Policia e Tetovës mbrëmë zbatoi aksion kontrolliqë të konfirmojë sa prej shoferëve e drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit. Kontrolli u zbatua në Tetovë nga ora 22:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit. “Gjatë kësaj periudhe u konfirmua se 15 shoferë drejtojnë veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit. Të gjithë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe do të paguajnë dënimin”, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josivski. Vetëm në janar, policia e Tetovës ka zbuluar 47 persona që kanë drejtuar makinat nën ndikimin e alkoolit.
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria në fillim të vitit të kaluar kishte paralajmëruar projektin për ndërtimin e pishinave në 14 komuna në gjithë vendin ndërkohë që sipas këtij vendimi pishina për not do të ndërtohen edhe në komuna shqiptare si Çairi, Tetovë, Kërcovë, Gostivar etj. “Bëhet fjalë për 14-të komuna në të cilën do të ndërtohen pishinat për notë si në Çair, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, ndërsa komunat tjera janë në Shtip, Strumicë, Veles, Negotinë, Prilep, Manastir, Karposh ,Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisela Voda. Gjithashtu Qeveria u ka rekomanduar këtyre komunave që të bëjnë përzgjedhjen e lokacionit dhe më pas duhet të kërkojnë dhe sigurojnë leje…
Propozimet e fundit të KE për reformimin e procesit të anëtarësimit me vendet e Ballkanit – politikë për të zbutur presidentin francez, Macron, problemet kryesore mbeten, shkruan Bodo Weber për ciklin e DW, Europa ime. Më 5 Shkurt Komisioni i ri Europian paraqiti propozimet për reformimin e politikës së zgjerimit të BE, më saktë metodologjinë e negociatave të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Reforma” u bë e nevojshme, për shkak të bllokimit të plotë të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, nga presidenti, Emmanuel Macron në samitin e Brukselit në tetor të vitit të…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmes një statusi në rrjetin social “facebook”, ka reaguar duke thënë se nëse ekziston kusht i distancës për të hapur një barnatore, duhet të ekzistojë kushti i dislokimit të kazinove dhe objekteve të tjera të lojërave të fatit. “Kur ekziston kushti i distancës për të hapur një barnatore e cila shërben për nevojat e qytetarëve, atëherë është a pakuptimtë pse mos të ekzistoj kushti i dislokimit të kazinove dhe objekteve të lojërave të fatit e të cilat nuk janë në dobi të qytetarëve. Kazinot dhe bixhozi larg vendbanimeve”, ka shkruar Bekteshi. Ndryshe, miratimi i ligjit…
I nderuar koleg Arben Ratkoceri, Nëse ke vendosur të përkrahësh BDI-në është e drejta jote. Prap se prap duhet të jesh i kujdesshëm dhe të ruash dinjitetin dhe integritetin gazetaresk. Duhet pasur kujdes edhe për integritetin e atyre për të cilët shkruan. Ti shkele rëndë dinjitetin e Harun Aliut dhe dëshmorëve tjerë të kombit Adem Jasharit, Sulë Hotlës dhe dëshmorëve tjerë, që i përmende në një polemikë kundër një politikani anti BDI. Ofendove rëndë kufomat e tyre, sepse për dëshmorët dhe martirët përdore fjalën “kocka”, e jo “eshtra” siç duhet përdorur. Fjala “kocka” në përgjithësi nuk përdoret për kufomat e…
Në urën për në fshatin Turçan diku rreth orës 3 pas mesnate, një veturë ka rënë në Lum. Informatat jozyrtare flasin se nuk ka të lënduar ndërsa pas aksidentit shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer një ekip nga SP – Gostivar, të ndihmuar nga Njësia zjarrfikëse e Gostivarit. Informata plotësuese zyrtare do të publikohen me vonë gjatë ditës
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, në një deklaratë për shtyp sot tha se ai ende nuk mund të thotë nëse janë siguruar 80 vota për të miratuar ligjin për Prokurorinë Publik. Siç tha Zaev, versioni përfundimtar i ligjit është dorëzuar sot në grupet parlamentare dhe priten reagimet ose sugjerimet e tyre. “Nëse më pyet direkt – a kemi një numër, nuk mund ta them sepse sot të gjithë do ta shohin versionin përfundimtar të ligjit, me sugjerimet e të gjitha grupeve parlamentare dhe natyrisht që ata do të votojnë në përputhje me rrethanat,” tha Zaev.
Këshilli ekzekutiv i Shoqatës për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare “KËSHILLI I AMBASADORËVE” me shqetësim të madh i ndjekë procedurat praktike në zbatimin e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell GazetaExpress. Njëherit në kundërshtim me parimet e saja proklamuese për mos abuzim të procedurës kuvendore të sjelljes së ligjeve “me procedurë urgjente ose procedurë të shkurtuar” në vetëm dy ditë para shpërndarjes së Kuvendit imponohet tentimi për keqpërdorimin e asaj procedure me qëllim që të miratohen ligje të cilat në esencë do të duhet t’i zbatojë qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve parlamentare. Ky për ne është…
Kameramani i ‘Honeyland’, Samir Luma në ‘Twitter’, publikoi video të Hatixhe Murtova, ku shihet se i vendos autograf në afishen e filmit në Hollywood. “Si në pasaportë”, i thotë kameramani Luma protagonistes në filmin ‘Honeyland’, Hatixhes, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës së djeshme, gazeta britanike ‘The Guardian‘ e publikoi prognozën ku parashihet se filmi në të cilin rolin kryesor e ka Hatixheja, do të të fitojë çmimin Oskar për dokumentar. Ndryshe, filmi “Honeyland” i regjisorëve Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov është nominuar në dy kategori për çmimin “Oskar”. Kjo është hera e parë në kinematografinë e Maqedonisë, që një film…
Ligji për prokurori publike me vendosjen e vërejtjeve nga grupet e deputetëve, nëse sigurohet mbështetja e nevojshme, Qeveria këtë fundjavë duhet ta lëshojë në procedurë, përcjell GazetaExpress. Në ndërkohë kërkohet shumicë prej dy të tretave për votimin e tij në Kuvend, duke e pasur parasysh se nuk ka marrëveshjes me LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga Qeveria thonë se pasi të vlerësohet se ka harmonizim, ligji do të kalojë në seancë qeveritare dhe do të dorëzohet deri tek Kuvendi. Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i deritanishëm Zoran Zaev dje deklaroi se beson se ligji këtë fundjavë mund të hyjë në procedurë kuvendore dhe…
Sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimore me të cilat përballen në rrugën e procesit eurointegrues është tema kryesore e konferencës ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”-së që sot do të mbahet në Shkup në organizim të shumë organizatave joqeveritare të rajonit, përcjell GazetaExpress. Nikoqir i konferencës është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa do të marrin pjesë shumë liderë rajonalë të partive politike social-demokrate dhe liberale dhe eurodeputetë. Në hapjen zyrtare, siç njoftojnë organizatorët, fjalim do të kenë Tanja Fajon – eurodeputete sllovene nga grupi social-demokrat, Ilhan Quçuk – eurodeputet nga grupi liberal ALDE dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në…
Gjatë ditës së djeshme Sindikata e pavarur akademike (SPA) ka realizuar takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski. SPA-në e përfaqësojnë Maja Stevanoviq, Mirjana Najçevska, Branimir Jovanoviq, Viktor Stefov dhe Elena Xhukeska. Në takim u bisedua për problemet financiare me të cilat përballen universitetet, si dhe për rritjen e paralajmëruar të pagave prej 10 për qind, për të cilën Kuvendi i RMV-së ende nuk ka sjell vendim. Përfaqësuesit e SPA-së e përshëndetën iniciativën për rritjen e pagave për të punësuarit në universitetet publike, por theksuan se, për shkak të asaj që barra për shtesat për stazh bie tek universitetet, rritjet…

