Kryeministri Albin Kurti më parë ka paralajmëruar se do të kërkojë zbardhjen e rastit të 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai dy muaj më parë në takimin e tij me Zoran Zaev në Qeverinë në Shkup i ka bërë kërkesë atij për një hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanoves, informon INA. “Zotri Kurti ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës. Ia ka kërkuar Zaevit, nuk e di a është mirë që e them, por atë ditë që ishte në takim i kërkoi kryeministrit tonë”, ka treguar Muhamed Zekiri. Sipas tij, në këtë rast, kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, me të cilin biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe bashkëpunimin e mëtejmë ekonomik e kulturor. Shefi i diplomacisë kosovare, Konjufca falënderoi ambasadorin turk Sakar për përkrahjen e Turqisë në të gjitha segmentet ndërkombëtare dhe bilaterale me interes për Kosovën. Nga ana e tij, ambasadori Sakar ia përcolli ministrit Konjufca letrën miqësore të dërguar nga shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, me dëshirën e sinqertë të vazhdimit të bashkëpunimit Turqi – Kosovë. /Lajmi.net/
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova. Pas takimit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se orientimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe institucionet e tjera euro-atlantike. “Ka projekte të shumta të cilat BE ka shtyrë përpara, disa prej tyre fuqizimin e demokracisë parlamentare dhe mezi pres që ato t’i vazhdojmë, por edhe të rrisim në aspektin e kualitetit dhe kuantitetit, në mënyrë që roli mbikëqyrës I Kuvendit në punët e qeverisë të jenë më i mirë. Jo, në aspektin negativ për një demokracie të shëndoshë”, ka…
Gruaja më e moshuar në rajonin e Kumanovës, gjegjësisht në fshatin Hotël të Komunëes së Likovëes, ka ndërruar jetë në moshën 104 vjeçare, njofton agjencia e lajmeve INA. E ndjera Hazbije Bakiu, prej Hotlës dhe e martuar në Hotël, kishte lindur më 12.04.1915. Siç raporton agjencia e lajmeve INA, Nëna Hazbije jetoi mjaftueshëm për të parë nipërit dhe mbesat e tij. Ajo mbante mend ngjarje nga Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore dhe shumë ngjarje që ndodhën në rajonin e Ballkanit dhe më gjërë për vite me rradhë.
Ministri i Kulturës Hysni Ismaili dhe ambasadori në Delegacionin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, sot e hapën seminarin dy ditor të përkushtuar për mbështetjen e Bashkimit Evropian për bashkëpunim kulturor të Ballkanit Perëndimor e cila mbahet në lokalet e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup(European House). “Jemi të nderuar që këto dy ditë së bashku do të kemi mundësinë të ndajmë përvojat tona në kuadër të politikave aktuale të Bashkimit Evropian dhe proceseve evrointegruese në të cilat bashkëpunimi kulturor gjithnjë e më shumë konfirmohet si mekanizëm thelbësor për ndërtimin e një hapësire të përbashkët evropiane“, theksoi në fjalimin e…
Përfshirja e “taksës së gjelbër” për të stimuluar taksapaguesit për të zvogëluar aktivitetet që i kontribuojnë ndotjes është një nga pesë prioritetet kryesore të përcaktuara në “Strategjinë për reformë të sistemit tatimor 2020-2023“ që e shpalli Ministria e financave, përcjell GazetaExpress. Katër prioritet tjera kryesore në të cilat do të punohet në tre vitet e ardhshme janë drejtësi më e madhe në mënyrën tatimit, efikasitet dhe produktivitet më i madh i sistemit tatimor për arkëtim më të mirë të të ardhurave, rritjen e transparencës tatimore dhe cilësi më të mirë të shërbimeve. Në Strategji thuhet se qëllimi kryesor i “taksimit…
Situatë alarmante lidhur me mungesat e pasaportave. Pasaporta në gjuhën shqipe pothuajse nuk ka fare, ndërsa pasaporta në gjuhën maqedonase ka vetëm deri në 10 shkurt. Kështu deklaroi Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i cili nënvizoi se porosia e radhës është pas 15 marsit, gjë që sipas tij paraqet problem serioz dhe krijon një zbrazëtirë prej më shumë se një muaji. Çulev sqaroi se aktualisht janë në bisedime me kompaninë që është furnizuese e dokumenteve, ndërsa njofton se aktualisht numri i lëshimit të pasaportave është reduktuar. Naqe Çulev, Ministër teknik i punëve të brendshme “Situata me pasaportat…
Ministri i kulturës, Hysni Ismaili, sot aktorit të shquar Besfort Idrizi i’a dorëzoi vendimin e drejtorit të Institucionit të ri Nacional ,,Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj”. Ministri, Ismaili, e uroi Idrizin për postin e tij të ri dhe i uroi punë të suksesshme dhe shumë shfaqje që do ti kënaqë interesat e gjeneratave të reja. Ismaili theksoi se me emërtimin e Idrizit në funksionin udhëheqës në teatrin e ri fillon një etapë e re në punën e këtij institucioni.
Qyteti i Shkupit siguron se Drislla është nën kontroll, dhe në deponi nuk digjen mbeturina të pasigurta mjekësore. Pas publikimit të video materialit ku shihej qartë si transportohen mbeturina mjekësore të pasigurta, Qyteti i Shkupit sot i ftoi gazetarët të shohin se si Drisla tani po funksionon pasi i ka marrë Qyteti kompetencat. Kompania “Eko Klub” që i ka sjellë mbeturinat mjekësore në Drislla, vitin e kaluar këtu ka djegur mbi 4.5 ton mbeturina mjekësore. Megjithatë, nuk dihet nëse është sterilizuar dhe është dhënë për asgjësim. Edhe këtë muaj, mbeturinë tjetër mjekësore nga “Eko Klubi” ka ardhur në Drislla. Ministria…
Kryetari i Qeverisë i Republikës të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga përfaqësues tjerë të pushtetit ekzekutiv, sot mbajtën mbledhje me kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski dhe anëtarët tjerë të KSHZ-së, informojnë nga pres-shërbimi i Qeverisë, përcjell GazetaExpress. Në këtë mbledhje të kryeministrit dhe përfaqësuesve të Qeverisë me përfaqësuesit e KSHZ-së, ishte shprehur përcaktim i fuqishëm i përbashkët për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. “Treguam si shtet në ciklet e mëparshme zgjedhore se mund të organizojmë dhe zbatojmë zgjedhje korrekte. Ta vazhdojmë atë trend pozitiv dhe në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, në…
Çimentorja USJE, para së cilës sot një grup qytetarësh protestuan, duke shprehur revoltë për shkak të ndotjes, thekson se punon në pajtim me standardet më të larta dhe se paushale janë pohimet e organizatave qytetare. “Nuk ka një gjë të tillë. Fabrika ka filtra, ka leje të integruar. Nuk ka plumb dhe zink në pluhur, nga vijnë të dhënat tuaja. Ejani dhe sigurohuni që në çdo kohë që dëshironi, do të shihni që ‘Usje’ nuk është shkaku i ajrit të ndotur në Shkup”, thanë nga kompania. Ndërkaq, aktivistët e Lëvizjes për ajër të pastër e bllokuan hyrjen në USJE. Gjatë…
Komunikacioni hekurudhor edhe sot është i ndërprerë për shkak të grevës së makinistëve në ndërmarrjen Hekurudhat-Transport. Ata kërkojnë rritje prej 30 deri 40 për qind të kompensimit të rrogës, që sipas tyre, u takon në pajtim me Marrëveshjen kolektive për punë shtesë dhe punë me numër të pakësuar të personelit ekzekutiv. Për kryesinë e ndërmarrjes, ndërprerja e komunikacionit hekurudhor është e paligjshme. Në kumtesën që dje iu dërgua opinionit është cekur se në periudhën e kaluar janë mbajtur disa takime me sindikatën në të cilat është thënë se kërkesat e personelit makinist dhe atij ekzekutiv për rritje prej 30 deri…

