Kryeministri Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se Joe Biden, ish presidenti amerikan e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua nga Gjykata e Hagës me 25 vite burg.
Në fjalën e tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, kreu i qeverisë tha se edhe pse Biden e kishte quajtur George Washingtonin e Kosovës, Amerika nuk bëri më të mirën për të.
“Më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është me ne sot këtu dhe ai nuk mund të jetë këtu, sepse ky vend e tradhtoi, sepse Joe Biden qe e emërtoi George Washingtonin e Kosovës e tradhtoi. Sepse edhe pse gjenerali Klark dhe disa miq bënë më të mirë, ky vend nuk bëri më të mirë. Kjo nuk më bëri të ndihem mirë”, tha Rama.
The post Gjykata e Hagës e dënoi me 25 vite burg, Rama nga Amerika: SHBA e tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


