Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me rastin e publikimit të metodologjisë së re për negociata nga ana e Komisionit Evropian, sot kishte fjalën e tij para përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane pran Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Kam përshtypjen pozitive, pas mossuksesit të BE-së në tetor për tu formuar konsensusi për fillimin e negociatave, punët u kahëzuan në drejtim pozitiv, me çka po kthehet kredibilieteti evropian në vend dhe rajon. Në metodologjinë e propozuar shohim si një hapërim pozitiv, bazë e mirë që mundëson vendeve të cilët japin reforma cilësore të marrin kënaqësinë…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Jovan Mitreski në një konferencë për shtyp nga Kuvendi akuzoi drejtpërdrejt VMRO- DPMNE, dhe në veçanti kryetarin e saj Hristjan Mickoskin dhe deputetin Gjorçev, se kanë penguar qëllimisht ligjin për Prokurorinë Publike dhe se e kanë vonuar këtë ligj për të favorizuar krimin dhe ilegalitetin në vend. Ai nga ana tjetër ftoi të gjithë deputetët ta votojnë sa më parë ligjin që do të sillet në Kuvend, duke ftuar edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së ta bëjnë një gjë të tillë. VMRO-DPMNE-ja ka qenë desktruktive duke e penguar sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike dhe për një vit të…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugë të drejtë për ballafaqim me krimin dhe korrupsionin, ndërsa ligji i ri për PP-në është kontribut drejt atij procesi, vlerësuan kryeministri Oliver Spasovski dhe e dërguara speciale e OSBE-së, Paola Severino në takimin e sotëm në Shkup. Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar. është konstatuar edhe se transparenca e institcioneve çon drejt perceptimit më të lartë për krimin dhe korrupsionin, që veçmë është shënuar nga OSBE. Veçanërisht është theksuar nevoja e kompetencës së personave të cilët punojnë në këto çështje, siç janë gjykatësit dhe prokurorët. Ligji për prokurorinë publike, u pajtuan bashkëbiseduesit,…

Lexo më Shumë

Policia Financiare ka dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Publike kundër prezantueses Lilla Filipovska për fshehje të tatimit. Filipovska ngarkohet se në periudhën prej 21.06.2017-të deri më 07.07.2017, llogarinë personale bankare tre herë ka marrë mjete në para me vlerë të përgjithshme prej 16.095.600 denarë (260.000 euro), njofton Portalb.mk. Paratë janë paguar nga Shoqëria për Ndërtim dhe Inxhinieri “Dan Mal” Shkup, sipas bazës së nënshkrimit të marrëveshjes për përgatitje të projektit për asociacionin internacion për mbrojtje të të drejtave të njeriut. “Paratë që janë paraqitur se janë realizuar si të ardhura, i ka tërhequr të gjitha të gatshme për veten…

Lexo më Shumë

Nga mesnata çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të shiten për një, gjegjësisht gjysmë denari më lire, ka vendosur Komisioni Rregullator pwr Energjetik. EURO SUPER BS-95 do të shitet për 65.50 denarë për litër. EUROSUPER BS 98 do të shitet për 77.50 denarë për litër. Dizeli lirohet për gjysmë denari dhe nga mesnata do të shitet për 57.50 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Sot në Spitalin Klinik të Tetovës janë pranuar 30 mjekë të rinj, të sapo diplomuar nga universitetet vendore. Sipas autoriteteve të spitalit për gjashtë muajt e kaluar numri i mjekëve të pranuar ka shkuar në 60 mjekë që së shpejti duhet të shkojnë në specializim për reparte të ndryshme. Shpresojmë se ky numër i mjekëve të pranuar do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të shërbimit në Spitalin Klinik të Tetovës dhe do të ndikojë që mjekët e rinj që mbarojnë studimet të kërkojnë punësim brenda vendit, thonë nga drejtoria e spitalit. Përndryshe, mjekët që u pranuan sot dhe më…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme, sot ka publikuar nënë konkurse për punësimin e gjithsej 14 personave. Në konkurse kërkohen kandidatë për punësim si bashkëpunëtorë dhe referentë, njofton Meta.mk përcjell GazetaExpress. Ofrohet punësim për vendet e punës: bashkëpunëtor për miqësi të gjerë, bashkëpunëtor për Evropën Qendrore,  bashkëpunëtor për sistemin kombëtar të informacionit për viza, bashkëpunëtor për akreditim, bashkëpunëtor për Këshillin e Evropës, bashkëpunëtor për NATO, referent të pavarur për çështje administrative, referent të pavarur – arkivues, referent i lartë për distrubuim, bashkëpunëtor për arkiv diplomatik, bashkëpunëtor për kontabilitet… Pagat në varësi prej vendit të punës lëvizin prej 17.734 denarë.

Lexo më Shumë

T.S (48) nga Shkupi është e lënduar rëndë mbrëmë pasi një automjet “pezho” e goditi atë, i cili drejtohej nga M.R (29), gjithashtu nga Shkupi. Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti është lajmëruar në orën 19:50, ndërsa ndodhi në rrugën “Lluka Gerov” në Novosellë. T.S është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për dhënien e ndihmës mjekësore. Ekipe nga SPB ka kanë kryer hetim në vendngjarjen e aksidentit.

Lexo më Shumë

Ende nuk dihet nëse do të mbahet seanca e sotme për rastin “Reket”, sepse i pandehuri Bojan Jovanovski – Boki 13 nuk ka arritur në Gjykatën Penale. Gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska tha se do të presin gjysmë ore që të marrin informacione pse Jovanovski nuk është sjellë me kohë në gjykatë dhe nëse është sërish në pyetje gjendja e tij shëndetësore. Procesi gjyqësor “Reket” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me prezantim të dëshmive. Gjyqin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikillovska Masevska, ndërsa përfaqësues i padisë është Vilma Ruskoska. Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe…

Lexo më Shumë

Një automjet transportues “iveko” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.F. (56) nga fshati Strimnicë, dje ka dalë nga rruga rajonale Dibër – Hanet e Mavrovës, para udhëkryqit për në fshatin Rostushë. Sipas MPB-së, shoferi është lënduar rëndë dhe është transportuar në Spitalin klinik Tetovë. Rasti është denoncuar rreth mesditës pas çka një ekip nga komisariati i Gostivarit ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë