Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së Prespës, për emrin e shtetit. Siç ka bërë të ditur shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, Athina zyrtare ka reaguar ndaj një veprimi të Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Reshella Mizrahi, meqë në një konferencë për media, mbrapa saj ka qëndruar tabela me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë”. “Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet në tërësi. Ajo i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kandidaturës së fuqishme të saj për çeljen e…

Lexo më Shumë

Qeveria e vërtetoi tekstin e Propozim ligjit për prokurorinë publike, për të cilin është vendosur të shkohet për miratim në Kuvend, me procedurë të shkurtuar, informoi pres-shërbimi qeveritar. Propozim ligji i vërtetuar, siç theksojnë nga Qeveria, është harmonizuar në procedurën kuvendore në Kuvend dhe në të janë sendërtuar zgjidhje që sigurojnë funksionim të parimit të sundimit të drejtësisë konform vlerave evropiane me kushte të parashikuara për korrektësi dhe barazim të palëve në procedurën kuvendore. Risi në Propozim ligji, sipas Qeverisë është përzgjedhja e prokurorit publike në prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion, i cili do të zgjedhet nga ana…

Lexo më Shumë

Në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë mbrëmë rreth orës 21:00 në automjetin transportues “DAF” dhe gjysmërimorkio me targa të Shkupit, policia ka gjetur 26 emigrantë, të gjithë nga Bangladeshi, nga të cilët tetë ishin minorenë. Siç informuan sot nga MPB-ja, automjeti transportues ishte i drejtuar nga S.N. (83) nga Radovishi. Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme dhe më pas emigrantët janë dërguar në Qendrën trazit Tabanoc.

Lexo më Shumë

Fluturim Rizvani është veteran i tri luftërave të UÇK-së- asaj në Kosovë, në Luginën e Preshevës (UÇPMB) dhe në Maqedoni. Me prejardhje nga Struga, Rizvani sot jeton në shtetin Connecticut të SHBA-ve, mirëpo është në rrjedhë me të gjitha zhvillimet që ndodhin në vendlindje. Si shumë bashkëluftëtarë tjerë edhe ai është i dëshpëruar nga zhvillimet e pasluftës në Maqedoni. Prandaj mendon se ka ardhur koha për ndryshime në skenën politike. Intervistën me Fluturim Rizvanin ekipi i Tv Lajm e ka zhvilluar në qytezën Marlboro të Nju Jorkut, gjatë një takimi me bashkatdhetarë tanë që jetojnë në këtë pjesë të SHBA-ve.…

Lexo më Shumë

Reformat e brendshme të BE-së duhet të shkojnë së bashku me, ndoshta një nga politikat e saj më të suksesshme, e ajo është politika e zgjerimit, deklaroi eurodeputeti kroat nga grupi social-demokrat, Tonino Piculla,. pas hapjes së Konferencës ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”. “Gjithsesi viti nuk filloi mirë dhe për herë të parë mbetëm pa një vend anëtar të BE-së, ndërsa reforma dhe përparimi i saj nuk mund të shkojnë pa politikën e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut është shtet në këtë hapësirë, që ka bërë më së shumti për afirmimin e politikës së tillë dhe për këtë…

Lexo më Shumë

Lufta kundër korrupsionit po has në shumë barriera si rrjedhojë e mungesës së ndërveprimit të koordinuar të institucioneve të shtetit që janë kompetente për këtë çështje, theksojnë ekspertë në këtë lëmi, duke vendosur fokusin në kontrollin e financimit të partive politike, që siç e kanë quajtur, paraqet kancer për demokratizimin e shtetit, shkruan REL. Drejtori i Entit Shtetëror të Revizionit Maksim Acevski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thekson se mungesa e një ujdie për të ndryshuar kodin zgjedhor bën që edhe në këto zgjedhje parlamentare Maqedonia e Veriut të përballet me dobësitë sistemore, të cilat Enti Shtetëror…

Lexo më Shumë

Shtetasi nga Shqipëria A.D., i cili ia kishte dalë që mbrëmë të dilte nga qelia ku ka qenë duke e vuajtur dënimin me burg të përjetshëm, është gjetur sot në mëngjes në tavanin e burgut “Idrizovë”. Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë, i cili para pak kohe është dënuar me burg të përjetshëm për grabitje dhe vrasje. Ky person kishte qenë i pranishëm në numërimin mbrëmë, por nuk kishte qenë i pranishëm sot në numërimin në orën 8 të mëngjesit. Pas një ore e gjysmë i arratisuri nga qelia është gjetur. MPB e korrigjoi deklaratën, e cila fillimisht ishte…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti bullgari, Ilhan Quçuk i cili është raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Kuvendin Evropian tha se “anëtarësimi në NATO dhe BE arrihet vetëm me politikë të unitetit”. “Vinë zgjedhjet dhe gjithmonë ka ndjeshmëri në procese gjatë zgjedhjeve, por zgjedhjet janë edhe moment që të binden qytetarët së është koha që të përkrahin platformat aktive të përditësuara politike. Pa dallim nga rezultati i zgjedhjeve, duhet të gjendet konsensus rreth udhëheqjes shtetërore. Ka reforma të vështira dhe për këtë shkak është e rëndësishme të ketë vend edhe për shumicën kuvendare por edhe për opozitën. Maqedonia fitoi shumë për shkak se nuk…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është shembulli i shkëlqyer në rajon se si mbrohet demokracia, sundimi i së drejtës, liria e mediumeve dhe se si bëhet ndryshimi historik, porositi eurodeputetja socialdemokrate e Sllovenisë, Tanja Fajon pas hapjes së konferencës ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”. “Në tetor u bë gabim historik ndërsa shteti dhe qytetarët tani meritojnë nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Qeveria e Zoran Zaev në dy vitet e fundit bëri përparim të madh për vendin, si për çështjet sociale dhe ekonomike ashtu edhe në rrugën drejt BE-së”, tha Fajon. Janë të nevojshme, tha ajo, forca të tilla progresive që ta…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër disa rrugë kryesisht të thata, me përjashtim të vendeve nën hije. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…

Lexo më Shumë

Një shtëpi e pavarur e huaj e pritet të kryej revizion në Agjencinë nacional për programe evropiane arsimore. Ministria e arsimit e shpalli tenderin, përmes të cilit do të kontrollohet puna e agjencisë vitin e kaluar. Kushti kryesor në tender është çmimi më i ulët. Më 15 mars, raporti pritet të jetë gati dhe të dërgohet pranë Komisionit Evropian. Në specifikimin teknik kërkohen revizorë të kontrollojnë nëse transaksionet në Agjencinë nacional kanë qenë valide dhe të rregullta e që kanë të bëjnë me programet Erazmus + dhe Korpusin evropian të solidaritetit. Revizioni, në mënyrë shtesë duhet të kontrollojë nëse llogaritë…

Lexo më Shumë

Lëvizja Anti Bixhoz, të dielën me anë të një pres konferencë ka kërkuar nga deputetët që të përkrahin kërkesën e tyre që objektet e lojërave të bixhozit të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve. Në kohën kur pritet që të fillojë edhe procedura për miratimin e këtij ligji, nga kjo lëvizje kanë thënë se ata dallojnë shumë nga asociacioni i bastoreve, raporton KOHA. “Ne kërkojmë dislokimin e tyre 3 km larg vendbanimeve ndërsa ata kërkojnë vërshim të objekteve të tilla ku klient të tyre kryesisht janë fëmijët dhe prindërit e dëshpëruar. Ata shtiren sikur mërziten për 7700 të punësuar nga ana…

Lexo më Shumë