Nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, deklaroi se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja po pengojnë miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për të shpëtuar disa funksionarë partiakë nga burgu. Në një intervistë për gazetën LAJM, Zekiri tha se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill nëse Parlamenti nuk miraton Ligjin për Prokurorinë Publike. Ai e la të hapur mundësinë edhe për përjashtimin e BDI-së nga Qeveria dhe formimin e një shumice të re, nëse partia e Ahmetit nuk ndërpret lojërat destruktive me VMRO-në.
“Nëse vazhdon loja e Talat Xhaferi me VMRO-në që të shtyhet séance dhe të mos vihet në votim Ligji për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve mundësia për qeveri të re pa BDI-në ekziston dhe është në lojë. Ne e shohim se edhe sot Talat Xhaferi vazhdon me të njejtën lojë ashtu siç e bëri dje. Qëndrimi ynë është shumë i qartë, nëse nuk ka votim të këtyre ligjeve nuk mund të shkojmë në zgjedhje. BDI dhe VMRO duan të shpëtojnë qarqe të caktuara dhe ish funksionarë të tyre që janë të përzier në krim dhe ata janë më të interesuarit që Ligji për Prokurorinë Publike që të mos kalojë”, tha mes tjerash Zekiri në një intervistë për gazetën LAJM.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt shkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat
- Miteva: Kapaciteti i LSDM-së për drejtimin e shtetit është i barabartë me zero
- Kapet duke vozitur pa patentë, i konfiskohet vetura
- Tre persona sulmojnë fizikisht 48 vjeçarin në Tetovë, policia në kërkim të sulmuesve
- Ndalohet për muzikë të zëshme, sillet agresiv me policët, në fund rezulton edhe i dehur
- Babai denoncon dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur në oborrin e shkollës
- Regjim i veçantë trafiku në Shkup të dielën, do të mbahet garë vrapimi
- Bujar Leskaj: Të ndihmojmë SHISH të mbrojë Shtetin nga krimi, dhe jo krimin nga Shteti!



