Ligji për Prokurorinë Publike megjithatë nevojitet që të miratohet para vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. Euroambasadori, Samuel Zhbogar, deklaroi sot para brifingut me gazetarët se, miratimi i ligjit për prokurorinë nuk është kusht, por mosmiratimi i tij nuk do të ishte sinjual i mirë për BE-në. Ai tha se është primare që qytetarët të besojnë në drejtësi dhe të besojnë se nuk ka pandëshkueshmëri por, përgjegjësi për gjithë krimin sese, siç tha Zhbogar, është e rëndësishme për disa vende anëtare të dëshmohet përkushtim në sundimin e së drejtës. Samuel Zhbogar, Euroambasador “Në…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit, TalatXhaferri mori pjesë në Konferencën e MOST-it në temën “Transparenca e Kuvendit – sfidat për përbërjen e re parlamentare”. ‘Më vjen mirë që sot mund të përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fillimin e kësaj Konference të organizuar nga Asociacioni civil MOST, me të cilin Kuvendi ka projekt të përbashkët të emëruar “Qytetarë të inkuadruar për Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent”, i cili ka filluar me zbatim në korrik të vitit 2016 dhe këtu, do të ndaj me ju një kujtim të rëndësishëm për mua,…
Gjykata e Apelit e refuzoi si të pabazë dëshirën e të dyshuarit në rastin “Perandoria”, Jordan Kamçev dhe e konfirmoi zgjidhjen e shkallës së parë me të cilën është refuzuar propozimi i të dyshuarit për zëvendësim të masës së kujdesit me garanci. “Gjykata e Apelit mori vendim me të cilën ankesa e të dyshuarit J.K. nga Shkupi, e deklaruar përmes avokatit të tij e refuzoi si të pabazë, ndërsa vendimin e shkallës së parë, me të cilën është refuzuar propozimi i të dyshuarit për zëvendësim të masës së kujdesit me garanci, e konfirmoi, kumtoi Apeli. Nga Gjykata e Apelit informojnë…
Presidenti, Stevo Pendarovski sot realizoi takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të udhëhequr nga kryetarja e komisionit, Biljana Ivanovska, përcjell GazetaExpress. Ata e informuan Pendarovskin për punën e tyre aktuale aktivitetet gjatë procesit të ardhshëm zgjedhor, si dhe për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve të interesit (2020-2024) që duhet të miratohet nga Parlamenti. Pendarovski vlerësoi se strategjia është bazë e mirë për tejkalimin e problemeve me përparësi që gjenerojnë rrezik të lartë të korrupsionit dhe shfaqi shpresë se zbatimi do të jetë transparent, gjegjësisht, opinioni do të jetë vazhdimisht i informuar për masat…
Në tabelën e skandaleve kampion absolut është qeveria aktuale e udhëhequr nga binomi LSDM – BDI. Skandalet nuk munguan as këtë javë. Duke i shkelur të gjitha rregullat etike, morale por edhe ligjore shpallet konkurs për punësim në spitalin e përgjithshëm në Strugë dhe kandidatët potencial fillimisht detyrohen që të paraqiten në zyrat e degës së BDI-së e më pas, testin e diturisë e mbajnë në lokalet e Komunës të Strugës e cila udhëhiqet po nga kjo parti. Për shkelje të tilla ligjore Aleanca për Shqiptarët publikisht pyet: -Drejtorinë e spitalit se si ka mundësi që institucioni në fjalë të…
Prokuroria Publike ka urdhëruar ekspertizën e celularëve të katër policëve edhe pse ata kanë qenë të ftuar në cilësinë e dëshmitarëve për rastin “Mitmarja” një ditë më parë në Prokurori. Sipas organit të akuzës, katër policët janë ftuar në Prokurori për shkak se në kohën kur ish kryetari i Strumicës, aktualisht lider i LSDM-së Zoran Zaev ka qenë nën masa të veçanta hetuese, ata kanë qenë përgjegjës për zbatimin e tyre. Prokuroria Publike “Policët ishin përgjegjës në kohën e zbatimit të masave në vitin 2014. Është marr dëshmia e tyre dhe i janë marr celularët. Është lëshuar urdhëresë për ekspertizën…
Prokuroria Themelore Publike- Shkup pas procedurës hetimore ka ngritur aktakuzë kundër personit të moshës 25 vjeç i cili ngarkohet për vepër penale- Prodhim të palejuar dhe lëshim në prodhim të drogave narkotike, substanca psikoptrope dhe prekursorë dhe përpunim të paautorizuar, mbajtje dhe trafikim të armës ose materiale spërkatëse, informojnë nga Prokuroria publike. “Në shtëpinë e të akuzuarit në rrugën ‘Gjorçe Petrov’ në Shkup janë gjetur dhe marrë 15 plumba me kalibër 22 LR si dhe një plumb me kalibër 7.65 mm. Në të njëjtën kohë është vërtetuar se në mënyrë të paautorizuar për shkak të shitjes ka marrë mbajtur 129.51…
Kjo iniciativë, e ngritur nga Franca në tetor të vitit të shkuar, përcakton propozimet e Komisionit për të forcuar procesin e pranimit në BE. Ai synon ta bëjë procesin e zgjerimit më të besueshëm, të parashikueshëm, dinamik dhe subjekt i një drejtimi më të fortë politik. Kjo do të riafirmojë procesin e pranimit dhe do ta bëjë atë më efektiv, duke rritur besueshmërinë dhe besimin nga të dy palët. Kushtet për t’u anëtarësuar në BE përcaktohen në Traktatin për Bashkimin Evropian dhe nga kriteret e Kopenhagës, të cilat janë shumë të qarta, dhe nuk ndryshojnë. Propozimet do të përmirësojnë procesin…
MEPSO do të investojë 35 milion euro në linjë të re largpërçuese 400 kilovat që do ta lidh sistemin elektropërçues mes Maqedonisë dhe Shqipëri, si dhe një stacion të ri transformator në afërsi të Ohrit. Në këtë mënyrë, korridori i energjisë Lindje-Perëndim do të vihet në veprim të plotë, që do të thotë tranzit i energjisë elektrike nga Bullgaria, përmes Maqedonisë dhe Shqipërisë, deri në Itali. “Lidhja rajonale e sistemeve të përçimit të energjisë është një interes afatgjatë, strategjik për çdo shtet. Marrëdhëniet me fqinjët nënkuptojnë stabilitet elektroenergjetik, themeli i çdo ekonomie të prosperuar- deklaroi Eva Shukleva, Drejtore e Përgjithshme…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi deklaroi se shërbimet e MASH-it do të kontrollojnë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse e di për përleshjet e organizuara të të miturve- nxënës në sheshet e hapura të lojërave në qendër të Shkupit. Incizime nga rrahjet midis fëmijëve, të cilët janë të rrethuar me tifozë – moshatarë të tyre, por edhe të rritur, janë publikuar edhe në rrjetet sociale. “Duhet të kontrollojmë çfarë është dhe si është, sepse si ministër jam në takime dhe në ngjarje. ne kemi qasje të koordinuar me të gjitha institucionet, për…
Mbrëmë në zyrën e AlternAtivA-s në Tetovë u themelua Forumi i Gruas – dega Tetovë. Aty në mënyrë unanime para kuvendareve të degës së Tetovës, për kryetare të degës, u zgjodh znj. Mediha Demiri, e diplomuar në drejtimin Administratë Publike në Universitetin e Evropës Juglindore – UEJL.
Sikur të mos kishte dallime në veprim, do të eliminoheshin të gjitha dyshiemt që ekzistojnë në opinion për partizimin e gjyqësisë, thotë nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski në “Brifingun e mëngjesit” të “Sllobodna TV”. Lidhur me komunikimin e saj përmes sms porosive me Bojan Jovanovskin, të paraqitur në gjykimin për rastin “Reket”, Remenski thotë se ato kanë qenë të mira për tituj në mediume, edhe pse në mënyrë përmbajtësore nuk u përgjigjen kontekstit në të cilin janë thënë gjërat. “Nuk më kujtohet mirë renditja e atij komunikimi, megjithatë mund të them se është komunikim në kontekst të atij interesi medial…

