Me tensione, akuza dhe kundërakuza ka nisur edhe debati mbi propozim-Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik. 15 deputet të VMRO-DPMNE-së janë paraqitur për fjalë, ndërsa akuzat më të mëdha i adresohen liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për siç thonë shkatërrimin e shtetit të së drejtës. Deputeti Antonio Milloshoski i kujtoi pustetit rastet gjyqësore për të cilat Zaev kishte premtuar epilog të drejtë para ardhjes në pushtet.
Author: Hamdi Kumanova
Në mesin e projekteve që do të financohen me Programin vjetor për Kulturë është edhe një projekt kushtuar Iliridës, njoftojnë mediumet. Kjo ka alarmuar nacionalistët maqedonas, të cilët kanë filluar me akuza të rënda në adresë të Ministrisë dhe ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili. Nacionalistëve maqedonas u pengojnë edhe milionat të cilat janë ndarë për një seminar të Albanalogjisë, por edhe projekte tjera shqiptare, për të cilat sivjet janë ndarë mbi 40 për qind e mjeteve të përgjithshme, njejte si vitin e kaluar. Më herët, për projektet shqiptare ndaheshin rreth 5 për qind e mjeteve, kurse kjo situatë ndryshoi me…
Një sasi e konsiderueshme e marijuanës dhe kokainës është gjetur gjatë dy bastisjeve që me urdhër paraprak ka kryer Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës. Bastisjet janë kryer në tri lokacione të ndryshme, por që dyshohet të kenë lidhshmëri me njëra tjetrën. Në orën 15:00 SPB Tetovë, ka kryer bastisje në shtëpinë e 35 vjeçarit M.L. tek i cili janë konfiskuar, një sasi e konsiderueshme e marijuanës, një pushkë ajrore e tipit DIJANA pa numër serik, shtatë plumba të kalibrit 7.62 milimetra dhe një çelës për bombë dore. Gjatë bastisjes, në shtëpinë e personit të lartpërmendur, në oborr të…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin. Pas një debati të ashpër që ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shumë, me 62 vota pro, deputetët kanë miratuar propozimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Mizrhai, e cila në këtë post ishte propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila me dy ministra merr pjesë në qeverinë teknike deri në zgjedhjet e 12 prillit.
Ne me vëmendje i monitorojmë orvatjet e rëndësishme reformuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duhet të bëhet gjithçka që të mbahen zgjedhje të lira korrekte më 12 prill, siç është arritur marrëveshje, që të ecë vendi përpara, publikoi Partia Popullore Evropiane në Tuiter. .
Presidenti francez Emmanuel Makron tha të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit të BE janë pozitivë në Mars për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ai do të hapte negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Ne jemi duke pritur për raportin në mars, nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi është vendosur, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim debatin”, tha Makron në Konferencën për Sigurisë në Mynih.
Liderë politikë e shtetërorë dhe zyrtarë të çështjeve të sigurisë nga vende të ndryshme të botës ndodhen në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në qytetin e Munihut. Në mesin e shumë personaliteteve nga Ballkani, ndodhet edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Presidenti i vendit Pendarovski ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ku kanë folur për forcimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët për të dyja vendet. “Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti diskutuam për forcimin e…
Maqedonasit që u regjistruan si shqiptarë dhe turq u zgjodhën për konkursin e punës në Muzeun Rr. “Dr.Nikolla Nezlobinski” të Strugës, të botuar dy muaj më parë. Për pozicionin e kurator-arkeolog në shpallje thuhet se ajo pozitë është për shqiptar (sipas Marrëveshjes së Ohrit). Kandidatja Svetlana Naumoska është zgjedhur për këtë pozicion. Angela Taseska u zgjodh për vendin e punës biologjike-zoologjike të dedikuar për turke. Kandidatët që janë paraqitur për shpalljen e vendeve të lira të punës reagojnë se ata janë mashtruar për shkak të një konkursi të zhvilluar jo si duhet. Sipas propozimeve, shpallja për nacionalitetet publikohet dy herë.…
Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndëruar jetë mundësi i njohur Bujamin Nuishi nga fshati Krushapek i Shkupit. Sipas informatave, Buja siç e njohin të gjithë, ishte një mundës i sukseshëm jo vetëm në rrethinë por edhe ne mbarë trojet shqiptare. Ai ishte vetëm 21 vjet dhe sukseset në këtë sport i kishte filluar vite mê parë duke shënuar fitore te shumta që nga viti 2015. Bujamin Nuishi në vitin 2016 u shpall kampion ne doren 4 ku dhe bindshem i fitoj kundershtaret nga trojet Ballkanike kurse në 2017 Buja fiton vendin i parë në Turnir në Dragash…
BDI është organizIm mafioz dhe në krye të tij është një kumbar i Ali Ahmetit, i cili poshtëron, ndëshkon ose shpërblen vartësit e tij. BDI është një bandë kriminelësh që i mbajnë të robëruar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, transmeton frontline.mk Veprimet e tyre reduktohen në dy lloje aktivitetesh, ka shkruar profesoresha Mirjana Najçevska në profilin e saj në fejsbuk. 1. Së pari, aktivitete që synojnë drejtpërdrejt benifite personale dhe fitime duke legalizuar vjedhjen, mashtrimin, reketimin, diskriminimin, degradimin e mjedisit, korrupsionin, kërcënimet,… Çdo post ministror, çdo drejtori, çdo ambasador, çdo kryetar komune, çdo deputet… i nënshtrohen blerjes dhe…
Dy veta janë vra rë mbrëmë në një kazino në Bllacë. Policia ka njoftuar për rastin duke thënë se persona të maskuar me ar më kanë ndërhyrë për grabitje dhe më pas ngjarja ka qenë e rëndë. Sipas informacioneve të para policore, nga sulmi kanë ngelur të vdekur dy djemë të rinj, V.H (22) nga Kosova dhe B.N.(20) nga fsh.Krushopek i angazhuar si sigurim në kazino, i njohur si mundës i dalluar. Organet e rendit janë në vendngjarje dhe po ndërmarrin masat e duhura.
Në konviktin e studentëve “Goce Dellçev” janë lëshuar në përdorim dy blloqet e rikonstruara V dhe G. Bashkë me këto blloqe, konvikti i studentëve është rikonstruar tërësisht edhe në aspektin energjetik. Gjithsejtë janë investuar 2.7 milionë euro të cilat studentëve do t’ju ofrojnë standarde bashkëkohore dhe hapësira të posaçme për sport dhe rekreim. Nga ministria e Arsimit kujtuan se deri në vitin 2024 do të rikonstruohen edhe shtatë konvikte tjera studentore në Manastir, Ohër, Shtip, Prilep dhe Shkup. “Sot po lëshojmë në përdorim bllokun V dhe G. Bëhet fjalë për një investim prej 2.7 milionë euro. 2.3 milionë euro janë…

