Ligji për Prokurorinë Publike megjithatë nevojitet që të miratohet para vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE. Euroambasadori, Samuel Zhbogar, deklaroi sot para brifingut me gazetarët se, miratimi i ligjit për prokurorinë nuk është kusht, por mosmiratimi i tij nuk do të ishte sinjual i mirë për BE-në. Ai tha se është primare që qytetarët të besojnë në drejtësi dhe të besojnë se nuk ka pandëshkueshmëri por, përgjegjësi për gjithë krimin sese, siç tha Zhbogar, është e rëndësishme për disa vende anëtare të dëshmohet përkushtim në sundimin e së drejtës.
Samuel Zhbogar, Euroambasador
“Në fund, gjithashtu sepse duam të shohim demonstrim të ndryshimit të mendimit që është minimumi që duhet të bëjmë dhe t’i fillojmë negociatat dhe si mund t’i shfrytëzojmë negociatat deri në maksimum ta ndryshojmë vendin që të rinjtë të mos largohen. Propozim ligji për Prokurorinë Publike është i mirë dhe shpresoj se do të mbështetet nga të gjitha partitë politike për shkak të rëndësisë së tij për procesin eurointegrues. Nëse ligji nuk miratohet para sjelljes së vendimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo nuk do të jetë mesazh i mirë për disa vende anëtare të BE-së. Do të jetë zhgënjyese nëse vendi i cili ishte yll viteve të fundit dhe e mbante në jetë zgjerimin, të ketë regres tani kur BE angazhohet më shumë”.
Duke folur për metodologjinë e re të propozuar nga Komisioni Evropian, euroambasadori tha se Komisioni vendosi këto rregulla të reja për ta bërë procesin më të besueshëm dhe më dinamik politikisht. Zhbogar porositi vendet kandidate të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit dhe të zhvillojnë zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike.
Samuel Zhbogar, Euroambasador
“Metodologjia e re për fillimin e negociatave është një fitore që vlen si për vendet kandidate ashtu edhe për vet Bashkimin Evropian. Procesi i zgjerimit përfaqëson një investim strategjik për Bashkimin dhe kontribuon në stabilitetin dhe unitetin e tij, ndërsa për rajonin është një riafirmim që vetëm anëtarësimi i plotë është qëllimi i procesit të pranimit.Qëllimi i dokumentit është të shpejtojë procesin e pranimit që kohët e fundit ka humbur disa energji, nga të dy palët. Qëllimi është gjithashtu të rivendoset besimi midis vendeve anëtare dhe kandidatëve, i cili gjithashtu është ndërprerë në vitet e fundit “.
Metodologjia e re e procesit të zgjerimit e publikuar më 5 shkurt nga ana e eurokomesarit për zgjerim, duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ndërkohë, Komisioni Evropian gjatë muajit shkurt duhet të publikoj edhe raporte të progresit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.



