Author: Hamdi Kumanova

Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) u bën thirrje të gjitha strukturave udhëheqëse në MPB për seriozitet dhe profesionalizëm dhe mospërzierje në ninistri për ngjarje politike ditore, ndërsa të punësuarit i inkurajon që çfarëdo presioni dhe kërcënimesh në çfarëdo baze ta paraqesin te ata me qëllim që me kohë të veprojnë dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e të drejtave të tyre. “Si Sindikatë gjithmonë do të jemi në anën e nëpunësve policorë të cilët me nder dhe me profesionalizëm i kryejnë detyrat e tyre të punës, dhe për këtë duam t’u bëjmë apel të gjithë të punësuarve në MPB…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbështet të gjitha ligjet që janë në procedurë parlamentare, por kërkon edhe nga partitë tjera që të kontribuojnë në miratimin e këtyre ligjeve, me qëllim që ti hapet rrugë shpërbërjes së Parlamentit dhe vendi të shkojë në zgjedhje. “BDI në tërësi i përkrah të gjitha ligjet që janë në procedurë, miratimin e tyre sa më të shpejtë, mundësisht edhe sot. Përkrah Ligjin për media, për mbrojtje, lojërat e fatit, dhe gjithë ligjet tjera që janë në procedurë përfshi edhe atë të Ligjit për Prokurori de Këshillit të Prokurorëve dhe kërkojmë që të miratohet i njëjti”,…

Lexo më Shumë

Duhet të sillen të gjitha ligjet për të cilat ka marrëveshje, pa miratim të ligjit të prokurorisë nuk ka shpërbërje të Kuvendit. Kështu ka deklaruar kryeministri teknik, Oliver Spasovski, i cili nënvizoi se ky është qëndrimi i qeverisë dhe partisë së tij dhe se nuk pret që asnjëra nga partitë politike që janë pjesë e qeverisë të bëjnë ndonjë obstruksion, pasi sipas tij, ato zgjidhje ligjore kanë kaluar në Qeveri në mënyrë konsensuale dhe janë e njejta gjë për të cilën ata tashmë janë pajtuar. “Lidhur me votimin e shpërbërjes së Kuvendit qëndrimi është i qartë, të gjitha zgjidhjet ligjore…

Lexo më Shumë

Të zgjedhurit e popullit, kanë shpenzuar rreth 3 milion euro për harxhime rruge, pagesë kjo që u bëhet nga buxheti i shtetit. Këtë analizë e ka bërë Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion, për periudhën 2015-2019, që ka të bëjë me harxhimet e deputetëve që përdorin veturat për vajtja ardhje në punë dhe harxhime të pikë pagesave gjatë këtij udhëtimi. Tabel: Antikorrupsioni – Për vitin 2015, është paguar vlerë prej 770.883 eurove – Për vitin 2016, është paguar vlerë prej 698.797 eurove – Për vitin 2017, është paguar vlerë prej 512.000 eurove – Për vitin 2018, është paguar vlerë prej 522.930 eurove…

Lexo më Shumë

Ambasadori francez, Kristijan Timonie thotë se është e rëndësishme të miratohet Ligji për Prokurorinë publike dhe se hyrja e vendit në Bashkimin Evropian varet shumë nga besueshmëria e gjyqësorit dhe nga lufta e fortë kundër korrupsionit. “Është e dëshirueshme dhe e rëndësishme të miratohet Ligji për Prokurorinë publike, pasi që kjo ka qenë një kërkesë kohë më parë e Bashkimit Evropian dhe e shteteve anëtare, pasi që me këtë duhet të forcohen por edhe të mbyllen të gjitha procedurat gjyqësore të hapura dhe të iniciuara nga Prokuroria Speciale Publike. Është e nevojshme të forcohet korniza ligjore, por gjithashtu edhe të…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës me homazhe dhe disa aktivitete solemne do të shënojë 25-vjetorin e fillimit të ligjëratave të para. Aktivitetet në nderim të kësaj date historike do të mbahen të hënën, më 17 shkurt 2020. Siç mësohet nga UT-ja në fillim do të mbahen homazhe tek busti i dëshmorit të arsimit, Abdulselam Emini; Homazhe tek varri i rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani; Vizitë në Muzeun e UT-së në fshatin Poroj; Vendosja e luleve te shtatorja e rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani; Dhe në fund do të mbahet organizimi i Manifestimit solemn në…

Lexo më Shumë

Tetovarët me siguri nuk do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë patinazhin montues në sheshin e qytetit i cili ishte dëmtuar para se të lëshohet në përdorim. Edhe pse drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Darko Kaevski të dielën paralajmëroi se me komunën kanë biseduar për sanim dhe lëshim në përdorim të patinazhit, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi me qëndrime kundërshtuese, tha se do të sanohet, por për shkak të kushteve të motit do të mbetet për vitin e ardhshëm. “Normalisht që do të sanohet, por siç është moti nuk mendoj se do të mund e njëjta të…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se stacioni matës mobil i vendosur në komunën e Gjorçe Petrovit është vënë në funksionim, përkatësisht maten ndotësit SO2, NO-NOx-NO2, CO dhe О3. Vetëm për shkak të një problemi teknik është shkyçur instrumenti për matje simultane të PM10 dhe PM2.5 më 23.12.2019 dhe që atëherë nuk funksionon. Aktualisht, në rrjedhë është procedura për shpalljen e tenderit për furnizimin e pjesëve rezervë, duke përfshirë edhe pjesën e domosdoshme për instrumentin në fjalë. “Me furnizimin e pjesëve rezervë, instrumenti do të servisohet dhe kalibrohet, pastaj do të përfshihet në sistem, ndërsa të dhënat e…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili sot u takua me sekretarin gjeneral të Unionit Shëndetësorë të Botës Islame dr. Kasim Sezen. Bëhet fjalë për organizatë me seli në Ankara, R. e Turqisë, e cila jep mbështetje dhe shërbime konsultuese të krijuesve të politikës në raport me arsimin shëndetësorë dhe përmirësimin e aktiviteteve studentore, pastaj fushata nacionale dhe ndërkombëtare për ndihmë dhe politik shëndetësore, si dhe bashkëpunimi me organizata joqeveritare në baza nacionale dhe ndërkombëtare.

Lexo më Shumë

Nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, deklaroi se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja po pengojnë miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për të shpëtuar disa funksionarë partiakë nga burgu. Në një intervistë për gazetën LAJM, Zekiri tha se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill nëse Parlamenti nuk miraton Ligjin për Prokurorinë Publike. Ai e la të hapur mundësinë edhe për përjashtimin e BDI-së nga Qeveria dhe formimin e një shumice të re, nëse partia e Ahmetit nuk ndërpret lojërat destruktive me VMRO-në. “Nëse vazhdon loja e Talat Xhaferi me VMRO-në që të shtyhet séance dhe të mos vihet në…

Lexo më Shumë

SHA “Posta e Maqedonisë” ka shpallur konkurs për punësimin e 280 punëtorëve nëpër filialet e saj në gjithë territorin e shtetit. Konkursi është shpallur vetëm një javë para datës së paralajmëruar për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas këtij konkursi, kërkohen shpërndarës të postës me të paktën arsim të mesëm të kryer, me ose pa përvojë pune dhe me rrogë neto prej më pak se 18 mijë denarëve. Në konkursin e shpallur ditën e Hënë, thuhet se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet varësisht prej numrit të konkurentëve. Nëse në konkurs ka mbi 200…

Lexo më Shumë