Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, ka thënë se sot po vuloset njëri prej qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. “Jemi këtu për vulosjen e njërës prej qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin tonë në NATO. Si Aleancë për Shqiptarët e përcaktuar për eurointegrime, ky ishte një ndër prioritet tona më të rëndësishme. Meritat për këtë i takojnë të gjithë qytetarëve të vendit pavarësisht përkatësisë etnike, por pa dyshim që kthesën e ka bëre ngjarjet e 27 prillit të cilat nuk duhet të harrohen asnjëherë”, ka thënë Rashidi, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në fjalimin e tij në Kuvend para miratimit të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO tha se ky moment është historik për të gjithë qytetarët. Ahmeti tha se shteti jonë po bëhet i rëndësishëm sikurse vendet tjera anëtare të NATO-s. “Shteti jonë po bëhet i rëndësishëm, njëjtë sikur vendet tjera anëtare të NATO-s. Vendi jon një vend i vogël, tani po bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Në asnjëherë nuk pas dilema për anëtarësim në NATO dhe BE, dhe kjo është ajo rreth së cilës jemi bashkuar gjithmonë”, tha Ahmeti.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, Dimitris Janakakis, në të cilin u diskutuan çështjet rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, aktualitet rreth implementimit të marrëveshjes së Prespës në kontekst të integrimeve evropiane të vendit. “Si Sekretariat për Çështje Evropiane, vazhdimisht angazhohemi dhe bëjmë thirrje për respektim të plotë të Kushtetutës, ligjit, marrëveshjeve të ratifikuara dhe akteve të tjera, posaçërisht të atyre që paraqesin themel të integrimeve tona evropiane. Respektimi dhe zbatimi konsekuent i Ligjit për gjuhë, Marrëveshjes së Prespës, jo vetëm që janë obligime ligjore, por janë edhe në drejtim…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ka thënë se vendi ka kaluar nëpër shumë kriza politike, por ka shtuar se përcaktimet për NATO dhe BE, nuk kanë ndryshuar, raporton SHENJA. “Qytetarët mbështesin këtë proces. Bëhet fjalë për aleancë të shteteve të ndryshme për siguri dhe mbrojtje, terrorizmit ndërkombëtar. Me anëtarësim e plotë rriten përgjegjësitë tonë dhe të drejtë të barabartë për votë. Anëtarësimi nuk do të kishte ndodhur pa ndryshimet e thella politike që kanë ndodhur viteve të fundit. Vendimi i sotëm për ratifikim është shumë i rëndësishëm për shtetëformimin. Na mbetet neve qytetarëve të shtetit të 30 të aleancës të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot është takuar me kryerësin e detyrës kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-Atilla Mesterhazi, i cili së bashku me sekretarien e përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Ruksandra Popa ishin mysafirë zyrtarë në seancën solemne në të cilën është miratuar Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike. Xhaferi, kumtuan nga Kabineti i tij, e nënvizoi momentin historik të cilin sot e ndan bashkë edhe me kryetarët dhe përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve – anëtare të NATO-s, që janë fqinjë të afërm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me ambasadorët e të gjitha vendeve –…

Lexo më Shumë

Mos respektimi i ligjit si dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes nga ana e ministres teknike për punë dhe politikë sociale duhet të ketë për pasojë shkarkimin e saj nga posti i ministres. Kjo sjellje e saj është jo korrekte dhe nënçmuese, prandaj e njëjta duhet të mbajë edhe përgjegjësi. Fjala ministër do të thotë shërbëtor, dhe duke marrë parasysh që çdo ministër vjen në atë pozitë për të qenë në shërbim të popullit të njëjtët edhe duhet të sillen në pajtim me detyrimin që marrin përsipër që nga emërimi i tyre. Kujtojmë se, gjuha shqipe është gjuhë përdorimi i…

Lexo më Shumë

Tre ish pjesëtarët e njësitit Alfa, të avancuar në Njësitin e ndërhyrjes policore janë të dyshuar si të përfshirë në rastin Tortura dhe Titanik. Policët Petar Milloshevski dhe Jovan Gocevski të dyshuar për torturimin e Lube Boshkovskit dhe polici Dragçe Dravçevski i dyshuar për manipulime zgjedhore, ishin në mesin e 89 policëve të shpërndarë nga Ministri i Brendshëm teknik Naqe Çulev. Kjo, sipas Zëvendësministres plotësuese në MPB ishte një arsye shtesë që nuk i nënshkroi vendimet, të cilat edhe u anuluan me vendim të Qeverisë, të firmosura nga Kryeministri teknik Oliver Spasovski. Vlerësimi im është që punonjës të tillë, të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, mbetet në qëndrimin se konferencat për shtyp të MPPS, do t’i zhvilloj para tabelës ku qëndron emri Republika e Maqedonisë. Kjo tabelë, sipas ministres Mizrahi, ka qenë që në kohën kur është zgjedhur ministre, respektivisht atje nuk ka ekzistuar asnjë tabelë tjetër. “Kjo është tabela e ministrisë dhe unë konferencat për shtyp i zhvilloj para tabelës të cilën e gjeta. Nuk do të vendos mbishkrim i cili nuk ka ekzistuar këtu. Kjo është tabela e ministrisë dhe para kësaj tabelë do të zhvillohen konferencat për shtyp. Pyetjen duhet ta parashtroni në vend…

Lexo më Shumë

Tentimet për t’u sjellë ligji për Prokurorinë Publike në kuadër të angazhimeve të vendit në luftën kundër korrupsionit i përshëndeti sot shefi i diplomacisë italiane, Luixhi di Majo, i cili pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp përmendi se asnjë vend nuk mund të lavdërohet me nivel të lartë në temën – lufta kundër korrupsionit. Duke përmendur se vendi këtyre ditëve është duke punuar në një reformë të madhe, sjelljen e ligjit për PP, theksoi se edhe pse nuk është kërkuar si kusht i drejtpërdrejtë për hapjen e negociatave me BE-në,…

Lexo më Shumë

Komisioni për Çështje Evropiane ndaloi debatin mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Arsye për këtë sipas kryetarit të komisionit është ratifikimi i protokollit përfundimtar për NATO dhe ceremonia e ngritjes së flamurit para Kuvendit. Në debatin e ditës së parë u fol për përmbajtjen e ligjit, ku opozita kryqëzoi qëndrimet me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska. Ndaj propozimit janë propozuar dy amendamente të cilët do të shqyrtohen në ditën e dytë të debatit. Aleanca për Shqiptarët dhe deputeti i pavarur, Panço Minov kërkojnë ndryshimin e nenit 110, ky nen u tregua si kontestues pasi parasheh që “bombat” në të ardhmen të…

Lexo më Shumë

Një djalosh i moshës 18 vjeçare është therur me thikë në autobusë të Ndërmarrjes Qarkullimi Publike, përcjell Koha.mk. Sipas informacioneve incidenti ka ndodhur përderisa i riu ka qenë në autobusin me numër 56. Ai me urgjencë është dërguar në spitalin 8-shtatori në Shkup.

Lexo më Shumë

Zaev tha se LSDM-ja e ka përgatitur dhe po punon për një shoqëri të barabartë dhe në qoftë se bën koalicion para ose pas zgjedhor me partitë politike shqiptare është normale. Por pohoi se ai që nuk ka të drejtë të bëjë koalicion me partitë shqiptare është kreu i opozitës, Hristian Mickoski I cili është shumë nacionalist dhe nuk e lënë edhe votuesit. Zaev shtoi se votuesit e LSDM-së janë të gatshëm për një koalicion, qoftë parazgjedhor ose pas zgjedhjeve me partitë shqiptare. “Vendi jonë është multi-etnik dhe duhet të jetë një. Të gjithë duhet të kenë të drejta të…

Lexo më Shumë