Author: Hamdi Kumanova

Më 10.02.2020 në orën 18:30 në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkupi” gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se F.R. (28) nga fshati Haraçinë kërkohej nga policia me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkup 1, për kryerjen e veprës penale “grabitje të rëndë”. Ai u mbajt në paraburgim dhe iu dorëzua policisë në Stacionin Policor të Kisela Vodës për tu transportuar më pas në burgun e Shkupit.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së, thuhet se “ekzekutuesi i Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski nuk arriti ta realizojë urdhrin e shefit të tij nga Budapesti”. “Krahas gjithë bllokimeve, ndalimeve, kundërshtimeve, ekzekutuesi i Mickoskit nuk arriti t’ia dalë në misionin e tij që ta mbrojë krimin”, shprehen nga LSDM. Sipas tyre, Ligji për Prokurori Publike është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës, për të ardhmen evropiane dhe tashmë ka hyrë në procedurë kuvendare. “Me këtë ligj nuk ka amnisti të fshehur për krimin e regjimit, ka përgjegjësi për të thithë. Ligji për Prokurori Publike do të thotë vendime gjyqësore për të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e ricaktoi seancën e Komisionit për Çështje Evropiane. Seanca, në vend se në ora 10.00 do të mbahet në ora 13.00. Në rend dite është Propozim-ligji për prokurori publike dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë. .

Lexo më Shumë

LSDM në mënyrë të dhunshme dhe kontrabandiste dëshiron ta sjellë ligjin për Prokurorinë publike me qëllim që të shpëtohen nga të gjithë kriminelët dhe aferat në këto vjet prejse pushteti është në duart e tyre. Nuk i respektuan as vërejtjet e ekspertëve që është dëshmi se Zaev dhe ndjekësit e tij me këtë ligj duan të shpëtohen nga përgjegjësia. Me Ligjin për Prokurorinë publike, Zaev propozon Ruskoska dhe Jovevski të mund të ndërrohen me shumicë prej 2/3 nga Këshilli i prokurorëve publik. Kjo duhet të jetë garancion se ata edhe më tutje do të mund t’i plotësojnë urdhërat e tij…

Lexo më Shumë

Qeveria i shfuqizoi vendimet e Çulevit, ai vendimin e ka vlerësuar si jovalid dhe i ka përkujtuar të punësuarit se ai është ministër Qeveria i shfuqizoi, Çulevi i ktheu vendimet e punëtorëve të sistemuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat më datën 6 dhe 7 të këtij muaji morën pozicione të reja në MPB me urdhër të ministrit Naqe Çulev. Zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska nga të punësuarit kërkoi kërkoi që të kundërshtohen në çdo përpjekje të kthimit të shprehive të reja të shkeljeve të ligjit dhe sjelljes diktatoriale. Cilin urdhër do ta respektojnë 89-të…

Lexo më Shumë

Seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO do të mbahet sot në Kuvend në prani të presidentëve dhe përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve fqinje, kreu shtetëror dhe politik i Maqedonisë, kori diplomatik. Me ratifikimin vendin edhe një hap e ndan nga anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancë, si vendi i 30-të. Do të mbetet i papërfunduar edhe ratifikimi në parlamentin e Spanjës, ndërsa ratifikimi te ne do të ketë veprim të anuluar dhe do të aktivizohet prejse procesi të përfundojë në Madrid, njofton KOHA. Propozim-ligji për ratifikim është në procedurë kuvendore,…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns, sot në prezantimin e projektit “Edukimi i të rinjve përmes sportit” theksoi se sporti është mënyrë për të nxitur te të rinjtë ndjenjën e përgjegjësisë dhe ju ndihmon atyre jo vetëm të kenë vetëbesim, por edhe të bëjnë ndryshimin në shoqëri. Ambasadorja Bërns potencoi se sporti ka një impakt në shoqëri dhe se mund të jetë mënyrë për të inspiruar. “Unë besoj shumë në vlerat e sportit, unë besoj shumë se sportet mund të ndryshojnë jetën e individëve, që sporti mund t’u mësojë të jenë të përgjegjshëm dhe të krijojnë vetëbesim,…

Lexo më Shumë

Naqe Çulev, Ministri I punëve të brendshme në RMV ka reaguar pasi nga Qeveria i janë shfuqizuar rreth 89 vendime, transmeton Portalb.mk. “Duke i pasur parasysh dispozitat e theksuara, me Vendim të Qeverisë mund të shfuqizohet rregullore apo akt të Ministrisë, që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin, dhe nuk mund të shfuqizohet vendim konkret për risistemim të punëtorit sepse të njëjtat nuk janë rregullore dhe nga këto arsye nuk mund të shfuqizohen nga Qeveria. por shfuqizohen me procedurë përkatëse nga marrëdhënia e punës. Në interes të rregullave ligjore, nevojitet të veproni vetëm dhe jashtëzakonisht në pajtim me…

Lexo më Shumë

Dy partitë më të mëdha politike maqedonase – LSDM-ja e Zoran Zaevit dhe VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit bisedojnë fshehurazi pa prezencën e partive politike shqiptare për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Gazeta KOHA nga burime brenda grupeve të punës mëson se këto dy parti tanimë janë dakorduar për implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it në Kodin Zgjedhor, por ka mbetur çështje e pazgjidhur nivelizimi i Njësive zgjedhore. “Ne presim pëlqim nga grupet e punës pasi ai tekst duhet të vijë me konsensus me qëllim që ta nisim për procedurë parlamentare dhe ta miratojmë para shpërndarjes së Parlamenti”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Partitë maqedonase,…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) sot shprehu pakënaqësi prej institucioneve të sistemit, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë ndikuar në mosplotësimin e marrëveshjes për rritjen e pagave për 10 për qind në institucionet e larta arsimore, duke filluar që me pagën e janarit. “Është i parëndësishëm fakti se Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhej ta realizojë rritjen e dakorduar të pagave për 10 për qind nga janari 2020. Nëse kjo rritje e dakorduar nuk ka mundur të realizohet për shkak të pengesave ligjore apo të tjera, MASH duhej fillimisht të bisedojë dhe…

Lexo më Shumë

Kombinati Sh.A. “Todor Cipovski – Merxhan”, gjegjësisht “Teteks”, pas thuajse 69 viteve ka ndaluar së punuari, njofton Portalb.mk. Sot është mbyllur edhe fabrika konvesion, i cili i fundit punoi. Përpara një viti kanë ndaluar së punuari edhe fabrika trikotazh, ndërkaq muajin e kaluar edhe Tkajaçnica. Pas punës 7-dekadëshe të këtij gjigantit të dikurshëm të tekstilit, mbylla ka qenë e pashmangshme. Nga ana e organizatës sindikale Sh.A. “Teteks” thonë se edhe përskaj asaj që kombinati është mbyllur, janë respektuar të gjitha të drejtat e punëtorëve sipas marrëveshjes koletive. Kombinati Teteks filloi me prodhimtari më 25 maj 1951. Në vitet dhe dekadat…

Lexo më Shumë

Cikloni Kiara që ka goditur Evropën, nuk pritet të arrijë në Maqedoninë e Veriut. Këtë e konfirmojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Megjithatë ata thonë se këto ditë vendin do ta kaploj erë e përforcuar veriperëndmore. Dushanka Tanuseva, sinoptike “Për tani nuk ka mundësi që ai ciklon të vijë tek ne. Megjithatë do të ketë erë të përforcuar, më shumë në pjesën veriperëndimore të vendit, pra erë mesatare deri në të përforcuar, që rrezikon vetëm erë më të madhe”. Ndërkaq, era që shoqëron ciklonin Kiara është me shpejtësi të lartë, ndërsa stuhia ciklonare që ka goditur Europën, me erë të…

Lexo më Shumë