Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi aktakuzë kundër një dadoje për vepër penale “pakujdesi dhe abuzim me fëmijë”. Ajo në gjysmën e parë të nëntorit të vitit të kaluar ka qenë e angazhuar si dado e dy fëmijëve të moshës trevjeçare, por derisa prindërit kanë qenë në punë, ajo vazhdimisht u ka bërtitur fëmijëve, i ka ofenduar dhe i ka sulmuar fizikisht. me qëllim që të mbrohen nga ajo, në momentin kur iu është afruar, fëmijët janë mbrojtur duke e mbuluar kokën me duar. Nëna e fëmijëve në shtëpi ka vendosur kamera sigurie dhe gjatë kontrollimit të tyre e ka vërejtur…

Lexo më Shumë

Mirjana Llazarova – Trajkovska sot Këshilli Gjyqësor njëzëri e zgjodhi për gjykatëse në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk. Llazarova – Trajkovska ka qenë gjyqtare në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor gjithashtu e zgjodhën për gjykatës suprem edhe Safet Kadriin. Kadrii ishte gjykatës dhe zëdhënës në Gjykatën e Apelit. Gjykatës suprem gjithashtu u zgjodh edhe kryetari i Gjykatës së Apelit të Shtipit, Naqe Georgiev.

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se me Ligjin e ri për borxhet, 10 milionë euro borxhe të qytetarëve dhe të shlyhen. Nga LSDM thonë se ky ligj është zgjidhje e problemit me lëndët e vjetra gjyqësore dhe përmbaruese të cilat ishin transferuar tek përmbaruesit dhe noterët në vitin 2011, si dhe lëndët e dhëna për pagesë të borxheve para përmbaruesve përfundimisht me 31.12.2017. “Me këtë masë tërësisht shlyhen normat e interesit të borxheve dhe normat e interesit të shpenzimeve në procedurat që i kanë qytetarët ndaj ndërmarrjeve publike, të themeluara nga komunat dhe shteti.…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin “Reket” është anuluar për më 10 shkurt. Është sëmurë gjykatësi kryesorë i lëndës në fjalë. Njoftimin deri tek gjykata e ka dorëzuar vetë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska. “Pasi që sot në mëngjes kryetari i Këshillit për shkaqe shëndetësore nuk u paraqit në vendin e tij të punës, nga ana e gjykatës janë tërhequr urdhrat për sjelljen e të akuzuarve dhe janë njoftuar stacionet policore dhe Burgu i Shkupit që të mos sillen të akuzuarit për shkak se seanca nuk mund të mbahet”, tha gjykatësja Sofçe Gavrillova e cila është gjykatësja e dytë në këtë lëndë.

Lexo më Shumë

Përveç tre shtetasve që tashmë ndodhen në karantin në anijen e cila është mbajtur në Jokohama të Japonisë, edhe një shtetas tjetër i Maqedonisë së Veriut, ndodhet në karantin në Francë për shkak të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se akoma nuk ka informacione të detajuara se cila është situata e tyre shëndetësore dhe nëse janë apo jo edhe ata të infektuar. Filipçe nënvizoi se do të informohen nga autoritetet shëndetësore nga atje se kur ata shtetas do të jenë të gatshëm të kthehen në vend, njofton Shenja. Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë “Këto 3 për të cilët…

Lexo më Shumë

Tre persona janë lënduar në aksidentin e djeshëm në rrugën Tetovë-Shkup. Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:25, ndërsa në të janë përfshirë një makinë “Fiat” me targa të Strumicës e drejtuar nga Z.G (28) nga Shkupi dhe “Renault Kango” me targa të Tetovës e drejtuar nga M.B (61) nga fshati Ozormisht. Në aksident lëndime më të lehta ka marrë Z.B (57) nga fshati Ozormisht, bashkudhëtare në makinën “Renault”, kurse më rëndë janë lënduar shoferët T.Z dhe M.B. Hetime në vendin e aksidentit janë kryer nga ekipi i SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vise më të larta ka mbetje të dëborës, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”. Nga ndërmarrja apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë. Ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe kujdesen që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Shkup në një prononcim për shtyp për strategjinë e re të zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian tha se Komisioni vendosi këto rregulla të reja për ta bërë procesin më të besueshëm dhe më dinamik politikisht. Ai nënvizoi që ndërkohë që Komisioni po bën punën e tij, vendet kandidate duhet të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit dhe të zhvillojnë zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike. Për strategjinë e re të zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian ai tha se metodologjia e re për fillimin…

Lexo më Shumë

I pyetur nga TV 21, kryeministri Oliver Spasovski ka premtuar se nëse vërehet ndonjë lëshim nga ndonjë institucion në lidhje me rastin “Eko klub”, apo edhe raste të tjera të ngjashme, do të kërkojë përgjegjësi nga i njëjti. Ai ka apeluar që sa më shpejt të përfubdoj hetimi për këtë rast, me qëllim që opinioni të kuptoj se çfarë ka ndodhur realisht me këtë rast./ТV21/

Lexo më Shumë

Ministrja teknike për punë dhe politikë sociale, Rashella Mirzahi mbrëmë ka mbajtur konferencë në të cilën njfoti se ka hequr tabelën me emrin Republika e Maqedonisë së Veritut. Ajo ka rikthyer tabelën e vjetër në të cilën shkruhej. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Republika e Maqedonisë. Në konferencën Mirzahi foli edhe për problemet me fêmijët pa prind. VIDEO

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka përcjellë një mesazh ngushëllues për legjendën Pagarusha. “Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha. Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për…

Lexo më Shumë