Author: Hamdi Kumanova

Drejtësi më e madhe në sistemin e taksave, efikasitet më i madh i mbledhjes së të ardhurave, transparencë më e lartë e taksave, cilësi e përmirësuar e shërbimit dhe prezantimit të taksave të gjelbërta janë prioritetet e paraqitura në Strategjinë e Reformës së Sistemit Tatimor 2020-2023 të paraqitur për diskutim me sektorin e biznesit, OJQ-të dhe ekspert. Në këtë prezantim krahas zëvendës ministres së financave Dr. Shiret Elezi morën pjesë gjithashtu edhe zëvendëskryeministrja për çështje ekonomike Mila Carovska si dhe ministrja e financave Nina Angelovska. Zëvendësministrja e Financave Elezi theksoi se në një kohë të globalizimit të shpejtë të tregëtisë…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë nga viti 2013, Kiril Bozhinovski, më tha merre librin “Zoki Poki” dhe lexo. Ngjashëm siç veproi Talat Xhaferi, kur votohej Ligji për pjesëtarët e forcave të sigurisë të përfshirë në konfliktin e vitit 2001. Bëni çka të bëni por rendi i ditës të mos miratohet, tha sot në dëshminë e tij për lëndën “Dhuna në Qendër”, Tomisllav Llazarov i cili ishte koordinator në Grupin e këshilltarëve në vitin 2013 në Komunën Qendër. Ai para gjykatës tha se në atë periudhë ishte marrë vesh me Bozhinovskin dhe përfaqësues të Shoqatës “Veritas” të mbajnë protesta të qeta…

Lexo më Shumë

G.S (50) dje pësoi lëndime të rënda pasi ra në një puset të hapur në varrezat Kamnik, në Shkup, përcjell GazetaExpress. Siç kumtoi MPB-ja, incidenti është raportuar dje në orën 15:30 në SPB Shkup, nga burri V. S, i cili deklaroi se derisa gruaja lëvizte në rrugë në rrethinën e varrezave Kamnik, ajo ra në një puset të hapur dhe pësoi dëmtime të rënda trupore, pas çka ajo është transferuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore.

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka bërë të ditur se rreth 5000 zyrtar policor do të marrin bonuse rrogë. “Për herë të parë u mundësojmë zyrtarëve policor që të realizojnë të drejtën e tyre tu paguhet shtesë përpos shtesës për rrogë edhe bonos në vlerë prej një rroge mesatare nëse kanë punuar mbi 150 orë nga koha e rregullt e punës dhe nëse nuk kanë munguar më shumë se 21 ditë në një vit. E kemi kthyer dinjitetin e zyrtarëve policor, i bëmë më të afërt me qytetarët”, ka shkruar kryeministri teknik, Oliver Spasovski, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në Kuvend, ka prezantuar video incizim, në të cilën sipas tij janë ish kryeministri Zoran Zaev, dhe i akuzuari i parë në rastin “Zhvatja”, Boki 13. Deputeti i lexoi transkriptin e bisedës, ndërsa incizimi mezi dëgjohej. “I duhen para për televizionin dhe bën kombinime. E pyeta prej ku parat për televizionin. Ai më tha nga Kroacia, por, kryesisht nga Cile, Siljan Micevski, nga projekti për shtëpi të pleqve”, tha Milloshoski duke e lexuar transkriptin nga incizimi. Milloshoski tha se incizimin e ka siguruar nga një informatorë.

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo pendarovski, ka nënshkruar dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes Atlantike të Veriut. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 114 vota “pro” djee miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike. Ligji është me veprim të anulueshëm dhe do të hyjë në fuqi pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO. Pas seancës flamuri i Aleancës Veriatlantike u ngrit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Për një vit nga nënshkrimi i Protokollit për pranim në NATO, kemi marrë 28 ratifikime, për kohë shumë të shkurtër anëtarësimi ynë do të certifikohet dhe do t’i vendosim vulë mbi ekzistencën tonë si shtet i pavarur, sovran dhe me prosperitet. Ne do të jemi pjesë e familjes nga ombrella e sigurisë, që mbron një miliardë njerëz. Këtë sot e theksoi ministrja e Mbrojtës, Radmilla Shekerinska me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes Veriatlantike, me ç’rast tha se si ministre e Mbrojtjes, për të, anëtarësimi në NATO, mes tjerash, nënkupton shumë, lidhur me numrat në Armatë, të cilët të parët i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski kërkon shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sosciale, Rashela Mizrahi. “Kryeministri dhe Qeveria e kanë për obligim të sigurojnë mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke marrë parasysh se ministrja Mizrahi me vetëdije dhe qëllimisht shkel Kushtetutën dhe me këtë rrezikon të ardhmen euroatlantike të vendit, kryeministri në Kuvend dorëzoi propozim për shkarkimin e ministres teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi”, njoftojnë nga Qeveria. Mizrahi vazhdon që konferencat për shtyp t’i mbajë me mbi shkrimin e Republika e Maqedonisë, ndërsa madje, dje deklaroi se është e gatshme të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në ora 19:00 nga një mjet eksploziv ka shpërthyer zjarr në hapësirën ndihmëse të shtëpisë së një prokurori publik të Prokurorisë së Kërçovës, informojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.mk. “Eksplozivi e ka dëmtuar automjetin e prokurorit “Seat Leon” i cili ka qenë i parkuar në hapësirën. Përpara një muaji, gomat e të njëjtës veturë janë prerë me thikë nga person i pa njohur”, thuhet në kumtesë. Prokuroria e Kërçovës bashkë me ekipin e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Është dhënë urdhër për marrjen e mbetjeve të eksplozivit dhe e njëjta është dorëzuar për…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fejsbuk ka shkruar në lidhje me votimin e Protokollit për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ai thotë se atij i ka ardhur një lehtësim në kraharor. “Seç më erdhi një lehtësim në krahëror sot, pas votimit të protokollit për anëtarësim në NATO në Kuvend, si një barrë që të hiçet nga shpatullat dhe të krijon ndjesinë e të qenurit i plotësuar. Më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi. Urime të dashur vëllezër e motra, urime të gjithëve,…

Lexo më Shumë

U mbajt debati për financimin, menaxhimin dhe rregullimin e servisit publik, në të cilin morën pjesë drejtori i përgjithshëm i RTVM-së, Marjan Cvetkovski, udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Nikolla Bertolini, por edhe përfaqësues të Unionit Evropian Radiodifuziv dhe shoqatat esnafe, njofton Portalb.mk. Cvetkovski në debat tha se disa sektorë në Radio Televizionin e Maqedonisë u kërcënohet zhdukja e plotë për shkak të politikave aktuale të pushtetit për papunësi. “Për 8 vite, sevisi publik ka mbetur me 187 të punësuar më shumë, ndërkaq numri do të ulet edhe në të ardhmen nëse vazhdon praktika e këtillë. Nga…

Lexo më Shumë

Qëndrimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi se do të vazhdojë ta përdorë tabelën me emrin e vjetër, e publikojnë mediet në Greqi, duke transmetuar tekstin e agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Maqedoni e Veriut: Vazhdon të provokojë ministrja e Punës”; “Shkup:Ministrja e Punës nuk e hoqi tabelën me emrin ‘Republika e Maqedonisë”; “Ministrja e Maqedonisë së Veriut insiston për tabelën e vjetër”; “Ministrja e VMRO-së përsëri u paraqit para tabelës kontroverse Republika e Maqedonisë”; “Maqedoni e Veriut:Ministrja e Punës nuk e heq tabelën me emrin e vjetër të vendit”,…

Lexo më Shumë