Policia e Tetovës mbrëmë zbatoi aksion kontrolliqë të konfirmojë sa prej shoferëve e drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit. Kontrolli u zbatua në Tetovë nga ora 22:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit.
“Gjatë kësaj periudhe u konfirmua se 15 shoferë drejtojnë veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit. Të gjithë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe do të paguajnë dënimin”, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josivski.
Vetëm në janar, policia e Tetovës ka zbuluar 47 persona që kanë drejtuar makinat nën ndikimin e alkoolit.



