, si dhe të bëhet nivelizimi i tokës para se të mbillet. Kur themi nivelizim, që gjatë dimrit mos të…

Lexo më Shumë

Nëse dëshiron të jetë forcë pozitive, të nxit politikë të kompromisit, të stimulojë qeveri reformuese, BE patjetër të pranojë progresin e Maqedonisë së Veriut. Ka një formulë të suksesit: na duhet metodologji e mirë, qasje e sinqertë në implementimin e të njëjtës dhe vullnetit politik të dy palëve. Investimi është i madh, ka porositur ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në tryezën e rrumbullakët “Koordinimi, bashkëpunimi, konsolidimi? Lëvizja e Ballkanit perëndimor përpara” në kuadër të konferencës së 56-të të Munihut. Në margjinat e konferencës, ministri Dimitrov edhe sot ka realizuar më shumë takime bilaterale edhe atë me Zhan Aselborn,…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend u bëri thirrje deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare që të votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike. “Ligji për PP është themeli i drejtësisë së vërtetë, drejtësisë jo selektive dhe drejtësisë që garanton përgjegjësi për këdo që shkel ligjin. LSDM dhe deputetë e koalicionit janë në anën e drejtësisë, ndërsa nga ana tjetër është përmbaruesi Mickoski i cili me urdhër të shefit të tij Gruevski është duke u përpjekur të pengojë drejtësinë. Misioni i Mickoski nuk do të arrijë të shpëtojë Nikolla Gruevskin dhe banditët e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mbajti mbledhje koordinative me shefen e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavila dhe përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara: UNDP, UNFPA dhe UNICEF të cilët kanë ndërlidhje me sistemin e shëndetësisë, kumtoj sot Ministria e Shëndetësisë. Lidhur me koronavirusin Filipçe, pas takimit që u mbaj dje, deklaroi se gjithë sistemi është ngritur në nivel të lartë të sigurisë dhe se përcillet çdo informacion që vjen, si nga institucionet e rëndësishme relevante, ashtu edhe nga vendet fqinje. “Bashkëpunimi më OBSH vazhdon edhe mëtej. Në çdo moment është aktuale çështja e epidemisë nga koronavirusi. Është…

Lexo më Shumë

Me tensione, akuza dhe kundërakuza ka nisur edhe debati mbi propozim-Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik. 15 deputet të VMRO-DPMNE-së janë paraqitur për fjalë, ndërsa akuzat më të mëdha i adresohen liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për siç thonë shkatërrimin e shtetit të së drejtës. Deputeti Antonio Milloshoski i kujtoi pustetit rastet gjyqësore për të cilat Zaev kishte premtuar epilog të drejtë para ardhjes në pushtet.

Lexo më Shumë

Në mesin e projekteve që do të financohen me Programin vjetor për Kulturë është edhe një projekt kushtuar Iliridës, njoftojnë mediumet. Kjo ka alarmuar nacionalistët maqedonas, të cilët kanë filluar me akuza të rënda në adresë të Ministrisë dhe ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili. Nacionalistëve maqedonas u pengojnë edhe milionat të cilat janë ndarë për një seminar të Albanalogjisë, por edhe projekte tjera shqiptare, për të cilat sivjet janë ndarë mbi 40 për qind e mjeteve të përgjithshme, njejte si vitin e kaluar. Më herët, për projektet shqiptare ndaheshin rreth 5 për qind e mjeteve, kurse kjo situatë ndryshoi me…

Lexo më Shumë