Kryetari i Qeverisë i Republikës të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga përfaqësues tjerë të pushtetit ekzekutiv, sot mbajtën mbledhje me kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski dhe anëtarët tjerë të KSHZ-së, informojnë nga pres-shërbimi i Qeverisë, përcjell GazetaExpress.
Në këtë mbledhje të kryeministrit dhe përfaqësuesve të Qeverisë me përfaqësuesit e KSHZ-së, ishte shprehur përcaktim i fuqishëm i përbashkët për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
“Treguam si shtet në ciklet e mëparshme zgjedhore se mund të organizojmë dhe zbatojmë zgjedhje korrekte. Ta vazhdojmë atë trend pozitiv dhe në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, në emër të së ardhmes demokratike dhe integruese të vendit tonë”, tha kryeminsitri Spasovski.
Në mbledhje, siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, është biseduar për aktivitetet që ndërmerren në pjesën e personave me evidentim adekuat me të drejtë vote, si dhe për nevojat materiale-teknike, kadrovike-hapësinore të potencuara nga KSHZ, me qëllim të realizimit të pandërprerë të zgjedhjeve.
Në atë drejtim janë sjellur disa konkluzione: së pari,. KSHZ të dorëzojë te Qeveria certifikatë për kushtet materiale-teknike të nevojshme për zgjedhjet, e dyta KSHZ të dorëzojë raportim për trajnimet e nevojshme të anëtarëve të Komisioneve zgjedhore dhe Bordeve zgjedhore, me qëllim të organizimit të tyre adekuat dhe është dakorduar takim i përbashkët i kryeministri Spasovski, të përfaqësuesve qeveritar dhe përfaqësuesve të KSHZ-së me përfaqësuesit e BNJVL-së, me qëllim të mundësimit të hapësirave të nevojshme dhe kushteve tjera, që qytetarët të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit.
Ky është takimi i parë në lidhje me temën e zgjedhjeve, të organizuar në nismë të kryeministrit Oliver Spasovski me faktorët kompetent për realizimin e procesit të ardhshëm zgjedhor.



