Shtatëmbëdhjetë pacientë me simptoma të gripit janë hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve. Nuk janë të gjithë pacientët me komplikime. Kishte dy fëmijë të hospitalizuar në spital me forma më të rënda të bronko-pneumonisë nga komplikimet e gripit. Ndonjëherë fëmijët kanë dhimbje në nyje, muskuj, kocka, ndërsa një fëmijë është me encefalit, deklaroi sot drejtoresha e Klinikës, Natasha Najdanovska Aluloska.
Ajo theksoi se nuk kanë pacientë me grip që janë ventilim mekanik.
Në lidhje me vajzën që e humbi jetën dje në Klinikë si pasojë e komplikimeve nga gripi, ajo tha se vajza kishte sëmundje kronike, encefalopati dhe paralizë cerebrale.
“E humbi jetën nga pneumonia si një komplikim nga gripi. Fëmija ishte njw kohë të gjatë pacient i Klinikës, ndërsa me grip ishte trajtuar dy ditë”, shtoi dr. Najdanovska Aluloska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari para prezantimit profesional me temën “Leukemia sëmundje që trajtohet”, që u mbajt në fakultetin e Mjekësisë.



