Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka thirrur më 16 shkurt një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së. Sipas burimeve të Këshillit Evropian, në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der LEyen dhe presidenti i Parlamentit Europian, Joseph Borrel. Takimi, që do të zhvillohet në formën e darkës së punës, është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor…

Lexo më Shumë

Rritja e pagave, pagesa për pushime vjetore për rreth 20 mijë punonjës të administratës, shpërblime për kuponët fiskalë, subvencione për ngrohje, për makina, e shumë masa tjera, janë thuajse përditshmëri e qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kohën kur vendi ndodhet edhe dy muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zyrtarët, këto masa i arsyetojnë me nevojën për rritjen e standardit të qytetarëve, por edhe si ndihma në forma të ndryshme, që i kontribuojnë edhe ambientit, si ato për makinat dhe ngrohje, transmeton REL. Megjithatë, vendimi për pagesën për pushim vjetor, që ndryshe njihet edhe si K-15, ka shkaktuar polemika të…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “faktet për skandalin e mbetjeve mjekësore tregojnë ndërlidhje të drejtpërdrejtë me OBRM-PDUKM-në dhe krimin e Nikolla Gruevskit, që Mickoski po e mbron vazhdimisht”. “Përgjegjësia për këtë skandal të madh na çon drejtpërdrejt deri te njerëzit e afërt me OBRM-PDUKM-në, të afërt me Gruevskin dhe Hristijan Mickoskit”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se prokurorja në lëndë e cila për dy muaj nuk ishte deklaruar për procedurën hetimore është kuadër i OBRM-PDUKM-së e vendosur nga Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovbska. “Goran Angelov disa vite ishte drejtori i Drisla, ka pranuar mbetjet që të deponohen, është…

Lexo më Shumë

Pesë ditë para shpërbërjes së pritur të Kuvendit, pushteti dhe opozita ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet për ligjin për prokurorinë publike. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dje deklaroi se edhe më 12 shkurt deri në ora 23:00 të vijë propozim i harmonizuar, ka mundësi procedurale që të vendoset në votim. “Edhe deri në ora 23:00 në datën 12-të të vijë propozimi i harmonizuar ka mundësi procedurale që ky propozim të shndërrohet në ligj. Është e pakontestueshme, por në fund të mandatit para shpërbërjes së Kuvendit, vetëm të hapet seancë, ndërsa propozim i paharmonizuar edhe të shndërrohet në teatër, këtë…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë me punë të përkohshme në Itali ka humbur jetën derisa po udhëtonte për në punën e tij. Sipas mediave italiane, ngjarja ka hdodhur në rrugën Kostilole në provincën Asti, kur burrit 48 vjeçar i është përkeqësuar gjendja derisa po drejtonte makinën, informon INA. Ai ka humbur drejtimin dhe është përplasur me murin e një shtëpie. Policia tha se nuk bëhet fjalë për shpejtësi të madhe, pasi që makina e tipit “Fiat Stilo” nuk ka frenuar dhe se për këtë nuk janë zbuluar gjurmë. Trupi i tij i pajetë është gjetur jashtë makinës dhe se supozohet se…

Lexo më Shumë

Në autostradën Shkup – Veles sot në orën 11.20 minuta një automjet “hjundai” me targa të Velesit ka rënë në humnerë para tunelit të parë prej dy tuneleve, me ç’rast humbi jetën 38 vjeçari B.M. nga Velesi. Ivica Ilievski nga MPB deklaroi se policia informacionin e ka marrë nga Shërbimi për Ndihmë Mjekësore e cili i pari ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pas çfarë edhe ekipi i SPB Veles i cili ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, në të cilin ka një të vdekur. Nga NJTZ Veles sqarojnë se ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës…

Lexo më Shumë

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi shprehet i gatshëm që të bëj koalicion me BDI-në, me kusht që t’i jepet posti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Express. Thaçi thotë se një post të tillë do ia ofronte edhe Ahmetit, por ai shton se duke pasur parasysh që Ahmeti është i lodhur, ai synon postin e zëvendëskryeministrit. “Unë jam shumë transparent. Ka edhe shumë miq të cilët ndërmjetësojnë që ta ndalim këtë garë të pakuptimtë dhe ne të bëjmë bashkëpunim dhe të dalim fitues absolut në këto zgjedhje që pastaj maqedonasit t’i pranojnë “bllanko” të gjitha kërkesat tona. Unë…

Lexo më Shumë

Me propozim të një grupi deputetësh, mes tyre edhe deputeti i ALTERNATIVA-s Rexhep Memedi, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për shujtë të subvencionuar për studentët. Studentët e rregullt në universitetet shtetërore dhe private, qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore, nga Ministria e arsimit dhe shkencës, do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 120 denarë në ditë për të blerë ushqim të përgatitur. Kështu mundësohet mbështetje financiare, por edhe një jetë më cilësore dhe më të shëndetshme për të rinjtë gjatë studimeve. Studentët do të kenë të drejtë ta përdorin këtë mundësi nga e hëna deri…

Lexo më Shumë

E përforcojmë rolin tonë në fqinjësinë tonë, në Ballkan me theksin në përpjekjet për perspektivë të integruar të Ballkanit Perëndimor, nën kushtin që kuptohet të gjithë e dini mirë, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. Në fjalimin e shkurtër para të punësuarve në ministri dhe gazetarëve Dendias u përqendrua në politikën e jashtme greke dhe në sfidat dhe, siç tha, vendi është i detyruar ta kryejë detyrën “duke i mbrojtur interesat nacionale me patriotizëm dhe seriozitet”. Në këtë kontekst, shefi i diplomacisë greke e përmendi edhe Ballkanin Perëndimor, por edhe…

Lexo më Shumë

Në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë më parë, ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashella Mirzahi nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ka vendosur tabelë ku shkruhet vetëm Republika e Maqedonisë. Gjatë paraqitjes së saj për media, shihej se prapa saj kishte të vendosur tablo ku mungonte emri i ri shtetit, që ndodhi në bazë të arritjes së marrëveshjes mes vendit tonë dhe shtetit grek dhe e kishte kthyer tabelën e vjetër, e cila përdorej para se të ndryshohej emri. Ndihmës ministrja e Puëns dhe Politikës Sociale Sanella Shkrijel vlerëson se veprimi i ministres teknike Rashel Mizrahi që të…

Lexo më Shumë