Author: Hamdi Kumanova

Vrulli i ndërtimeve pa leje në Çarshinë e Shkupit ka lënë nën hije panoramën e dikurshme të një monumenti të mbrojtur kulturor. Ndonëse prej 9 vitesh asnjë gozhdë nuk duhej të vihej pa lejen e Ministrisë së Transportit, me dhjetëra objekte janë në ndërtim e sipër krye më vete nga pronarët. Nga Shoqata e Zejtarëve të Çarshisë thonë se kjo dukuri vërshoi pasi që institucionet zvarrisin një leje ndërtimi mbi dy-tri vjet. Krye esnafi i Çarshisë, Bejtullah Morina tha se Komisioni për vlerësimin e arkitekturës së vjetër asnjëherë nuk funksionoi dhe meremetimi i dyqaneve mbeti në preferencat e ndërtuesve, pa…

Lexo më Shumë

Rritja e pagave, pagesa për pushime vjetore për rreth 20 mijë punonjës të administratës, shpërblime për kuponët fiskalë, subvencione për ngrohje, për makina, e shumë masa tjera, janë thuajse përditshmëri e qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kohën kur vendi ndodhet edhe dy muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zyrtarët, këto masa i arsyetojnë me nevojën për rritjen e standardit të qytetarëve, por edhe si ndihma në forma të ndryshme, që i kontribuojnë edhe ambientit, si ato për makinat dhe ngrohje. Megjithatë, vendimi për pagesën për pushim vjetor, që ndryshe njihet edhe si K-15, ka shkaktuar polemika të shumta meqë…

Lexo më Shumë

Të reshurat e borës që kapluan vendin ditëve të fundit kanë lënë të bllokuar tashmë disa ditë banorët e fshatit Tanushë. Disa fotografi të cilët kanë arritur në redaksinë e Tv21 shihet se bora është me lartësi më shumë se 50cm. Banori i cili na i ka dërguar fotografitë thotë se në këtë gjendje fshati është tashmë tre ditë me radhë dhe pohon se komuna e Çuçer Sandevës nuk është interesuar fare për pastrimin e rrugëve. Ai thotë se rruga kryesore që dërgon tek stacioni policor është pastruar, por thekson se rrugët brenda fshatit nuk janë prekur. Sipas tij, banorët…

Lexo më Shumë

“Ski Macedonia” ka filluar peticion për rivënien në funksion të teleferikut Tetovë – Kodër e Diellit, njofton Portalb.mk. “Tetova, Rajoni i Pollogut dhe Ski Qendra Kodër e Diellit do të fitojnë sërish energji më të freskët, jetë dhe oksigjen”, thuhet në përshkrimin e peticionit duke dërguar porosi deri te Qeveria dhe Komuna e Tetovës. “Mundësia e banorëve të Tetovës, Gostivarit dhe Shkupit të kenë qasje të lehtë deri te natyra, kontribuon në jetën shëndetësore, shprehitë e shëndetshme, rekreacion. Për vetë Kodrën e Diellit do të nënkuptojë rritje të të ardhurave, kapital të freskët, më shumë turistë dhe mundësi për rritjen…

Lexo më Shumë

Autoritetet kanë dërguar në selinë e UNESCO-s në Paris raportin i cili sipas tyre përmbush 19 rekomandime. Në të thuhet se është miratuar Plani i Menaxhimit me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit, janë vlerësuar ndikimet mbi mjedisin dhe trashëgiminë kulturore dhe ajo që më së shumti i intereson publikut, trajtimi i objekteve të paligjshme. Raporti në UNESCO “Aktivitetet për heqjen e ndërtesave të paligjshme kanë filluar me platforma të ndërtuara pa leje, të objekteve hotelierike, që kanë hyrë në liqen dhe janë ekzekutuar vazhdimisht në përputhje me planin e veprimit.” Ndërkohë, edhe një mision tre anëtarësh i…

Lexo më Shumë

Për 40 vjet në komunën e Haracinës nuk u punua asgjë! Për 40 vjet, për Haracinë nuk u interesuar askush! Me ardhjen tonë, vetëm për 2 vjet mandat, po bëjmë ndryshime thelbësore! • Proejkti i kanalizimit i kontraktuar, dhe duke u realizu në terren. • Proejkti i ujit, i kontraktuar dhe duke u realizu në terren. • Cerdhja për fëmijë, projekt i fituar nga Komuna, së shpejti fillojnë punimet në terren. • Zyrën e shërbimeve sociale, e kemi sjellë në godinën e komunës sonë! • Godina e komunës së re, u ndërtua! Së shpejti administrata komunalë transferohet aty! • Shëtitorja…

Lexo më Shumë

Robert Nesimi Analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore në Maqedoni, Robert Nesimi, për Express thotë që shqiptarët këtë herë do të sigurojnë më shumë deputetë se herën e kaluar, pra deri në 25 deputetë, shkruan Gazeta Express. Sipas Nesimit, kjo gjë do të ndodhë për shkak të koalicioneve dhe mos-përçarjes së votës shqiptare sikurse në zgjedhjet parlamentare të viti 2016. “Numri i deputetëve shqiptarë zakonisht është sjell nga 25-29 deputetë, por në zgjedhjet e fundit ra në 20. Pjesërisht kjo kishte të bëjë me fenomenin e votimit të shqiptarëve për LSDM-në dhe pjesërisht për shkak se kishte më shumë subjekte…

Lexo më Shumë

“Një projekt që i ka munguar qytetit tonë, për zhvillimin e sportit dhe rekreacionit. Investim nga buxheti i shtetit i cili realizohet nëpërmjet Agjencionit për Rini dhe Sport në vlerë prej 36 milionë denarësh! Sot në ndjekje të përgatitjeve përfundimtare për vënien e gurthemelit, punimet e të cilit do të nisin nesër (9.02.2020), në orën 11:00, në qendrën sportive në Tetovë.” – thotë Xhemaili Për më shumë ndiq linkun:

Lexo më Shumë

Rreth 150.000 euro shteti i Maqedonisë së Veriut është detyruar që të paguaj kompensim për 24 paditë e parashtruara lidhur me shkeljen e neneve të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Këtë analizë e ka realizuar Instituti i Parlamentit, për vitet 2016, 2017 dhe 2018. Instituti i Parlamentit “Për 8 aktgjykimet e miratuara në vitin 2016 shteti është detyruar të paguaj gjithsej 55.780 euro personave parashtrues të padive. Për 4 aktgjykime të miratuara në vitin 2017, shteti është detyruar të paguaj gjithsej 49.960 euro parashtruesve të padive dhe në vitin 2018, për 5 aktgjykime të miratuara, shteti…

Lexo më Shumë

Është bërë shumë punë në Haraçinë. ajo që për momentin punohet është dokumentacioni i projektuar teknik për shpimin e tre pusetave në Grushinë, Orllancë dhe në Mojancë. Dy pusetat janë me thellësi prej 90 metrave dhe 56 metrave, me çka do të sigurohen sasi të përhershme të ujit për pirje për këto vende të banuara. Në Orllancë tani më është bërë edhe bazeni ku duhet të derdhen këto burime. Me këtë në mënyrë të përhershme e sigurojmë ujin për pirje. Këtë e deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i cili së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski, nënkryetarin e LSDM-së, Muhamed…

Lexo më Shumë

Avokati Naser Raufi, i cili deri më tash ka marrë pjesë në shumë procese të mëdha gjyqësore, do të jetë ndër kandidatët kryesore për postin e Avokatit të Popullit, merr vesh gazeta KOHA. Mandati i Ombudsmanit aktual, Ixhet Memeti, përfundon në dhjetor të këtij, mirëpo dispozitat ligjore parashohin që konkursi për këtë pozitë të shpallet tre muaj para përfundimit të mandatit. Mandati i Avokatit të Popullit është në kohëzgjatje prej tete vitesh.

Lexo më Shumë

Miratimi i Kodit zgjedhor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rregullsinë e procesit zgjedhor edhe atë nga më shumë aspekte. Së pari për shkak se duhet të implementohen rekomandimet e OSBE ODIHR-së, ndërsa kjo na është veçanërisht e rëndësishme tani në prag të samiteve evropiane, por së dyti edhe për shkak se për herë të parë po hyjmë në një mënyrë të re të financimit të fushatave zgjedhore, ku shumë çështje duhet të rregullohen. Këtë sot në intervistën për MIA-n e deklaroi zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane Bujar Osmani, lidhur me kërkesën e BDI-së për balancimin e detajuar të njësive zgjedhore.…

Lexo më Shumë