Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur, ndërsa nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
Që nga 15 prilli, rruga Ohër-Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është e hapur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve.
The post LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on TV-SHENJA.


