Author: Hamdi Kumanova

Shtatëmbëdhjetë pacientë me simptoma të gripit janë hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve. Nuk janë të gjithë pacientët me komplikime. Kishte dy fëmijë të hospitalizuar në spital me forma më të rënda të bronko-pneumonisë nga komplikimet e gripit. Ndonjëherë fëmijët kanë dhimbje në nyje, muskuj, kocka, ndërsa një fëmijë është me encefalit, deklaroi sot drejtoresha e Klinikës, Natasha Najdanovska Aluloska. Ajo theksoi se nuk kanë pacientë me grip që janë ventilim mekanik. Në lidhje me vajzën që e humbi jetën dje në Klinikë si pasojë e komplikimeve nga gripi, ajo tha se vajza kishte sëmundje kronike, encefalopati dhe…

Lexo më Shumë

Me një vizion të qartë për një jetë të thjeshtë dhe të këndshme, Gorenje ka arritur që të bëhet një kompani udhëheqëse në tregun e prodhimit të teknikës së bardh. Nisjen e saj e ka pasur në vitin 1950, si një punëtori e vogël në një pjesë të fshatit Gorenje në Slloveni. Ndër vite ka arritur që të bëhet një korporatë multinacionale dhe të ndërtoje brendin e saj të njohur. Brendi që është i përkushtuar ndaj dizajnimit dhe përpunimit të aparateve të shtëpisë sipas standardeve më të larta dhe më moderne, me një inovacion të madh dhe dizajn modern. Në…

Lexo më Shumë

NLB Banka nga sot për të gjithë klientët e saj ka vendosur mënyra të reja për pagesa të shpejta në korniza të bankimit mobil NLB mKlik. Bëhet fjalë për dy zgjidhje inovative paguese “Paguaj mikut” dhe “Ndaj llogarinë” të cilat klientëve i mundësojnë që të shpërndajnë mjete ose të ndajnë llogarinë me shokët e tyre, thjeshtë vetëm me zgjedhjen e kontaktit të tyre nga numrat e telefonit. “Si lider në digjitalizimin e tregut maqedonas, vazhdimisht jemi duke punuar në ndërtimin e kanaleve digjitale dhe po sjellim zgjidhje moderne, inovative dhe teknologjike. Me këtë, Banka si një institucion stabil që gëzon…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së, thuhet se “Maqedonia nuk guxon të jetë peng i krimit të Zoran Zaev dhe se zgjedhje duhet të ketë për t’u ndalur hyrja në borxhe, ikja e të rinjve, korrupsioni dhe zero investime kapitale. “Për çdo ditë, frika e Zaevit nga ballafaqimi me qytetarët bëhet më e madhe për shkak se e din se do ta çojnë në opozitë, do të kërkojnë nga ai edhe përgjegjësi penale dhe kthimin e çdo denari të vjedhur”, shprehen nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, Zaevi me Ligjin për Prokurori Publike dëshiron ta amnistojë vetë dhe të vazhdojë me drejtësinë përzgjedhëse.…

Lexo më Shumë

Të gjitha ligjet të cilat i vlerësojnë për prioritet janë të vendosura në rend dite, nuk e di kush me kë diskutojnë dhe për çfarë binden, por nëse dëshirojmë shumicë të re parlamentare, rendi është që të vijnë dhe të tregojnë, dhe jo të debatojnë nëpërmjet mua, porositi kryeparlamentari, Talat Xhaferi në një deklaratë për Dojçe Vele, pas porosive të ashpra të cilat i dërguan dje partnerët e koalicionit, njofton Portalb.mk. “Le të deklarohen pse para gjashtë muajve u morën vesh të ketë zgjedhje më 12 prill! Nëse nuk dëshirojnë, nëse duan shumicë të re, le të më tregojnë. Nuk…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar se BDI dhe VMRO-DPMNE e kanë rinovuar koalicionin kriminel, pasi dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhferi e ka ricaktuar seancën për Ligjin për Prokurori Publike, dhe publikisht i ftoi të gjithë liderët që të merren vesh për takim liderësh nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje më 12 prill, njofton Portalb.mk. “Talati dhe BDI edhe njëherë e treguan fytyrën e tyre të vërtetë kriminele bashkë me shokët e tyre nga VMRO-DPMNE. BDI dhe VMRO-DPMNE e kanë rinovuar koalicionin kriminel dhe koalicionin e interesave të ngushta të disa…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Maqedonia vendi ku edhe fëmijës para se të lindë ia vret shpresën! Për fat të keq në vendin tonë shpresën e një të riu e ka shuar politika, e kjo politikë është bërë shkak që rinia të largohet nga ky vend. Në vend që të udhëheqin të drejtët dhe të dijshmit këtë vend e udhëheqin kriminelët e injorantët. Në vend që ti thuhet ndal kriminelit e injorantit të gjithë u duartrokasin, në vend që ta zgjedhin të drejtin ata zgjedhin dhe mbrojnë injorantin e kriminelin, në vend që të luftojnë që të kenë një rini të shëndoshë…

Lexo më Shumë

Ditë më parë në emisionin “UtrinskiBrifing” në “Slobodna TV” ka qenë i ftuar drejtori i Muzeut të Shkencave të Natyrës dhe njëherazi anëtar i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Driton Sulejmani. Me këtë rast ai deklaroi: “Gjatë veprimit tonë politik kemi vërejtur se njëra ndër problemet më të mëdha që po ballafaqohemi sot është ikja masive e të rinjve nga vendi. Për këtë arsye ne e kemi hartuar platformën “VATRA”, e cila që mundohet ta zbusë ikjen masive të të rinjve nga vendi”, tha Sulejmani. Ai më tej shtoi se: “Programi politik që ne jemi duke e hartuar është platforma e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, dega Çashkë në një komunikat për media njofton se pas dorëheqjes së Aleancës nga Kryesuesi i këshillit, BDI në bashkëpunim me LSDM kanë emëruar kryetarin e ri të këshillit në komunën e Çashkës. “Kryetari i ri është rezultat i pazareve personale të tij dhe udhëheqjes së degës të BDI-së. Është shitur një qëllim madhorë siç është arsimi shqip, për të arritur një kolltuk dhe punësim personal. Marrëveshja është e berë në menyrë që posta ne Jabollçishtë te epërme të behët filijalë zyrtare e “Македонска Пошта” dhe aty dikush të fitoj vendim pune. Nuk ka parime të shëndosha,…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski nuk ka pasur mundësi më hollësisht të njihet me përmbajtjen e regjistrimit që në Komisionin kuvendor e publikoi deputeti Antonio Milloshoski, për të cilin tha se është i lidhur me rastin “Reket”. Nga ajo që ka mundur ta lexojë nga transkriptet, siç tha. mund të shihet koka e oktopodit dhe se këtë duhet ta shohë edhe Prokuroria Publike. “Nga ajo që mund shkurt ta lexoj para këtij takimi mund të kuptohet se në regjistrim dëgjohet zëri i ish kryeminsitrit si e këshillon rë dyshuarin e parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovskin dhe e pyet kush…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën penale në Shkup, sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Fortesa-Target”. Lënda është në fazën e prezantimit të dëshmitarëve. Për sot është parashikuar të dëshmojnë dëshmitarët e DSK-së. Deri tani në këtë procedurë kanë dëshmuar informatorët Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Kostovski, ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski, ish kryeministri Zoran Zaev dhe persona tjerë. Të akuzuar në këtë lëndë për përgjim ilegal janë Sasho Mijallkov, ish drejtori i DSK-së, Gordana Jankullovska, ish ministre e punëve të brendshme dhe persona tjerë të DSK-së. Lëndën e udhëheq Këshilli penal i përbërë nga gjykatësja Xheneta Begtoviqi dhe Vlladimir Tufegxhiq. Akuza është përfaqësuar nga…

Lexo më Shumë

Portali slloven “Necenzurirano” (necenzurirano.si), publikoi një tekst të ri në të cilin shkruhet, siç pretendojnë, autorët Primozh Cirman, Vesna Vukoviç dhe Tomazh Modiç, mënyra me të cilën me parat hungareze, përmes Sllovenisë iu ndihmuan mediave në Maqedoninë e Veriut të afërta me ish kryeministrin, Nikolla Gruevski. Autorët e tekstit u referohen informacioneve të cilat i kanë marrë nga Maqedonia e Veriut. Sipas “Necenzurirano”, sipërmarrësi hungarez, Piter Shac, pronar i gazetës partiake të PDS-së (Partia Demokratike Sllovene) e Janez Jansha dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Nova 24TV, është bërë pronar i Televizionit Alfa. Portali shkruan se hisen e ka…

Lexo më Shumë