Author: Hamdi Kumanova

Në kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca për votimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Herën e parë kur u hodh në votim për Ligjin 74 deputetë ishin për ndërsa 32 ishin kundër. Kryetari i Kuvendi tha se e anulon votimin dhe e përsëritë. Në votimin e dytë, me 80 vota “Për”, përmbajtur nuk kishte, kundër gjashtë, u miratua Ligji për Prokurori Publike, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Pas rrëzimit të sistemit komunist, shqiptarët që kanë pasur mundësi të kapërcejnë Pogradecin e të vizitojnë manastirin e Shën Naumit bashkë me rrethinat e tij, janë magjepsur. Më tej, për shumëkënd, mendimi i parë në radhë, niste të nxirrte vrer në adresë të Mbretit Zog, të cilin kundërshtarët, por edhe historigrafia komuniste, e akuzonin se, këtë mbrekulli të natyrës, dikur, ua shiti serbëve. Por si është e vërteta e mbetjes së manastirit të Shën Naumit? Si rrodhën ngjarjet deri në marrëveshjen shqiptaro-jugosllave që bëri të mundur lëshimin e kësaj pjese të territorit shqiptar? Bazuar në dokumente që publikohen për herë…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht vende nëpër rrugë të thata. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e mbrëmshme mori vendim për shfuqizim të vendimeve për sistemime në vende të punës, të marra nga ministri i brendshëm Naqe Çulev, transmeton Tv21. Me vendimet, siç njofton pres-shërbimi qeveritar, Petar Gjorgjievski është caktuar në postin e shefit të Sektorit për disenjimin e programeve mësimore, Qendra e trajnimit, Njësit organizativ për nevojat e MPB-së, Xhelal Topaloski sistemohet në vendin e punës këshilltar i policisë për SPB në Njësitin për planifikim strategjik të standardeve dhe kontroll të cilësisë Zoran Durovski sistemohet në vendin e punës shef i Sektorit për polici, SPB Manastir, Goran Mitev sistemohet në vendin e…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi ka bërë ndryshime të kuadrit më 14 shkurt, në ditën kur në Kuvend është ngritur procedurë për shkarkimin e saj nga funksioni ministre teknike e Punës dhe Politikës Sociale. Këtë e kumtoi Qeveria pas seancës së mbrëmshme, në të cilën është marrë vendim për shfuqizim të këtyre vendimeve të marra nga Mizrahi. “Në seancën e saj të nëntë, Qeveria vendosi të anulojë vendimet për ndryshimet e kuadrit dhe autorizimet e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, të miratuar më 14 shkurt, ditën kur filloi procedura për shkarkimin e saj…

Lexo më Shumë

Një tjetër shtetas i Maqedonisë është i infektuar me coronavirus. Bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë që është në Francë. Këtë e konfirmoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai siguron se situata është e qëndrueshme për të dy shtetasit e Maqedonisë, pasi më parë kishte edhe një shtetas të Maqedonisë që lundronte në Japoni i cili ishte infektuar me coronavirus. “Shëndeti i qytetarit tonë, i cili ndodhet në spital në Japoni, është i qëndrueshëm. Megjithëse është pozitiv me coronavirusin, fotografia e tij klinike është me të vërtetë e lehtë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, pa rreziqe serioze.…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për situatën aktuale dhe problemin me lëshimin e pasaportave. Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Brendshme që të përcaktojë metodologjinë dhe kriteret për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit deri më 24 mars 2020, kur është planifikuar dorëzimi i një sasie shtesë të formave të dokumentit të udhëtimit.

Lexo më Shumë

Debati për Këshillin e Prokurorëve publik me akuza të ndërsjella për partizim në gjyqësi Me akuza të ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës për partizim të organeve të gjyqësisë për atë se kush ka bërë që shteti të robërohet ose të ketë regjim hibrid, është plotësuar debati i sotëm për Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve publik që është në vijim në Kuvend. Këtë që e kemi tani, ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski është regjim hibrid dhe në sistemin gjyqësor sipas tij, “ka jo vetëm ndikime partiake por edhe ndikime personale të liderit…

Lexo më Shumë

Jeta në Maqedoni është më e shtrenjtë. Disa nga sendet ushqimore janë më të lira, por një pjesë e madhe e tyre janë më të shtrenjta se më parë. Kostoja e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë janë rritur, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistika. Në janar të këtij viti ato u rritën për 0.1 përqind krahasuar me një muaj më herët, dhe krahasuar me janarin e vitit të kaluar ato u rritën për 0.6 përqind. Ulje të shpenzimeve për jetesë ka tek mishrat për 0.8 përqind, dhe verërat për 0.3 përqind dhe pije alkoolike për 0.2…

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka thënë se qëndrimi i presidentit francez, Emanuel Makron se nëse rezultatet e Raportit të KE-së në mars për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë pozitiv, ai do të mbështeste hapjen e negociatave me ta që të bëhen anëtare të Unionit, është sinjal shumë pozitiv dhe se vendi duhet të bëjë gjithçka që Raporti i KE-së të jetë shumë më pozitiv. Kjo, ka thënë Dimitrov, para së gjithash nënkupton se duhet të miratohet ligji për Prokurorinë publike, njofton KOHA. “Me rëndësi të posaçme është se Maqedonia e Veriut ka qenë në fokus edhe…

Lexo më Shumë

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ka uruar homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi për Ditën e Pavarësisë që është më 17 shkurt, transmeton Portalb.mk. “Për më tepër, dua të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të shpreh kënaqësinë time me nivelin që dy shtetet e tona kanë arritur në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes tyre, duke qenë i bindur se ato do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët gjatë muajve dhe viteve në vijim”, shkruan në letrën e tij presidenti Pendarovksi. Pendarovski sot arriti të zhvillon takim në Minchen të Gjermanisë edhe…

Lexo më Shumë